Sot, në ambientet e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Visar ef. Koshi priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunc Angili.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe trashëgimor, me theks të veçantë në mundësinë e restaurimit dhe konservimit të varrezave të vjetra dhe epitafeve në oborrin e xhamisë historike të Sylejman Hadum Agës në Gjakovë, të cilat paraqesin vlera të rëndësishme historike.
Gjatë takimit gjithashtu u diskutua edhe për funksionalitetin dhe zhvillimin e mëtejmë të Muzeut Islamik dhe librarisë në kuadër të këtij kompleksi.
Qëllimi i këtyre iniciativave është ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë islame, edukimi i brezave të rinj, si dhe ofrimi i një hapësire kulturore dhe edukative për vizitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.
