Halid b. AbduRrahman ed-Dervish
Në një hadith kudsijj Allahu i Madhëruar thotë:
“إِذَا تَحَدَّثَ عَبْدِي بِأَنْ يَعْمَلَ حَسَنَةً فَأَنَا أَكْتُبُهَا لَهُ حَسَنَةً
Kur robi Im të mendojë për të bërë një vepër të mirë, Unë ia shkruaj - llogaris atë për të mirë” Muslimi.
Thënia: “robi Im” nënkupton se ti je rob i Allahut të Madhëruar; “për të bërë një vepër të mirë” tregon qëllimin tënd të lartë në këtë jetë; “Unë ia shkruaj - llogaris atë për të mirë” paraqet varësinë tënde prej Allahut të Madhëruar dhe se ti shpreson që Ai të ta pranojë atë vepër.
Mesazhi yt në jetë:
• Që fenë ta kesh program dhe mënyrë jetese.
• Që t’i shërbesh Islamit me tërë potencialin që ke.
• Të kontribuosh në nxjerrjen e gjeneratave të afta për të bartë barrën e Thirrjes Islame.
• Që koha jote të jetë e destinuar për adhurim, bamirësi dhe në shërbim të Ummetit.
• Të fitosh sasinë më të madhe të mundshme të të mirave (sevapeve).
• Të udhëzosh sa më shumë njerëz në rrugën e vërtetë.
• Mundësisht të realizosh ndonjë projekt që gjeneron shpërblim edhe pas vdekjes tënde.
• Të kesh hise në çdo sukses të arritur.
• Të realizosh projekt profitabil, një pjesë e fitimeve të të cilit do të shkonte në llogari të programeve dhe aktiviteteve fetare.
• Të jesh udhëzues i hajrit për pjesëtarët e Ummetit tënd dhe me zërin e Daues tënde t’i ngritësh ata në majat e Islamit.
• Që shtëpia jote të karakterizohet me adhurim për Allahun e Madhëruar dhe të jetë pikënisje e Dauetit, punëve të mira dhe ndihmës për vëllezërit muslimanë.
• Të ndash kohë dhe mund që ummeti islam të bëhet faktorë në botë, respektivisht të ngritët moralisht, ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht.
• Marrëdhëniet dhe raportet tua me vëllezërit muslimanë që merren me Daue të mos jenë të shkëputura kurrë.
• Që kënaqësia dhe rehatia jote shpirtërore të arrihen vetëm atëherë kur të shpenzosh për hire të Daues dhe udhëzimit të njerëzve kohën dhe mundin tënd më të madh.
• Të ndash një pjesë nga të ardhurat tuaja mujore për të ndihmuar Dauen dhe vëllezërit që merren me të.
• Që jeta dhe familja jote të jenë të lidhura fuqishëm për Daues, të cilës i përket...
• Të thërrasësh në rrugën e Allahut të Madhëruar çdoherë, në çdo kohë dhe vend, pa marrë parasysh rrethanat.
Dhe së fundmi, dëshira jote e fundit do të duhej të ishte lënia e gjurmëve tua të hajrit në këtë botë pas vdekjes tënde. Allahu ka thënë:
“إنا نحن نحي الموتى ونكتب ما قدموا وأثارهم
Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehvi Mahvudh).” Jasin, 12.
Ëndrrat e sotme janë të vërtetat e së nesërmes – takimi ynë inshaAllah do të jetë në Xhennet.
Mesazh jete për robin e varfër të Allahut të Madhëruar.
Burimi: http://saaid.net/Doat/aldarëish/5.htm
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI