Madhështia e jurisprudencës islame fshihet në faktin se brenda kornizave të saj shtjellohen të gjitha problematikat dhe çështjet që përkojnë me sferat e ndryshme të jetës së njeriut. Në këtë dimension gjejmë se e drejta islame ka sqaruar edhe segmente të të drejtave të ndërsjella njerëzore. Këtu hyjnë edhe normat që shtjellojnë të drejtat e fqinjë sisë ose edhe ato të partneritetit-ortakërisë ndërmjet njerëzve. 
E njëra prej këtyre të drejtave është edhe "e drejta e parablerjes" që në gjuhën juridike islame njihet si: "hakush-shuf'ati"
E drejta e parablerjes është një nocion që nënkupton: "Të drejtën e partnerit-fqinjit të vjetër, që të marrë në pronësi në formë imponuese, pronën e shitur nga partneri-fqinji i tij, e që ky i fundit atë pronë e kishte shitur për një person të tretë (pa pëlqimin e partnerit ose fqinjit të mëhershëm), me kusht që të bëhet pagesa (meritore) për hisen e tillë".
E drejta e parablerjes pra është ajo e drejtë që e përdorë partneri- fqinji, i cili e posedon ndonjë hise të tokës ngjitas me truallin-tokën e një personi tjetër, ose që është ortak me të, e që ai person e ka shitur truallin e vet për ndonjë të tretë-të huaj, pa marrë leje prej fqinjit të vet fare. Atëherë, sheriati islam ia jep të drejtën fqinjit, që tokën e shitur pa lejen e tij ta blejë vetë atë, duke e zhvleftësuar në tërësi shitblerjen e parë të asaj pjese, meqë ai është fqinji i ngjitur për atë tokë-truall.
Kjo e drejtë është konstatuar nga Ligjvënësi për të shmangur ndonjë konflikt a mosmarrëveshje të mundshme, e cila do të mund të shkaktohej nga blerësi i ri, e i cili jo rrallë herë edhe nuk gjen gjuhë të komunikimit të mirësjellshëm me pronarin e vjetër të tokës-tru allit, e që është ngjitur me atë që ai e ka blerë. Andaj nje riu që do të dëmtohej më së shumti nga një shitje e tillë do të ishte fqinji i vjetër, i shitësit të asaj pjese të truallit.
E drejta e parablerjes me unanimitet të dijetarëve është konstatuar vetëm në pasuri të patundshme (tokë, truall, shtëpi, lokale e të ngjashme), e jo edhe në pasuri të tjera të tundshme siç mund të jenë veturat, kafshët, mjetet e punës etj. Norma e saj është e natyrës obligative që të zbatohet nga të gjitha palët, dhe nuk zhvleftësohet pos në rastet e saktësuara në të drejtën islame.


Kush e gëzon të drejtën e parablerjes?


Dijetarët islamë gjatë trajtimit të tyre rreth të drejtës së parablerjes kanë shfaqur edhe divergjencat lidhur me atë se cili është personi që meriton dhe e gëzon të drejtën e parablerjes.
a) Juristët hanefitë, bashkë me ta edhe Imam Shabiu, Imam Theuriu, gjykatësi i njohur Shurjehi, Ibën Sirini e të tjerë, mendojnë se këtë të drejtë e gëzon partneri-or taku, por edhe fqinji që patundshmëria e tij është e ngjitur për atë që është shitur nga fqinji tjetër. Madje të drejtën e parablerjes sipas këtij mendimi e gëzon edhe ai fqinj që është i ngjitur për të, edhe nëse hyrja e truallit ose shtëpisë së tij është nga ndonjë rrugë tjetër, meqenëse ai është i ngjitur për truallin e shitur. Por nëse një truall a shtëpi shitet në një rrugë të mbyllur, pa dalje, atëherë pronarët e trojeve në atë rrugë kanë të drejtën e parablerjes, madje edhe para atyre personave që janë të ngjitur për truallin e shitur, por që s'kanë qasje në rrugën e atij trualli.(1)
Kjo e drejtë gëzohet nga fqinji ose partneri pavarësisht përkatësisë së tij fetare, qoftë mysliman ose ithtar i librit (i krishterë ose hebre). E ç'është me rëndësi të theksohet se nuk ka fare relevantë, se sa është hiseja e atij fqinji ose partneri që e ka të drejtën e parablerjes, ngase kjo e drejtë konstatohet qoftë edhe nëse ka ndonjë pjesë tjetër të vogël të truallit në fqinjësi me atë të shiturin.(2)
Argument për këtë çështje juristët hanefitë marrin atë që e ka transmetuar Ebi Rafi r.a., i cili thotë se Sad ibën ebi Vekasi r.a. e kishte negociuar atë për të blerë prej tij shtëpinë me çmimin prej 400 mithkalë ari.(3) Ndërsa Ebi Rafi i kishte thënë se sikur mos ta dëgjoja të Dërguarin e Allahut duke thënë: "Fqinji është më parësori që të blejë tokën-truallin e fqinjit të tij," nuk do ta shisja asnjëherë për atë çmim".(4)
Po aq i drejtpërdrejt ishte edhe hadithi që transmeton Amër ibën Esh Sherid, e ai nga babai i tij, se një njeri e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut a.s. dhe i kishte thënë: "O i Dërguar i Allahut, unë kam një tokë (që dëshirojë ta shesë) e që s'kam në të ortakëri me askënd, e as nuk ka hise në të askush, pos fqinjësisë time që unë kam me fqinjët e mi (që e kam me disa që i kanë tokat e tyre aty pranë). Ndërsa i Dërguari i Allahut ia ktheu: "Vërtet fqinji është njeriu që ka më së shumti të drejtë (të parablerjes), sido qoftë ai."(5)
Sipas juristëve hanefitë edhe nëse në fqinjësi të tokës-truallit të shitur janë më shumë se një pronar, atëherë që të gjithë e gëzojnë të drejtën e parablerjes sipas sipërfaqes së truallit që ata posedojnë. E kjo nënkupton se ai fqinj që ka më shumë truall në fqinjësi me tokën e shitur, ka të drejtë më shumë sesa një tjetër që ka më pak hise me të, nëse dëshiron që të përdorë të drejtën e para shitjes, e të blejë për vete në proporcion me hisen e tij të truallit. Por asnjëri nga fqinjët nuk përjashtohet nga kjo e drejtë.
b) Ndërsa tre imamët e tjerë, imam Maliku, Shafiu dhe imam Ahmedi mendojnë se e drejta e parablerjes konstatohet vetëm për partnerin-ortakun, e jo edhe për fqinjin.(6)
Megjithatë, duhet vënë theksin se e njëjta arsye për sh kak të së cilës është bërë e ligjshme e drejta e parablerjes për partnerin, ekziston edhe te fqinji, sepse edhe fqinji mund të dëmtohen nga ndonjë blerës eventual i ri, që do të hynte në fqinjësi të re me të. Pastaj, mbi të gjitha edhe hadithet e marra për bazë nga hanefitët janë të shkallës së lartë të saktësisë e të argumentimit me to, ngase të tillat gjinden në koleksionet e Buhariut e të tjera.


Kushtet e ligjësimit të së drejtës së parablerjes


Për të fituar të drejtën partneri ose fqinji që të zhvleftësojë shitblerjen e fqinjit, në mënyrë që vet ta blejë atë, kushtëzohen disa kushte, e që janë:
1-Pronën që e ka të drejtë që ta riblejë duhet patjetër të jetë shitur me shitblerje legale të plotë, pa kurrfarë defekti në aktin e shitblerjes. Sepse nëse partneri-fqinji i tij ia ka dhuruar pjesën ekskluzive të tij dikujt, ose ia ka lënë testament-vasiet, ose dikush tjetër e ka trashëguar atë pjesë, në të gjitha këto raste nuk ka mundësi që fqinji ta gëzojë të drejtën e parablerjes.
2- Detyrimisht duhet që fqinji pranë të cilit është shitur toka të shfaqë mos kënaqësinë e tij dhe refuzimin e shitjes së asaj pjese nga fqinji i tij, sepse nëse është pyetur dhe ai nuk ka shprehur interesim dhe nuk ka kërkuar realizimin e të drejtës së vet, ose eventualisht nuk ka pasur mundësi që të blejë, atëherë i zhvleftëso het kjo e drejtë.
3-Duhet doemos që fqinji, ose partneri ta bëjnë pagesën në të njëjtën shumë që është shitur herën e parë, me kusht që shuma e deklaruar të jetë reale e jo e fryrë, me qëllime të mashtrimit e të shitjes me çmimin më të shtrenjtë për fqinjin e vet ose partnerin. Sepse çfarëdo lloj hileje ose dredhie që bëhet me qëllim të privohet fqinji nga blerja, që t'i shitet një të huaji, ose me qëllim që të ngritët çmimi për atë patundshmëri në të gjitha rastet, këto konsiderohen veprime të ndaluara.
Rastet kur zhvleftësohet e drejta e parablerjes
Nëse i qasemi me kujdes kushteve të së drejtës së par ablerjes, do të nënkuptojmë se mosplotësimi i këtyre kushteve e zhvleftëson të drejtën e parablerjes për part nerin dhe fqinjin. Megjithatë, dijetarët islamë kanë vënë theksin mbi disa raste në formë më specifike, siç janë:
- Nëse vdes personi që e gëzon këtë të drejtë, ngase sipas juristëve hanefitë kjo e drejtë nuk trashëgohet te trashëgimtarët e tjerë, por është ekskluzive vetëm për vetë partnerin-fqinjin.
- Nëse është shitur pasuria e patundshme, dhe fqinji ka dëgjuar për të duke qenë prezent ose ka qenë larg vendit, por ka marrë vesh, dhe ai nuk ka reaguar fare për atë shitblerje. Mosreagimi madje mund të jetë edhe për shkak të pamundësisë së tij për të blerë atë pjesë të patundshmërisë.(7)


E drejta e parablerjes në ligjet e Republikës së Kosovës dhe ato të Shqipërisë


Është mjaft kurioze se edhe në ligjet pozitive gjithandej nëpër botë pothuajse është e konstatuar dhe aprovuar e drejta e parablerjes, normal me divergjenca në detaje dhe kushtëzime diku më të thella, e diku më formale. Por sa për ilustrim do t'i trajtojmë vetëm ligjet gjegjëse të Republikës së Kosovës, dhe atij të Republikës të Shqipërisë.
Në "Ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore" të Rep. së Kosovës i miratuar nga Kuvendi, në qershor të vitit 2009, neni-52\4, thuhet:" Në qoftë se një objekt i bashkëpronësisë është një paluajtshmëri, atëherë secilit bashkëpronar i takon e drejtë e parablerjes. Në qoftë se disa bashkëpronarë parashtrojnë kërkesën për të drejtën e parablerjes, secilit i takon e drejta e para blerjes sipas pjesës së tij. E drejta e parablerjes ekziston edhe atëherë, kur një gjykatë ka urdhëruar shitjen e pjesës në ankand publik. E drejta e parablerjes nuk ekziston, nëse një bashkëpronar pjesën e tij ua shet trashëgimtarëve të tij."(8)
Ndërsa pak më detajues duket të jetë ligji i Rep. së Shqipërisë për këtë çështje, ku gjejmë te kodi civil, pjesa e dytë, neni 204, thuhet: "Bashkëpronari, para se t'ia shesë pjesën e vet në sendin e paluajtshëm një personi që nuk është bashkëpronar, detyrohet të njoftojë me shkrim bashkëpronarët e tjerë nëse dëshirojnë të blejnë pjesën me të njëjtat kushte që do t'ia shesë personit të tretë. Në rast se këta nuk përgjigjen brenda tre muajve se dëshirojnë të blejnë pjesën, bashkëpronari është i lirë të shesë pjesën e tij në persona të tretë. Ai duhet t'ua bëjë të njohur bashkëpronarëve të tjerë bashkëpronarin e ri."(9)
Këtu shihet se këto dy ligje në anën thelbësore të tij më shumë ngjasojnë me mendimin e tre imamëve, që konstatojnë të drejtën e parablerjes vetëm për partner in-ortakun, e jo edhe për fqinjin, siç mendojnë hanefitët. Me gjithë faktin se termet "bashkëpronar" dhe "partner" nuk mund të konsiderohen në mënyrë të plotë sinonime të njëri-tjetrit.
Te ligji i Shqipërisë, përcaktohet edhe kohëzgjatja sa do t'i ruhej kjo e drejtë bashkëpronarit, e që është limituar në një periudhë prej tre muajve.
Ndërsa në aspektin sheriatik islam kemi disa mendime lidhur me atë se sa duhet të pritet personi që e ka të drejtën e shitblerjes, që të bëjë kërkesë për blerje të patundshmërisë së shitur. Këto mendime të shumta vijnë si rezultat i mungesës së argumenteve të sakta lidhur më këtë.
Disa prej juristëve kanë potencuar se duhet të pritet 3 ditë që të vendosë për këtë çështje, që në fakt është njëri mendim i imam Muhamed bin Hasen esh Shejbanit.
Ndërsa një mendim tjetër thekson se qysh në momentin që fqinji e ka kuptuar se është shitur tru alli-shtëpi e fqinjit, nëse aty për aty nuk shfaq interes im, dhe nuk reagon, e humb të drejtën për të.(10)
Por ndoshta më e rrugës do të ishte që gjykata islame të përcaktojë një periudhë të caktuar (meqë kjo nuk është përcaktuar me tekst sheriatik), brenda të cilës fqinji ose partneri do ta kishte të drejtën që të bënte blerjen e asaj patundshmërie të shitur, e kjo do të shmangte edhe mundësitë që të shkeleshin të drejtat e të gjitha palëve në kontekstin pronësor.
Sido që të jetë tërë këto norma mund të konkludojmë se shërbejnë për të vënë në pah trajtimin gjithëpërfshirës që islami ua bënë marrëdhënieve ndër njerëzore, e në veçanti kujdeset për shmangien e çdo konflikti të mundshëm në mes njerëzve.


________________________________
(1) Es-Samerkandij, Tuhfetul-Fukaha. (3/60). Bot. darul-Ku tubil-Ilmijje. Bejrut. Bot. i dytë. 1994.
(2) Ebi Mesud el Kasanij. Bedaius Sanai' (6/95-96). Bot. Darul-Kutub El-Ilmijje. Bejrut. Bot. i parë 1997.
(3) Mithkali ishte njësi matëse e kohës profetike për ari, e që është ekuivalent me 4.25 gr. ari më njësinë matëse të kg.
(4) Evidenton Buhariu në "Sahihun" e tij, (Nr. i hadithit: 2978).
(5) Umdetul Karij Sherh Sahihul-Buharij, Bedruddin el Ajnij (24/123). Bot. Daru Ihjaut-Turath El-Islamij. Bejrut. Pa vit botimi.
(6) El-Maverdij, El Havij El Kebir (7/228). Bot. Darul-Ku rub El-Ilmijje. Bot. i parë. 1999. Bejrut. Ibn Kudame, El Mugnij ( 5/229). Bot. Darul Alemil-Kutub. Bot. i gjashtë. Riad. 2007.
(7) Es-Sagdij, En-Netfu fil-Fetava (1/499-500). Bot. Err Rrisaletu. Bejrut. Bot. i dytë. 1984.
(8) Ligji Nr. 03/ L-154, "Për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore". I botuar në Gazetën zyrtare të Ku vendit të Rep. të Kosovës.
(9) Botuar në faqen zyrtare te Rep. së Shqipërisë.
(10) Es-Sagdij, En-Netfu fil-Fetava (1/499-500). Bot. Err-Rrisaletu. Bejrut. Bot. i dytë. 1984..


 


 


Dituria Islame 314


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Njihuni me hafëzin fitues që e vendosi Kosovën numër 1 në garat ndërkombëtare të Kuranit