Burimet e miratuara (2)


Burimi i dytë


Shpallja e cila është prej Allahut si në aspektin e kuptimit dhe të të shprehurit është shpallja e Kuranit që i ka zbritur Pejgamberit tonë Muha medit a.s.
Ndërsa, sa i përket shpalljes prej Allahut vetëm në aspektin e kuptimit, por jo edhe në shprehje, shpallja e tillë është suneti i Pejgamberit a.s., ngase kuptimi i hadithit mund të jetë prej Allahut, por jo edhe mënyra e të shprehurit. Allahu xh.sh., për këtë thotë: "Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kurani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet."(En-Nexhm, 3-4).
Allahu xh.sh., është Ai i Cili vendos ligje, ndërsa Pejgamberi i Tij është sqarues-shpjegues i ligjeve të Tij: "Ty ta zbritëm Kuranin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre." (En-Nahl, 44). Po ashtu Alla hu e ka bërë obligim bindjen ndaj Pejgamberit, ngase bindja ndaj Pejgamberit a.s., d.m.th. nënshtrim dhe bindje ndaj Allahut xh.sh.: "Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut."(En-Nisa, 80).
Allahu xh.sh. e konsideron sunetin si shpallje prej Tij: "Ne të zbritëm ty (Muhamed) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi Allahu". (En-Nisa,105).
Nuk mund të vendoset ndonjë ligj pos ligjit që ka vendosur Allahu xh.sh., ose Pejgamberi i Tij. Mu për këtë sheriati islam i ka dy burime fundamnetale, Kuranin dhe Sunetin, dhe se me vdekjen e Pejgamberit a.s., ka mbaruar edhe koha e vendosjes së ligjeve.(1)
Sunet konsiderohet çdo gjë që vjen prej Pejgamberit a.s., prej fjalëve, veprave dhe miratimeve të tij. Dijetarët rreth këtij definicioni kanë mospajtime. Andaj suneti është tri lloje:
1. Es Sunetul Kavlijetu (Suneti i shprehur me fjalë). Në këtë lloj të sunetit hyjnë hadithet e Pejgamberit a.s., të cilat i ka thënë në raste të ndryshme, si p.sh. "Nuk lejohet mbytja e myslimanit përveç në tri raste: nëse ka shprehur mosbesimin pasi që është bërë besimtar, apo ka bërë kurvëri pasi është martuar dhe nëse e ka mbytur dikë pa të drejtë."
2. Es Sunetul Fi'lijjetu (Suneti i shprehur në praktikë). Në këtë lloj janë veprat e Pejgamberit a.s., të shprehura në praktikë, si p.sh. gjykimi i tij në dënimin e zbatuar për kurvëri, pasi vepruesi i kurvërisë kishte pranuar vetë se ka bërë kurvëri, prerja e dorës së djathtë për shkak të vjedhjes, gjykimi me një dëshmitar dhe me betim.
3. Es Sunetu et Takririjetu (Suneti me anë të miratimit). Në këtë lloj të sunetit është miratimi që e ka bërë Pejgamberi a.s., ndaj disa veprimeve dhe fjalëve të shokëve të tij, këtë miratim e ka bërë duke heshtur, duke mos e kundërshtuar veprimin apo fjalën e shokëve të tij. Pasi miratohej veprimi apo fjala e shokëve të tij nga ana e Pejgamberit a.s., atëherë veprimi i tillë konsiderohej sikur ta ketë vepruar apo thënë vetë Pejgamberi a.s. Si shembull për këtë mund ta përmendim rastin kur Pejgamberi a.s., po e dërgonte Muadhin r.a. në Jemen, e kishte pyetur atë, se me çfarë do të gjykoj? Ai ishte përgjigjur: "Me librin e Allahut, e nëse nuk gjej zgjidhje në të, do të gjykoj me sunetin e Pejgamberit a.s., e po që se edhe këtu nuk gjej zgjidhje, atëherë do të veproj sipas mendimit tim." Në këtë rast Pejgamberi a.s. e miratoi veprimin e tij duke thënë: "Falënderimet i takojnë Allahut, i cili e pëlqen të dërguarin e Dërguarit të Allahut në atë që është i kënaqur i Dërguari i Allahut."
Suneti është burimi dytë i sheriatit pas Kuranit në aspektin e pozitës-gradës.


Dispozitat të cilat rrjedhin nga suneti


Dispozitat të cilat rrjedhin nga suneti në vendosjen e rregullave në sheriatin islam mund të jenë:
1- Dispozitat e sunetit, të cilat i pranojnë dhe për forcojnë dispozitat e sjella nga Kurani, andaj dispozita e tillë e ka burimin në Kuran dhe Sunet. Si p.sh. të mbyturit e dikujt pa të drejtë, të dëshmuarit rrejshëm, të vjedhurit etj. Këto janë urdhra dhe pengesa që e kanë burimin si në Kuran ashtu edhe në Sunet.
2. Dispozitat e sunetit, të cilat i sqarojnë dhe shpjego jnë normat kuranore, të cilat janë të pa detajuara, nor mat të cilat janë të pa përkufizuara i përkufizon suneti, ose i specifikon normat kuranore që janë në kuptim të përgjithshëm, shpjegon qëllimin e normës që e ka sjell Kurani. Arsyeja është se Allahu e ka dërguar Pejgamberin a.s. si shpjegues-sqarues i teksteve kuranore: "Ty ta zbritëm Kuranin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre". (En-Nahl, 44). Me sunet është shpjeguar hollësisht namazi, haxhi dhe zekati, ngase Kurani ka urdhëruar për këto, por nuk e ka shpjeguar mënyrën e faljes së namazit, as sasinë e dhënies së zekatit dhe rregullat e kryerjes së haxhit. Andaj erdhi suneti për t'i sqaruar edhe këto çështje, tekstet ku ranore përmendin se lejohet shitblerja dhe ndalohet kamata, ndërsa suneti i ka sqaruar llojet e shitblerjes me kamatë. Tekstet kuranore përmendin se ngrënia e cofëtinës dhe gjakut janë të ndaluara, ndërsa suneti e përkufizon kuptimin e përgjithshëm të këtyre teksteve kuranore.
3. Dispozitat të cilat i vendos suneti në formë të pavarur nga Kurani ndaj atyre çështjeve që i ka lënë në heshtje Kurani. Për disa gjëra argument i vetëm është suneti, duke mos pasur fare argument nga Kurani. Si p.sh. fjala e Pejgamberit a.s.: "Nuk lejohet të martohet gruaja dhe halla e saj në një kurorë, e as gruaja me tezen e saj në një kurorë." Ose fjalët e Pejgamberit a.s. në ndalimin e përdorimit të arit nga ana e meshkujve: "E ndaluar është për meshkujt e umetit tim (përdorimi i arit për zbukurim), e lejohet për femrat e këtij umeti." Apo fjala e Pejgamberit a.s.: "Ndalohet martesa nga qumështi, sikur që ndalohet ajo nga barku." etj.(2)
Hadithi përbëhet prej "senedit"- zinxhirit të transme timit, dhe "metnit"- baza e hadithit. Në sened-zinxhir të transmetimit janë shokët e Pejgamberit a.s. (sahabët) dhe gjeneratat pas tyre (tabiinët).
Sahabij: konsiderohet ai i cili është takuar me Pe jgamberin a.s., e ka besuar atë si pejgamber dhe ka vdekur si mysliman, pavarësisht se ka qëndruar me të gjatë apo shkurt, ka transmetuar nga ai apo jo, ka qenë në luftë me të apo jo, e ka pa atë, por nuk ka qëndruar me të dhe po ashtu nëse për ndonjë arsye nuk ka mun dur ta shoh, nëse ka qenë i verbër.(3)
Tabi'ij: El Hatibij dhe El Bagdadiju thonë: "Tabi'ij është ai i cili është shoqëruar me ndonjë sahabij", nuk mjafton që vetëm të jetë takuar, por kushtëzohet që të jenë shoqëruar sahabiu dhe tabiini.
El Hakimi dhe En Nisaburij thonë: "Tabi'ij konsid erohet ai i cili ka takuar ndonjë sahabij dhe ka trans metuar prej tij, po ashtu tabi'ij është edhe ai i cili nuk është takuar me sahabij, si: Seid bin el Musejjbi, El Kasim bin Muhamedi, Urvete bin Zubejri, Salim ibën Abdilah ibën Umer etj.


Llojet e sunetit sipas rrugës së transmetimit: suneti mutevatir, suneti meshhur dhe suneti ahad.


Suneti mutevatir - Konsiderohet transmetimi nga Pejgamberi a.s., nga ana e një numër transmetuesish, e që nuk mund të bien në ujdi për të gënjyer për shkak të numrit të tyre të shumtë dhe besueshmërisë së tyre, e që pastaj këtë e transmetojnë grup pas grupi, pra nga një grup te grupi tjetër. Në këtë mënyrë arrin zinxhiri i transmetimit dhe në çdo gjeneratë e trans meton një grup transmetuesish, e të cilët kurrsesi nuk mund të bien në ujdi për gënjeshtër, qysh prej fillimit të transmetimit nga Pejgamberi a.s., derisa ky sunet arrin te ne. Në këtë grup të sunetit bëjnë pjesë suneti i praktikuar për kryerjen e namazit, agjërimit dhe ibadeteve tjera fetare, të cilat i kanë transmetuar një numër i madh i myslimanëve nga Pejgamberi a.s. dhe kështu iu kanë transmetuar grupit tjetër, duke mos pasur asnjë mospajtim, pavarësisht dallimit në mes vendeve dhe kohës.
Suneti meshhur - Konsiderohet suneti që e transmeton një e më shumë sahabijë nga Pejgamberi a.s., por që nuk e arrin gradën e sunetit mutevatir, e pastaj atë sunet e transmetojnë nga një sahabij, apo një numër i madh transmetuesish, e kështu pastaj grup pas grupi e transmetojnë, e që suneti i tillë që transmetohet nga një sahabij ose disa, sa që nuk e arrin gradën e sunetit mutevatir. Në këtë grup të sunetit janë transmetimet që i bëjnë Umeri r.a., Ibën Mesudi r.a. dhe disa sahibijë tjerë.
Suneti ahad - Është ai sunet, i cili është transmetuar nga një sahabij apo më tepër, por që nuk e arrin numrin e transmetueseve sikur suneti mutevatir. Në këtë lloj të sunetit hyjnë shumica e haditheve të Pejgamberit a.s. Sunetet në përgjithësi në aspektin e argumentimit mund të jenë të formës së prerë në argumentim (kat'ijj etud dilaleti), e që suneti i tillë nuk pranon koment, dhe të formës jo të prerë në argumentim (dhannijjetu ed dilaleti) që mund të komentohet. Suneti në përgjithësi është burim i sheriatit, i cili doemos duhet ndjekur: "O ju që besuat, binduni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju". (En-Nisa, 59).
Duhet të potencojmë atë se të gjitha fjalët dhe veprat që vijnë nga Pejgamberi a.s., që kanë për qëllimi shp jegimin, mësimin apo udhëzimin janë ligje që doemos duhet respektuar.
Ajo që vjen nga Pejgamberi a.s., e që ka të bëjë me profesionet e kësaj bote si: tregtia, bujqësia, sistemimin e ushtrisë. Veprimet e tilla nuk janë çështje të sheriatit, ngase me to është për qëllim aftësia profesionale për çështjet e kësaj bote, ku Pejgamberi a.s., ka thënë: "Ju çështjet e kësaj bote i dini më mirë se unë."
Veprimet që i kryen Pejgamberi a.s., si njeri normal si: qëndrimi në këmbë, ulja, të pirët nuk konsiderohen çështje me të cilat vendosen ligjet në sheriat, ngase veprimet e tilla nuk konsiderohen pjesë e shpalljes-misionit të Pejgamberit a.s., përveç nëse Pejgamberi a.s. e ka përcaktuar veprën e tillë si sunet të tij.
Po ashtu veprat të cilat janë veçori të Pejgamberit a.s. nuk merren si argument të sheriatit si: martesa e tij me më shumë se katër gra, hyrja e tij në Mekë pa ihram, agjërimi i dy ditëve pandërprerë. Me këto veprime nuk merret vendim në sheriat, ngase gjërat e tilla janë veçori vetëm për Pejgamberin a.s. dhe askush nuk mund t'i bashkëngjitet në këto çështje.


__________________________________________
(1) Mennaul Kutani "Et Teshri'u vel Fikhu fil Islam", fq. 28. (2) Abdul Kadir Audeh "Et Teshriul Xhinaij fil Islami" fq. 170. (3) Ibën Haxher el Askalaniju "El Isabetu fi Temjjizi es Sahabe ti" vol. I. fq. 4.


 


Xhumah Emin Abdulaziz
Përktheu nga gjuha arabe: Mr.sci. Flamur Sofiu


 



Dituria Islame 315


 


 


Artikulli i kaluar
Burimet e miratuara (1)
Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Njihuni me hafëzin fitues që e vendosi Kosovën numër 1 në garat ndërkombëtare të Kuranit