Nxënësit e Xhamisë së Dardanisë marin pjesë në garat republikane të njohurive fetare

 


Nxënësit e Xhamisë së Dardanisë, pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, morën pjesë në Garën Republikane të Njohurive Fetare, të organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht nga Drejtoria Fetaro-Arsimore, Departamenti i të Rinjve.
Kjo garë kishte për synim nxitjen e të rinjve për thellimin e njohurive fetare dhe ruajtjen e interesimit të tyre për mësim-besimin.
Përveç pjesës garuese, aktiviteti u shoqërua edhe me programe artistike të përgatitura nga nxënësit, duke i dhënë këtij organizimi një dimension të veçantë edukativ dhe kulturor.
Në garë, Xhamia e Dardanisë u përfaqësua nga pesë nxënës, të cilët garuan në disa fusha të njohurive fetare, përfshirë Kuranin, Akaidin, Fikhun dhe Historinë Islame.
Xhaminë e Dardanisë e përfaqësuan:
• Muhamed Ademi
• Enes Ademi
• Ajla Delija
• Jasir Bala
• Omer Tanushaj
Pjesëmarrja në këtë garë ishte një përvojë e vlefshme dhe një mundësi për të treguar njohuritë e tyre fetare.




Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)