Thirrja islame gjatë kohës së Muhamedit a.s.


"O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroji! Dhe të keqes së ndyrë largohu! Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë! Dhe për hir të Zotit tënd duro!" (El Mudethir,1-7).


Duke ditur se origjina e da'ves gjendet në mësimet e Kuranit dhe nga jeta e vepra e Muhamedit a.s.. ajete të shumta nga Kurani urdhërojnë Muhamedin a.s., të ftojë njerëzit, të paraqes ftesë për jomyslimanët, të krishterët, hebrenjtë, arabët paganë, t'i përgjigjen thirrjes së Allahut, Zotit Një.
Së këtejmi nëse ata i nënshtrohen Allahut, thotë Kurani, ata janë në radhën e të udhëzuarve dhe të shpëtuarve. Në të kundërtën nëse ata nuk i nënshtrohen, Kurani e urdhëron Muhamedin a.s. të shpallë: E keni kryer detyrën".
Nuk ka vetëm një mënyrë të vetme se si e kreu da'venë Pejgamberi a.s., Ai ftonte njerëzit në stilin e ligjërimit. Nëpërmjet sjelljes së tij të përditshme, qëndrimeve të tij, praktikave të tij, ai u bëri për shtypje njerëzve rreth asaj se çfarë është Islami, me ndershmërinë e tij, me dashurinë për fëmijët. Pejgamberi po ashtu dërgoi letra dhe emisarë në vendet fqinje, te mbreti i Bahrejnit, në Aman, në Etiopi, duke i ftuar ata të konsideronin mesazhin e Islamit.(1)
Duke u kthyer në histori të dërgimit të Muhamedit a.s. si Pejgamber, Zoti duke zgjedhur atë në mesin e njerëzimit e nderoi me zbritjen e vajit. Në këtë ajet Kuranor Allahu e urdhëron me këtë mision Muhamedin a.s. duke i thënë: "O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëro je Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroji! Dhe të keqes së ndyrë largohu! Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë! Dhe për hir të Zotit tënd duro!" (El Mudethir,1-7).
Me këtë u urdhërua Muhamedi a.s. që me thirrje islame të fillonte nga më të afërmit e tij, familjes. E para që e besoi Muhamedin a.s., dhe ishte bërthama e parë e da'ves nga gratë ishte bashkëshortja e tij, Hatixheja bint Huvejlid r.a., kurse nga burrat ishte shoku i tij i ngushtë Ebu Bekri r.a., kurse nga fëmijët ishte Ali bin ebi Talib r.a., kurse nga robërit ishte Zejd bin Harithe. Kurse me kalimin e kohës nga thirrja e Ebu Bekrit në Islam kaloi edhe Osman bin Afani r.a., Zubejr binAvami, Abdurrahman bin Avfi, Sa'd bin Ebi Vekasi, Talha bin Ubejdul lah, Ebu Ubejde bin el Xherrah, Erkam bin el El erkam etj., r.a. Këta ishin të parët të cilët besuan.(2)
Ishte fillimi i komunikimit të islamit. Rreziku ndjehej në çdo vend dhe në cep të çdo lagjeje të Mekës për këtë frymë të re dhe për ndryshimin social që ishte tepër e nevojshme, pasi që ai ambient social kishte devijuar dhe e kishte mbushur tokën padrejtësi e krime. Një ambient i ngrohtë për myslimanët e rinj u gjend tek shtëpia e El Erkamit, ku Muhamedi .a.s ia komunikonte atyre ajetet që zbritesh in dhe merrnin udhëzimin e islamit si dhe merrnin edukatën, kulturën dhe karakterin e Profetit a.s.
Thirrja islame në këtë fazë nuk ishte publike por zgjidheshin njerëzit të cilëve ua komunikonte Islamin sipas preferencave individuale dhe vlerësimit të thirrësit për natyrën e të thirrurit. Pas tre vitesh të thirrjes individuale dhe sekret zbriti ajeti që urdhëron thirrjen haptas.
Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve. S'ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen." (El Hixhr,95).
Me këtë ajet Muhamedi a.s. u obligua që tanimë thirrjen islame ta komunikoj haptazi që të dëgjojnë edhe të tjerët për mesazhin e Alla hut. Ai u ngjit në kodrën Safa dhe filloi të publikoj fenë islame duke i përgëzuar dhe tërhequr vërejtjen. Ai iu drejtua popullit duke iu thënë: O pasardhësit e Fihrit! O pasardhësit e Adit! O Kurejshitë!, dhe kështu me radhë, derisa ata nuk u tubuan. Disa nuk mundën t'i përgjigjen thirrjes së tij andaj dërgoi dikë që t'i lajmëronte se cilët janë ata. Erdhi Ebu Lehebi, e erdhën edhe kurejshitët. Resulullahi u tha: Çka mendoni, po t'ju thosha se në luginë gjendet kalorësia e cila do t'u sulmojë, a do të më kishit besuar?, Ata u përgjigjën: " Ne të besojmë, se ti kurrë nuk na ke gënjyer.", Atëherë, ai tha:"dijeni se unë jam i dërguar tek ju që t'ju tërheq vërejtjen në vuajtjet e rënda dhe ndëshkimin që ju pret." Ebu Lehebi tha: " Të shkoftë huq pjesa e mbetur e ditës!. A për këtë na ke ftuar? Allahu xh.sh, atëherë shpallë: Le të shkatërrohet Ebu Lehebi."(3)


Kumti i thirrjes


Ky lloj i komunikimit me masën me zë të fuqishëm në vete përmbante edhe kumtin e kësaj ftese. Kishte paralajmërim se ata më kishin devijuar dhe sa më shpejt duhet të kthehen në rrugën e drejtë, dhe ta besojnë atë si Pejgamber e të largohen nga besëtytnitë dhe pavlera e tyre. Kur filloi kjo periudhë atëherë populli i tij filluan të organizohen dhe ti bëjnë rezistencë ideve të reja, dhe menduan forma të ndryshme se si mund të shuajnë misionin e tij. Andaj morën disa hapa të cilët ishin rezistues sikurse është : ironia, tallja, përgënjeshtrimi, shtrembërimi, fyerja e poshtërimi, kurse vetë Muhamedin a.s. e akuzonin se është i marrë dhe magjistar.
Dhe ata thanë: "O ti që t'u shpall përkujtimi (Kurani), me të vërtetë ti je çmendur!" (El Hixhr,6).
Nga ky moment filloi ushtrimi i dhunës mbi Muhamedin a.s. dhe shokëve të tij dhe sikur mos të ishte ndihma që ofroi axha i tij Ebu Tali bi, atë do ta gjente fati i shokëve të vet siç ishte Jasiri, Ammari, Sume ja, Bilali, Amir bin Fuhejrete etj, r.a. të cilët me durim e sakrificë i bënë ballë këtyre torturave, që edhe vetë Muhamedi a.s. shpesh herë u bë viktimë e këtyre sulmeve dhe dhunës të manifestuar nga kurejshitët.
Më pas në kundërvënie të thir rjes islame të Muhamedit a.s. , kurejshitët filluan ta shtrembërojnë mesazhin e Muhamedit a..s,, duke mbjellur dyshime, propagandime e agjitacione të rrejshme, përhapja e fjalëve të pabaza rreth këtij mësimi dhe rreth personalitetit të Resulullahit, duke e tepruar në të gjitha këto, ashtu që njerëzve mos t'u mbetet kohë të mendojnë për këtë fe."4
Kurejshitët në këtë fazë për Kur anin filluan të thonë: "Dhe thanë: "(për Kuranin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t'i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje". (El Furkan,5).
Dhe ata që nuk besuan, thanë: "Ky (Kurani) nuk është tjetër vetëm se gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhamedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz tjerë. Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje". (El Furkan,4).
Madje ata shkuan edhe më tej duke drejtuar akuza për vetë shpalljen duke thënë se ajo nuk është e zbritur nga Zoti por atë po e mëson dikush (njeri).
Po ashtu nga gojët e tyre dilnin edhe këto fjalë të cilat e ngushtonin dhe shqetësonin Muhamedin a.s.: Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhamedin) është kah e mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është jo arabe (e paqartë), e kjo (e Kuranit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë. (En-Nahl, 103).
Po ashtu përpos misionit të tij atyre iu pengonte edhe lëvizja e Muhamedit a.s.
E ata thanë: "Ç'është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues?" (El Furkan,7).
Madje gjatë misionit të da'ves Muhamedit a.s. kundërshtarët e tij u munduan dhe nuk lanë formë e mundësi që ta zmbrapsin nga ky mision i shenjtë. Madje patën guximin që t'i ofrojnë edhe mundësinë e adhurimit ta ndryshoj, duke propozuar që një vit të adhurohet Zoti i Muhamedit dhe vitin tjetër zotat e tyre. Historia islame na e shënon këtë ngjarje kur i Dërguari a.s. ishte duke e kryer tavafin rreth Qabesë, papritmas i dolën përpara katër persona, Esed bin Abduluza ji, El Velid bin Mugire,Umeje bin Halefi dhe Al As bin Vail Essehmi të cilët kishin pozitë të lartë politike dhe lider të tyre fiseve të tyre. Në bisedë e sipër me të Dërguarin a.s. i propozuan duke i thënë: "O Muhamed, eja të besojmë në atë që beson ti, kurse ti beso në atë që besojmë ne, të bashkohemi ne dhe t'i bashkojmë fetë tona. Nëse feja jote është më e mirë se feja jonë ne do ta pranojmë atë, por nëse kjo e jona është më e mirë se e jotja, atëherë ti pranoje tonën". Në këtë kohë Allahu zbriti ajetin kuranor duke thënë: "Thuaj: "O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!" (El Kafirunë,1-6).


Feja ishte parësore karshi interesave individuale


Me këto ajete ata morën përgjigjen e merituar nga i dërguari a.s. dhe me këtë edhe përfundoi propozimi i tyre cinik dhe sha tazhi i tyre por ata nuk reshtën që të marrin edhe veprime tjera në dëm të fesë së Muhamedit a.s. dhe tij, siç e quanin idhujtarët mekas, për t'i vënë pengesë dhe mur thirrjes islame, kësaj thirrje që kishte qëllimin që t'ua hap sytë atij pop ulli, t'i nxjerr nga pllakosja e injorancës dhe t'i shpij drejt dijes, shkencës, besimin në një Zot, dhe rrugës së civilizimit dhe kulturës islame. Derisa ishte gjallë Ebu Tali bi, i dërguari a.s. nuk kishte përjetuar dhunë fizike dhe lëndime, por me vdekjen e tij, atëherë filloi tortura, persekutimet e trysnitë si dhe ushtrimi i dhunës, por në këtë fazë të da'ves i vdiq edhe bashkëshortja, Hatixhja r.a. dhe ky vit u quajt viti i pikëllimit, sepse humbi dy shty lat mbështetëse të misionit të thirrjes islame deri më tani.
Sa për ilustrim se çfarë trysni e dhunë përjetoi misioni da'ves në këtë fazë sjellim historinë që shënon Ibni Ishaku. Personat që e shqetësonin të Dërguarin a.s. në shtëpinë e vet, ishin këta persona: Ebu Lehebi, Hakim bin El As bin Umejje, Ukbe bin ebi Muajti, Adijj bin Hamra Ethekafi, dhe Ib nul Asda Elhudhejli. Të gjithë kanë qenë fqinjët e tij, dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte pranuar Islamin, përveç Hakim bin ebi Elasit. Një ditë njëri prej tyre ia gjuan zorrët e deles të Dërguarit a.s., gjersa falej në Qabe, e një tjetër këto dinte t'i hidhte në rrugë kah kalonte Resulullahi, prandaj ai shpeshherë e zinte një këndë në xhami ku falej në qetësi i fshehur nga armiqtë. Ndonjëherë i mblidhte zorrët e hedhur, e me to dilte para xhamisë dhe i hidhëruar bërtriste: "O Beni Abdi Menaf! Çfarë fqinjësh janë këta!? Përse ma bëjnë këtë, çka u kam bërë unë atyre?"(5)
Në transmetimet e imam Buhariut shënohet se një ditë i Dërguari a.s. derisa falej në Qabe Ebu Lehebi dhe shokët e tij rrinin ulur aty pari, e njëri prej tyre pyeti: Cili prej nesh do të shkoi tek kasapi e të sjellë zorrë për t'ia gjuajtur Muhamedit mbi supe kur të bie në sexhde?! U paraqit me i guximshmi prej tyre, Ukbe bin ebi Muajti.(6) I solli zorrët, priti derisa Resulullahi ra në sexhde, e pastaj ato ia hodhi mbi supe, e unë këtë e shikoja dhe nuk mund të bëja asgjë- thotë Abdullah bin Mes'udi, por ai vazhdon duke thënë edhe sikur të përpiqesha, nuk do të kisha pasur sukses. Ata filluan të qeshnin aq tepër , saqë dridheshin nga të qeshurit. I Dërguari a.s. mbeti në sexhde dhe nuk ngriti kokën derisa si erdhi e bija, Fatimja. Ajo ia hoqi barrën nga supet, e ai e ngriti kokën e tha:"O Allahu im, Ty po t'i lë kurejshët". Këtë e përsëriti tri herë. E kjo iu erdhi rëndë atyre, sepse mendonin se lutjet e bëra në këtë qytet, plotësohen, kurse më pas filloi t'i emëronte. Zoti im, ty po ta lë Ebu Xhehlin, Utbete bin Rebian, She jbeh bin Rebian, el Velid bin Utben, Umeje bin Halefin, Ukbe bin ebi Muajti..." dhe e përmendi edhe të shtatin por nuk e mbajta mend emrin. Por, pasha Krijuesin tim, të gjithë ata i kam parë të vdekur në varrin e përbashkët të mushrikëve pas luftës së Bedrit".(7)
Në këtë vazhdë kur Umeje bin Halef e shihte Resulullahi a.s. e përgojonte atë dhe e përqeshte. Këtu Allahu xh.sh.,zbriti ajetin kuranor: "Mjerë për secilin që e ofendon e përqesh (njerëzit)" (El Humeze,1).
Në këtë ambient armiqësor, Mu hamedi a.s., e kishte të pamundur të zhvillonte thirrjen islame, andaj shqyrtoi mundësi të dalë dhe të shpërndaj rrezen e islamit në qyte tin e Taifit që është larg 82 km nga Meka ku mendoi se do ta ndihmonin dhe do të gjente një ambient pjellor për da've. Por edhe aty komuniteti vendës iu përgjigj me ashpërsi e brutalitet madje edhe e gjuajtën me gurë Muhamedin a.s..
Muhamedi u kthye në Meke i lodhur, rraskapitur e dobësuar.(8)
Por kjo gjendje e tij dhe ashabëve vazhdoi plotë 13 vite, ku përkundër trysnive dhe dhunës, ata gjetën forcën që mos ta ndalin karvanin e thirrjes islame duke shfrytëzuar çdo rast e mundësi dhe çdo vizitë të të huajve në qytetin e mekës që t'ua prezantojnë Islamin. Pas trembëdhjetë vitesh të thirrjes islame në Meke, Allahu u dha leje që të emigrojnë në Medine, ku thirrja islame do të frymonte dhe do të gjenet pranueshmëri. Aty ata ngritën shtetin islamë së pari në zemrat e besimtarëve pastaj edhe në realitet krijuan shtetin e parë ku madhërohej Allahu lirshëm. Pas një kohe kur thirrja u përqafua pothuajse nga të gjithë medinasit atëherë myslimanët u forcuan dhe më vonë iu lejua edhe lufta, që në Meke e kishin të ndaluar. Shenja e parë publike e adhurimit në Medine ishte ndërtimi i mesxhidi Kubasë dhe falja në të, e pastaj edhe ndërtimi i xhamisë së Muhamedit a.s.
Me kalimin në Medine thirrja islame morri frymë lirshëm si dhe shteti islamë filloi formën e vet dhe me këtë edhe shtyllat themelore të shtetit u plotësuan dhe aktiviteti u fokusua në disa boshte:
1. Shtrirja dhe komunikimi i da'vetit më me lehtësi tek masa, duke ua mësuar çështjet fetare si dhe duke o fokusuar në mësimet edukative mbi bazën e udhëzimeve islame.
2. Përballja me kundërshtarët e islamit si dhe shpallja e luftës ndaj jobesimtarëve të cilët luftuan pandërprerë myslimanët si dhe kthimi i të drejtës së tyre të uzurpuar nga mushrikët kurejsh.
3. Funksionalizmi dhe praktikimi i ligjit islam në të gjitha sferat qoftë individuale apo shoqërore, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.
4. Planifikimi për zgjerimin e kufirit të shtetit islamë për të shtrirë edhe mesazhin e islamit duke dërguar të deleguarit dhe delegacionet, pritje të delegacioneve, dërgimi i shkresave liderëve të asaj kohe si dhe përgatitja e ushtrisë. Kështu librat e historisë islame janë të mbushur përplot me detaje të këtyre lëvizjeve, duke shkoqiture dhe shtrirjen e thirrjes islame, dhënies prioritet mësimdhënies dhe mësimnxënies, sikurse janë shënuar edhe ekspeditat ushtarake në të cilat ka marr pjesë vet personalisht Muhamedi a.s., e që numri i tyre është 27 luftëra.(9)
Si përfundim mund të konkludojmë se rruga të cilën e ndoqi Muhamedi a.s. në këtë periudhë nuk ishte e lehtë, por assesi nuk e ngarkoi thirrjen islame me ashpërsi dhe vështirësi, andaj thoshte "Allahu nuk më ka dërguar mua të ashpër dhe vështirësues, por më ka dërguar si mësues dhe lehtësues (Transmeton Muslimi nga Aishja r.a.). Kurse Ibn Abbasi r.a. transmeton se Muhamedi a.s. ka thënë: Mësoni të tjerët, lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos largoni njerëzit" (Transmetojnë Ahmedi dhe Buhariu).


________________________________________
1. Ziauddin Sardar, Fytyra të Islamit (biseda për problemeve bashkëkohore), Logos-A, Shkup, 2017, f.152.
2. Ibni Hisham, Essiretu ennebevije, f, v.1, Dar el ihja etturath el arabi, Bejrut,botimi i parë, 1995, f.287-288.
3. Sahih El Buhari, v.2, nr.702, 704 si dhe Muslimi v.1, nr.114.
4. Safijurrahman el Mubarekfuri, Errehijkul mahtum, Mektebetu Ubejkan, Riad, 1999, f.72-73.
5. Safijurrahman el Mubarekfuri, Errehijkul mahtum, Mektebetu Ubejkan, Riad, 1999, f.76.
6. Ibni Hisham, Essire tu ennebevije, f, v.1, Dar el ihja etturath el arabi, Bejrut,botimi i parë, 1995, f.416.
7. Fet'hul Bari bi sherh sahihul Buhari,nga Imam El Hafidh Ahmed bin Ali bin Haxher el Askalani, Daru errejan littur ath,Kajro, bot, i dytë, 1987, f.416.
8. Ibni Hisham, Ibid, f.420.
9. Muhamed el Bejanuni, El Med'hal ila ilmi ed-dave", botim i tretë, Muesesetu rrisale, Bejrut, 1995, f.80.


 


 


 


Dituria Islame 332


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)