Doktoresha filipinase shet 6,000 sapunë në TikTok për të dërguar nënën në Haxh

 


Specialistja e mjekësisë familjare nga Tawi-Tawi, Dr. Fatima Al-Zahra Ditti (Doc Kulot), kaloi gjashtë muaj duke shitur sapun në TikTok Live, ga katër orë çdo natë pas pune, për të mbledhur 350,000 peso për udhëtimin e nënës së saj në Haxh 2026.
Ajo i kishte bërë një premtim nënës së saj se do ta dërgonte në Haxh. Por, ajo ende nuk e dinte se si.
Kostoja e pelegrinazhit arrinet në 350,000 pesos - një shumë që dukej e paarritshme për një mjeke që ende po paguante kreditë dhe kujdesej për gjithë familjen e saj me një pagë të vetme.
Gjatë një transmetimi në TikTok, ajo ndau historinë e saj mes lotësh. Një ndjekës i sugjeroi të provonte shitjet live në platformë. Që nga ai moment, gjithçka ndryshoi.
Komuniteti i saj online e mbështeti fort. Shumë njerëz u frymëzuan nga historia e saj si mjeke e gjeneratës së parë dhe si vajza më e madhe që mbante familjen pas vdekjes së të atit në vitin 2017.
Pas muajsh të tërë përkushtimi, Ditti arriti të shiste më shumë se 6,000 sapunë dhe të merrte 57 peso (0.93 dollarë) për secilin, të mjaftueshme për të mbuluar koston prej 350,000 peso të pelegrinazhit të shenjtë për nënën e saj.
Nëna e saj 61-vjeçare, Mimbung, u nis për në Arabinë Saudite për Haxh më 4 maj, duke iu bashkuar qindra mijëra myslimanëve për pelegrinazhin që është një nga pesë shtyllat e Islamit.


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë bën thirrje për ndihmë në ndërtimin e xhamisë