Haxhi është prej pesë kushteve të Islamit dhe mund të thuhet se është dhuratë e veçantë që Allahu ua mundëson disa prej robërve të Tij. Atë që e fiton myslimani përmes haxhit, nuk e fiton me asnjë adhurim tjetër. Haxhi është i vetmi adhurim, pas kryerjes të së cilit, myslimani pastrohet nga mëkatet sikur atë ditë që e ka lindur.
Haxhillëku apo pelegrinazhi ekziston në shumicën e dispozitave të feve të mëdha, posaçërisht në krishterizëm, islam dhe hinduizëm gjejmë pelegrinazhin e vendeve të shenjta. Ithtarët e besimeve përkatëse besojnë se në ato vende ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme për fenë e tyre dhe shoqërinë: Aty lindi ose vdiq themeluesi i atij besimi, ose ka ndodhur një ngjarje mbinatyrore, ose në një vend është ngritur një faltore e kështu të ngjashme.
Fjala Haxh, në kuptimin etimologjik do të thotë: "Orientimi i njeriut për vizitë vendeve të shenj ta". Në të gjitha besimet e përmendura ekziston nga një qendër universale për haxhillëkun; Vendet më të njohura të pelegrinazhit - Haxhillëkut janë: - Për hebrenjtë dhe të krishterët është Jerusalemi. - Për krishterët romakë është Roma. - Për hindusët është lumi Gang. - Budistët në Shiri Lankë , dhe - Për myslimanët është Qabja në Mekë.


Motivi dhe koha e Haxhillëkut


Motivet e Haxhillëkut janë të llojllojshme, por sido që të jetë, të shkosh pikërisht në atë vend dhe në kohën e caktuar, do të thotë të identifikohesh me kuptimin shpirtëror, i cili me shekuj shndrit në atë vend dhe nga simbolet e tij.
- Në Krishterizmin romak, vizita e vendeve të shenjta bëhet për shkak të të shëruarit (i ashtuquajtur ekzorcizëm). Të sëmurët besojnë se vizita e këtyre vendeve në të cilën ka ndodhur ndonjë mrekulli edhe atyre do t'i ndihmojë dhe do të shërohen në mënyrë të çuditshme.
- Te hebrenjtë, vizita e vendeve të shenjta bëhet në kohën e Pashkës - që të përfitohet Zoti që e nxori këtë popull nga robëria dhe sipas tyre që e zgjodhi ndër popujt më të mirë të njerëzimit.
- Te krishterët tjerë, vizitohet Betlehemi, qytet afër Jerusalemit, dhe kjo në ditën e kërshëndellave, që është vendlindja e Pejgamberit Isa a.s. dhe ata për këtë arsye e konsiderojnë këtë vend si të shenjtë.
- Kurse te myslimanët motivet e Haxhit janë të shumta. Definicioni i Haxhit sipas terminologjisë islame është: "Udhëtimi i besimtarit në Qabe, për të kryer: adhurime të caktuara në kohëra të caktuara dhe në vende të caktuara". Përmes këtij definicioni, largohet çdo kuptim apo etiketim që mund t'i komentohet haxhillëkut.
Motivet e Haxhit sipas Islamit janë se besimtari këtu kryen një urdhër të Zotit të tij, pavarësisht a ka dobi prej kësaj apo jo. Pastrimi i besimtarit nga të gjitha mëkatet e tij me anë të qëndrimit dhe pendimit që e bën në ditën e Arafatit. Përfitimi i shpërblimeve të shumta (sevapeve) me anë të adhurimeve gjatë veprimeve të Haxhit. Shënon kthesë të madhe për të mirë në jetën e myslimanit pas haxhit.


Veprimet dhe simbolika


Punët kryesore të Haxhit islam dhe simbolikat e tyre janë:
1- Nijeti (vendosja), dhe ai është: Nijeti publik që besimtari e vendos për shkuarjen në Haxh nga vendi i tij dhe nijeti për të hyrë zyrtarisht në veprimet e haxhit nga Mikati - (jashtë Medinës, vendi i caktuar për nijet para se të hyhet në Mekë). Mikati është mjaft larg Mekës dhe kjo bëhet që myslimani që nga ajo distance të lidhet me Zotin dhe të ndalojë edhe veprimet më të vogla negative.
2- Veshja e Ihramit - petkut të bardhë. Kjo bëhet pasi që haxhiu pastrohet, pastaj e vesh atë, i fal dy rekate namaz dhe e bën nijetin. Kjo veshje kështu simbolizon zhveshjen e njeriut nga çdo gjë e kësaj bote, barazinë mes njerëzve, sepse të gjithë vishen njëjtë, me ngjyrën e bardhë pastërtinë, dhe gjithashtu simbolizon vdekjen kur njeriu zhvishet nga të gjitha veshjet e kësaj bote dhe ka me vete vetëm qefinin.
3- Tavafi - ecja apo vrapimi rreth Qabesë shtatë herë. Kjo bëhet më së paku tri herë nga shtatë rrotullime rreth Qabesë: Tavafi i Umres, tav afi i haxhit dhe tavafi lamtumirës, kurse jashtë këtyre haxhiu mund të bëjë tavafe nafile sa të ketë mundë si. Qëllimi i tavafit është: ngjashmëria me melekët të cilët bë jnë Tavaf në Qabenë tjetër (el bejtelmaëmur) që gjendet në qiellin e shtatë. Haxhiu aq sevap fiton gjatë tavafit sa melekët nuk mund të ar rijnë ta shkruajnë gjithë atë sevap, por shkruhet direkt te Zoti. Haxhiu në tavaf vrapon duke e pasur Qabenë në anën e majtë dhe kjo bëhet që zemra e myslimanit gjatë këtij adhurimi të madh të jetë nga ana e Qabesë dhe të përfitojë energjinë e saj.
4- Vrapimi në Safa dhe Merva - vend afër Qabesë - Këtu përkujtohet vrapimi i gruas së Pejgamberit Ibrahimit a.s. me të birin e saj Ismailin a.s. për të gjetur ujë për foshnjën e saj, ku pastaj Zoti e shpërbleu për durimin e saj me ujin e zemzemit. Haxherja vrapon te pa pasur ndonjë shpresë për shpëtim, përveçse ishte e mbështe tur te Zoti dhe që të bëjë arsye që t'i vijnë ndihma dhe shpëtimi. Gjithashtu edhe haxhiu kur e bën Sa'jin, i mbështetet Zotit dhe vepron veprimin e Haxheres që t'i vi jnë shpëtimi dhe ndihma e madhe prej Zotit.
5- Qëndrimi në Kodrën e Ara fatit - Simbolika e këtij qëndrimi është se këtu është vendi ekskluziv për pastrimin e haxhiut nga të gjitha mëkatet, pastaj për pranimin e pendimeve dhe lutjeve, nëse besimtari aty bën pendim - tewbe - dhe më parë ka kërkuar falje nga njerëzit për gabimet ndaj tyre, pranimi i pendimit është i sigurt dhe i falen të gjitha mëkatet. Mëkati i parë që mund ta bëjë besimtari pas këtij pendimi është nëse dyshon në pranimin e pendimit të tij. Veçoria e Arafatit është se llogaritet prej shtyllave kryesore të Haxhit sa, nëse haxhiu nuk qëndron në Arafat, nuk i pranohet haxhi i tij. Nëse shtrohet pyetja se cilat janë veprimet kryesore të qëndrimit në Arafat, përgjigjja është se: Nuk ka asnjë veprim obligativ. Po pse pra llogaritet nga shtyllat e haxhit? Sepse po të kishte veprime të obliguara, ndoshta shumë njerëz nuk do të dinin t'i bënin dhe do të dështonin. E për këtë Allahu e ka bërë vetëm qëndrim të lirë me adhurime vullnetare që ta shfrytëzojnë të gjithë haxhilerët.. Pra, haxhiu vetëm që shkel dhe qëndron për një kohë në Arafat, Allahu ia fal të gjitha gjynahet. Dijetarët kanë thënë: Toka e Arafatit është tokë e veçantë, e cila i shkrin mëkatet e njerëzve, sepse nëse gjithë ata njerëz do të pendoheshin përnjëherë në ndonjë tokë tjetër, ajo tokë do të shafitej nga pesha e mëkateve. Gjithashtu simbolizon ditën e kiametit kur të gjithë njerëzit aty kanë një qëllim, një veshje dhe janë të barabartë.
6- Gjuajtja e shejtanit me gurë - Ky veprim simbolizon Ibrahimin a.s. kur ishte urdhëruar që ta bëjë kurban djalin e tij Ismailin a.s., kurse shejtani i kishte dalë përpara tri herë që ta pengonte këtë e këta e kishin gjuajtur me gurë në shenjë kundërshtimi dhe armiqësie. Me anë të këtij veprimi njeriu i shpall luftë dhe armiqësi të përhershme djallit dhe se nuk do t'i përgjigjet atij asnjëherë, nëse shejtani tenton ta mashtrojë.
7- Prerja e Kurbanit - Pas të gjitha veprimeve me sukses, njeriu meriton të manifestojë dhe atë duke përgatitur ushqim për vete dhe duke i ushqyer të varfrit, këtë e bën në shenjë falënderimi Zotit për mundësinë që i dha atij për këto të mira. Gjithashtu të sakrifikojë një kafshë vetëm për hir të Zotit. Haxhi ka edhe disa veprime të tjera që kryhen, por janë më pak obligative. Prej veprimeve që i bën haxhiu gjatë haxhit, është vizita në Medinë, xhaminë dha varrin e Pejgamberit, Muhamedit a.s. Kjo vizitë nuk është pjesë e haxhit, por është një veprim për të cilin Muhamedi a.s. ka thënë: "Kush më viziton pas vdekjes sime, është sikur të më ketë vizituar gjatë jetës sime". Nga kjo kuptohet se haxhiu me këtë mund ta marrë gradën e sahabëve.
Gjatë haxhit kryhet edhe Umreja, e cila kryhet gjatë kohës së haxhit, por edhe jashtë kohës së haxhit. Umreja nënkupton vizitë përshëndetëse Qabesë me disa ve prime që u përngjajnë veprimeve të haxhit. Veprimet e Umres janë: Veshja e Ihramit, Tavafi, vrapimi mes Safasë dhe Mervas dhe prerja e flokëve. Verimet e Umresë kryhen brenda një dite.



Dituria Islame 343


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë bën thirrje për ndihmë në ndërtimin e xhamisë