Kryetari i KBI të Gjakovës, dr. Valon Myrta, priti imamin dhe nxënësit e xhamisë së Dardanisë

 


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, dr. Valon Myrta, priti imamin dhe nxënësit e xhamisë së Dardanisë, të cilët morën pjesë në Garat Republikane të Njohurive Fetare, të organizuara nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Drejtoria Fetaro-Arsimore dhe Departamenti i të Rinjve.
Gjatë takimit, ai uroi nxënësit për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet, duke vlerësuar përkushtimin e tyre në përvetësimin dhe pasurimin e njohurive fetare. Po ashtu, shprehu dëshirën që kjo përvojë të shërbejë si motivim për ta që të vazhdojnë me përkushtim rrugën e dijes dhe të marrin pjesë edhe në aktivitete të tjera edukative e kulturore.