Për të pestin vit me radhë, Shoqata Humanitare "Bereqeti", e cila funksionon në kuadër të KBI të Gjakovës, vazhdoi bashkëpunimin me Komunën e Gjakovës, në kuadër të ndihmës për familjet në nevojë.
Koordinatori i "Bereqetit", Abdurrahman Bejtullahu dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e shtëpive të reja dhe renovimin atyre ekzistuese, për familje me kushte të vështira ekonomike dhe strehimi.
Për këtë vit, Komuna e mori përsipër ndarjen e 40.000 € për realizimin e këtyre projekteve.
Koordinatori Bejtullahu falënderoi Komunën për bashkëpunimin e palodhshëm dhe gatishmërinë e treguar, duke theksuar se përpjekjet e përbashkëta po sjellin një ndryshim të prekshëm në jetën e familjeve në nevojë.
