Komentimi i kaptinës “Et-Tur” (1)

 


Kaptina "Et-Tur" është kaptinë mekase, sipas mendimit unanim të dijetarëve. Transmetojnë Ibën Durejsi, Nehasi, Ibën Merduvije dhe Bejhekiu nga Ibën Abasi, të ketë thënë: "Ka zbritur kapti na "Et-Tur" në Mekë". Ibën Merduvije, transmeton të njëjtin mendim edhe nga Ibën Zubejri.(1) Kjo sure ka gjithsej 49 ajete, 312 fjalë e 1500 shkronja.(2) Ka zbritur pas sures "Nuh" dhe para sures "El Muminun". Në radhitjen e Mus'hafit mban numrin 52, kurse në radhitjen e zbritjes është e 75-ta.(3)


Emërtimi i kësaj kaptine


Kjo kaptinë është emërtuar "Et-Tur", sipas ajetit të parë të saj:"Pasha Turin.", që nënkupton kodrën e shenjtë "Turi Sina" në Egjipt, vendin ku Allahu për herë të parë i foli Musait a.s. Sipas Ferrait, emërtimi "Tur" nënkupton një prej kodrave të Medjenit, ku Allahu xh.sh. i foli për herë të parë Musait a.s.(4)
Me këtë emërtim është radhitur nëpër Mus'hafe, nëpër librat e Tefsirit dhe ato të Hadithit.(5)
Mund ta vërejmë se nëpër disa tefsire nganjëherë i shtohet fjala "suretu": "Suretu-t-Tur" e në disa "vavi" : "Ve-t-Turi", por e tërë kjo nuk del nga kornizat e emër timit "Et-Tur" ashtu siç e quajnë dijetarët myslimanë sot e kësaj dite. Kjo sure, në mesin e komentuesve të Kuranit, nuk njihet edhe me ndonjë emërtim tjetër, përveç këtij "Et-Tur".(6)


Vlera e kësaj kaptine


- Surja "Et-Tur" bën pjesë në grupin e sureve "El-Mufassal". Në lidhje me këtë, transmetohet nga Vathilete ibnul Eska'ë el Lejthi, të ketë thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: "Më është dhënë në vend të Tevratit, shtatëshja, (suret nga El-Bekare e deri te El-Enfal ose Et-Tevbe); më janë dhënë në vend të Zebu rit, "El-Miejn" - njëqindëshet, (suret që kanë mbi 100 ajete); më janë dhënë në vend të Inxhilit "El-Methani" - (suret që kanë më pak se 100 ajete), ndërsa jam nderuar (ndaj të Dërguarve të tjerë) me suret "El-Mufassal" (nga sureja Kaf, e është thënë nga El-Huxhurat, deri te En-Nas)."(7)
- Transmetohet nga Xhubejr bin Mutim të ketë thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. të lexon te suren "Et-Tur" në namazin e akshamit.(8)
Atëbotë Xhubejri ende kishte qenë jobesimtar, dhe kishte shkuar nga Meka në Medinë për të liruar njërin prej robërve të Bedrit, me kompensim, dhe thotë se kur e dëgjova të Dërguarin e Allahut duke e kënduar këtë sure në namazin e akshamit, zemra sa nuk më doli nga vendi, nga dridhja dhe emocionet.(9)
- Transmetohet nga Ummi Seleme r.a. të ketë thënë: "Më ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: Bëje tavafin pas (prapa) njerëzve, duke qenë hipur (në një kafshë bartëse). Unë e kreva tavafin, ndërkohë që i Dërguari i Allahut falej në një kënd të shtëpisë së shenjtë (Qabesë) duke lexuar "Ve-t-Turi ve kitabinmestur".(10)
- Transmetohet nga Alkame dhe El Esvediu të kenë thënë: "Erdhi një njeri tek Abdullah ibën Mesudi dhe i tha: Unë i lexoj të gjitha suret "El-Mufassal", në një rekat, e Ibën Mesudi i tha: "A mos po mendon se ky Kuran është si poezi, që të ngutesh në leximin e tij, e të ndalesh ku të duash, dhe a mendon se këto vargje kuranore u ngjajnë vargjeve të hurmave të prishura?" Dije se Pejgamberi a.s. në një rekat lexon te vetëm nga dy sure prej sureve "El-Mufassal", si: "En-Nexhm"dhe"Er-Rrahman" në një rekat, "Iktereb eti-s-sa'atu" dhe "El-Haakka" në një rekat, "Et-Tur" dhe"Edh-Dharijat" në një rekat, "Idhavekeatil vakia" dhe "Nun" në një rekat, "Se'elesailun" dhe "En-Nazi at" në një rekat, "Vejlunlilmutaffifin" dhe "Abese" në një rekat, "El-Muddethir" dhe "El-Muzzemmil" në një rekat, "Hel eta alelinsani" dhe "La uksimubijevmilki jame" në një rekat, "Ammejetesaelune" dhe "El-Murse lat" në një rekat, dhe "Ed-Duhan" dhe "Idhe-sh-shem sukuvviret" në një rekat."(11)


Shkaku i zbritjes së ajetit të 30-të


Në lidhje me zbritjen e këtij ajeti, është transmetuar nga Ibën Xheriri, e ky nëpërmjet rrugëve të transmetimit nga Ibën Abasi të ketë thënë: Kur kurejshët u tubuan në "Darun-n-Nedve" lidhur me çështjen e të Dërguarit të Allahut, dikush prej tyre tha: "Le ta burgosim e ta lidhim me pranga, e të presim derisa ta zh dukë koha (të vdesë), ashtu siç u shkatërruan (vdiqën) para tij poetët: Zuhejri dhe Nabiga, pa dyshim, ky (d.m.th. Muhamedi a.s), është njësoj sikurse ata të dy, prandaj Allahu xh.sh. e zbriti ajetin 30 të kësaj sureje: "Vërtet thonë ata: "A është vjershëtar, të presim deri sa ta zhdukë vdekja?!"(12)


Lidhshmëria e fillimit të kaptinës me fundin e saj


Nga ajetet 7-8 të kësaj sureje: "Me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd do të ndodhë, dhe askush nuk mund ta pengojë atë", kuptojmë se kërcënimi dhe ndëshkimi i Allahut ndaj jobesimtarëve gjithsesi do të ndodhë, dhe ky do të jetë fundi i të gjithë atyre që përgënjeshtruan Ditën e Gjykimit, ringjalljen dhe pejgamberin-misionin e Muhamedit a.s., kurse tash kah fundi i sures, në ajetin 45: "Prandaj, lëri ata të vazhdojnë kështu, derisa të takohen me ditën, në të cilën, do të zalisen (nga frika)" , urdhërohet Muhamedi a.s., që t'i linte ata (idhujtarët) në humbëtirën e tyre dhe të mos pikëllohej asnjëherë për ta. Kërcënimi ndaj tyre do të bëhet realitet si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër, pas ringjalljes së tyre.


Lidhshmëria e kësaj kaptine me atë paraprake "Edh-Dharijat"


Lidhshmëria e kësaj kaptine me atë paraprake "Edh-Dharijat", është e dukshme, në shumë segmente: - Të dyja suret janë sure mekase dhe ndërmjet vete përputhen në trajtimin e çështjeve esenciale të besim it, në radhë të parë të Njëshmërisë absolute të Alla hut xh.sh., pastaj vërtetimin e ringjalljes, gjendjen e njerëzve në Ahiret, besimin në shpalljen profetike të Muhamedit a.s. dhe demantimin e shpifjeve dhe bindjeve të mbrapshta të idhujtarëve.
- Lidhshmëria dhe ngjashmëritë në mes dy sureve vërehen qysh në ajetet e para të tyre. Përderisa në fillim të sures "Edh-Dharijat", në ajetet e para, Allahu xh.sh. betohet në erërat, retë, anijet dhe engjëjt, tash në ajetet e para të sures "Et-Tur", betohet në kodrën e Turi Sinait, në librin, në shtëpinë e shenjtë që gjendet në qiell (Be jtul Ma'mur), e cila vizitohet e bëhet tavaf nga engjëjt, në qiellin dhe në detin e mbushur.
- Në pjesën e parë të sures "Edh-Dharijat", ajeti i 15-të, bën fjalë për shpërblimin e të devotshmëve në Xhenet: "Pa dyshim, ata që i frikësohen Allahut do të jenë në kopshte dhe burime". Një përshkrim të tillë e kemi edhe në pjesën e parë të sures "Et-Tur", ajeti i 17-të: "Vërtet, besimtarët e devotshëm do të gjenden në kopshtet e Xhenetit dhe në lumturi".
- Ndërkohë, në pjesën e fundi të të dyja sureve, kemi përshkrimin e gjendjes së jobesimtarëve. Në suren "Edh-Dharijat", ajeti i fundit, ai i 60-të, është një lloj kërcënimi për ta ku thuhet: "Mjerë për mohuesit (jobesimtarët) prej Ditës që u është premtuar!", ndërsa në ajetin e 42-të, të sures "Et-Tur", kemi këtë përshkrim të tyre: "Ata që nuk besuan, do të bien vetë në kurthe!"
- Në suren parapake "Edh-Dharijat", në ajeti e 54-të, i Dërguari i Allahut porositet që të shmanget e largohet nga mohuesit: "Prandaj shmangu prej atyre; ti nuk do të qortohesh për këtë!", ndërsa tash në këtë sure "Et-Tur" porositet: "Prandaj, lëri ata të vazhdojnë kështu, derisa të takohen me Ditën, në të cilën, do të zalisen (nga frika)".
- Kurse sa i përket sjelljes me besimtarët, i Dërguari i Allahut, në suren "Edh-Dharijat", ajeti i 55-të, porositet më këto fjalë: "Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve." Kurse në suren "Et-Tur", ajeti 29, me këto fjalë: "Pra, ti rikujto (o Muhamed), sepse ti, me dhuntinë e Zotit tënd, nuk je as fallxhi, as i çmendur!".


Përmbajtje e shkurtër e kësaj kaptine


- Kjo sure e bekuar kuranore fillon me pesë betime të ndryshme, që përfshijnë argumente qiellore dhe tokësore. Meqë surja paraprake përfundoi me njoftimin se Dita e Premtuar - Dita e Gjykimit do të ndodhë gjithsesi, tash në këtë sure është betuar në malin Turi Sina, në librin e shkruar në rreshta, në Bejtul Ma'mu rin, në qiellin dhe në detin e mbushur plot, se dënimi i Allahut për të paudhët dhe kriminelët, do të vjen, pa dyshim. Shenjat e kësaj dite janë çarja e qiellit dhe shkulja e kodrave, e ajo ditë do të jetë mjerim e dëshpërim për ata që e mohuan atë. (Shih ajetet, 1-12).
- Pas kësaj, Allahu xh.sh. flet për ndëshkimin me zjarr të mohuesve të ringjalljes, dhe poshtërimin që ata do ta përjetojnë për shkak të kufrit të tyre. (Shih ajetet: 13-16)
- Në vazhdim, ajetet: (17-28), flasin për shpërblimin e të devotshmëve nëpër kopshtet e Xhenetit, kënaqësitë e vazhdueshme dhe lumturinë e papërshkrueshme të cilën do ta përjetojnë aty. Atyre do t'u shërbejnë shërbëtorët e Xhenetit që u ngjajnë margaritarëve të pastër. Xhenetlinjtë do të shijojnë këto nimete, për hir të besim it të tyre, dhe vazhdimisht do ta falënderojnë Allahun e Gjithëmëshirshëm dhe Bujar, që e mbajti premtimin e Vet dhe shpërbleu me Xhenet.
- Ajetet (29-49), pra deri në fund të sures, flasin për atë se i Dërguari i Allahut është porositur që t'i këshillonte njerëzit me këshilla të urta, ta përcillte revelatën te njerëzit, t'ua tërhiqte vërejtjen jobesimtarëve, duke u larguar nga ligësitë dhe injoranca e idhujtarëve, të cilit shpifnin kundër tij se ishte poet, fallxhi, magjistar e madje edhe i çmendur.
Por, Allahu i Madhërishëm i demantoi të gjitha këto shpifje të këtyre injorantëve, duke vërtetuar me argumente të qarta, dëlirësinë dhe pastërtinë e kësaj Shpalljeje. Pastaj i Gjithëpushtetshmi sjell argumente të panumërta për të vërtetuar Njëshmërinë e Tij, dhe për të treguar se sa naive dhe të çoroditura janë mendimet e idhujtarëve, kur engjëjt i konsiderojnë "bija të Zotit".
Surja "Et-Tur" përfundon me urdhëresën apo këshillën drejtuar të Dërguarit a.s., që t'i linte idhujtarët në kufrin dhe humbëtirën e tyre, derisa të shkatërroheshin, duke qenë vetë i pajisur me durim, në përhap jen e thirrjes së tij, duke e madhëruar, lartësuar e falënderuar Allahun fuqiplotë, me lutje, dua e namaz, sepse Ai i kishte dhënë garanci se do ta ruante e mbronte nga duart e armiqve. (vijon)


____________________________
(1) Imam Shevkaniu, Fet'hul Kadir,vëll. V, fq. 124.
(2) Mexhdud din Muhamed bin Ja'kubel-Fejruzabadi, Besairu Dhevi-t-Temjizifi Letaifi-l Kitabi-l Azizi, Kajro 1996, vëll. I, f. 441.
(3) Ibën Ashur, Et-Tahriru ve-t-Tenviru, vëll. XXVII, f. 35.
(4) El-Ferrai, Meani-l Ku ran, Bejrut 1983, vëll. III, f. 91.
(5) Dr. Muhamed bin Abdurrahman esh-Shaji'ë, Esmausuveri-l Kuranil Kerim, Rijad, 2011, f. 148.
(6) Dr. Munire ed-Devserijj, Esmausuveri-l Kuran ve fedailuha, Rijad, 1426 h., f. 406.
(7) Transmeton Imam Ahmedi (4/107); Bejhekiu në Shua bil Iman (2/465).
(8) Transmeton Buhariu (3050) dhe Muslimi (463). Shih Kitabul Xhami'u f. 215.
(9) Transmeton Buhariu "Libri mbi namazin", Kreu: "Të falurit me zë në namazin e akshamit", hadithi nr. (765), vëll. I, fq. 230; Muslimi , "Libri mbi namazin", Kreu: "Lexi mi i Kuranit në namazin e sabahut", hadithi nr. (463), vëll. I, fq. 338.
(10) Transmetojnë Buhariu (4853) dhe Muslimi (1276); Transmetimi është i kategorisë "Sahih".
(11) Kitabul Xhami'u f..214 ;Transmetimi është i kategorisë"Sahih". E transmeton Ebu Davudi në Sunenin e tij (1396) dhe thotë se radhitja e këtyre sureve është bërë nga Ibën Mesudi.
(12) Lubabu-n-Nukuli nga Imam Sujutiu, fq. 246.


 


Sabri Bajgora


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Njihuni me hafëzin fitues që e vendosi Kosovën numër 1 në garat ndërkombëtare të Kuranit