Këshilli Mysliman i Britanisë mbështet rritjen e moshës minimale për rrjetet sociale në 16 vjeç

 


Këshilli Mysliman i Britanisë (MCB) ka përshëndetur propozimin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për ta rritur në 16 vjeç moshën minimale për përdorimin e rrjeteve sociale, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve.
Sipas MCB-së, propozimi gëzon mbështetje të gjerë publike, me mbi 90 për qind të prindërve të përfshirë në konsultimet përkatëse që janë shprehur në favor të masës. Organizata vlerëson se kufizimi i qasjes së fëmijëve më të vegjël në platformat sociale mund të ndihmojë në reduktimin e ndikimeve negative që lidhen me përdorimin e tepruar të teknologjisë dhe rrjeteve sociale.
Megjithatë, MCB thekson se rritja e moshës minimale nuk përbën një zgjidhje të plotë për sfidat që paraqet mjedisi digjital. Sipas organizatës, nevojiten masa shtesë për të rritur përgjegjësinë e kompanive teknologjike dhe për të forcuar edukimin digjital të të rinjve dhe familjeve.
Në reagimin e saj, organizata e konsideron këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më të sigurt online për fëmijët dhe adoleshentët. Po ashtu, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve dhe komuniteteve që të mbështesin zbatimin e politikave që synojnë mbrojtjen e të rinjve nga rreziqet e hapësirës digjitale.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët