Më 24 janar të viti 2005 u përurua zyra e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ky moment shënoi një hap të rëndësishëm institucional drejt përfshirjes së gruas në jetën fetare, edukative dhe shoqërore të vendit.
Gjatë ceremonisë së hapjes u theksua qartë se islami ofron gruas barazi të plotë në shoqëri në të gjitha segmentet e jetës, duke e vendosur atë si pjesë aktive dhe të përgjegjshme në ndërtimin e komunitetit.
Në të kohë Bashkësia Islame e Kosovës kishte mungesë të kuadrit të gruas. Hapja e Medresesë për vajza në vitin 1997 krijoi bazën e parë të këtij kuadri, i cili më pas u kthye në shërbim të institucioneve të bashkësisë islame.
Vendimi për themelimin e departamentis të gruas shënoi një nga zhvillimet më të rëndësishme institucionale të asaj kohe.