Ai dëshironte ta pastrojë të kuptuarit e Kuranit nga ndikimet e huaja, sidomos nga israiliatet, hadithet e trilluara, tregimet, imtësitë gramatikore, glorifikimet, diskutimet e tepruara, kuptimet e tepruara alegorike, anshmëritë sektare etj.
1 Jeta dhe veprimtaria
Muhammed ibn Ab duhu ibn Hasan ibn Hajrullahu(1) lindi më 1266 h./1849 në Shemshir në Egjiptin Perëndimor. U rrit në lagjen Nasr në komunën Buhajre. Qysh si fëmijë e donte notin, kalërimin dhe shenjëtarinë.(2) Babai i tij ishte me prejardhje turkmene, kurse nëna arabe. Vetë Abduhu thotë:
"Kam dëgjuar shakaxhinjtë në vendin tonë se si shtëpinë tonë e quajnë turkmene. E kam pyetur babanë për këtë gjë, ndërsa ai më ka thënë se prejardhja jonë është nga një turkmen, i cili është shpërngulur këtu nga Turkmenistani."
Ai thotë: "Nëna ime është ar abe, me prejardhje kurejshite, pasardhës të Omer ibn Hattabit r.a."(3)
Mësimet e para të Kuranit Abduhu i mori nga familja, kurse në moshën dymbëdhjetëvjeçare u bë edhe hafiz Kurani. Pastaj kaloi në qytetin Tantë për vazhdimin e mësimit në nivele më të larta. Pas kthimit në lagjen Nasr, në vitin 1282 h./1866 martohet shumë i ri. Sërish vazhdoi mësimet, por këtë herë te shejh Dervishi, i cili e nxiti për studime, sepse Muhammed Abuduhu nuk kishte motiv për studime. Ndërkohë shkon edhe në Ezher në Kajro për të dëgjuar ligjërata, por asnjëherë duke mos e braktisur shejh Dervishin. Ky do të jetë mësuesi i tij thuajse në të gjitha fazat e jetës derisa ishte gjallë, përkatësisht sa herë që Abduhunë e kaplonte kriza në jetën rinore. Në kërkim të dijes Abduhu endet andej-këndej, dhe kjo zgjati deri në vitin 1287, kur takohet me Afganiun, i cili e vizitonte Egjiptin. Nga ai dëgjoi dhe mësoi matematikën, filozofinë, apologjetikën, por dëgjoi edhe ligjërata nga tesavufi, logjika, tevhidi, filozofia, usuli-fikhu etj.(4) Afganiu ndikoi konsiderueshëm tek Abduhu, kurse Abduhu filloi ta tregojë talentin e tij të jashtëzakonshëm. Filloi të shkruajë artikuj nëpër gazeta të vendit dhe të mbajë ligjërata vetjake. Muhammed Abduhunë filluan ta ndjekin të rinj e studentë të shumtë. Një profesor Ezheri dhe rektor, me emrin Shejh Ulejshi, duke e vërejtur këtë ndryshim, e ftoi Abduhunë në zyrë, duke e kritikuar për qëndrimet e tij në favor të mutezilitëve dhe kelamistëve. M. Abduhu u përgjigj në mënyrë këmbëngulëse gjë që bëri që shejh Ulejshi të largohet nga Ezheri.(5)
Muhammed Abduhu më 1294 h./1677, dha provimin para komisionit të Ezherit dhe arriti diplomën El-Alije (të lartë), dhe titullin Alim (i ditur), që fitoi të drejtën për profesor. Por, Abduhu vazhdoi të studiojë, madje në mënyra të ndryshme, pa e harruar studimin kritik.(6)
2. Puna shkencore dhe veprat
Duhet theksuar se përkundër faktit që M. Abduhu dha një kontribut të pakapërcyeshëm për trashëgiminë myslimane, ai mbeti ndër ne i panjohur, sepse:
1) Sektet dhe shkollat e mendim it, myslimane dhe jomyslimane, që jetuan pas tij e shtrembëruan imazhin e tij dhe të veprës së tij dhe
2) Leximi sipërfaqësor dhe njohuritë e brishta të jetës dhe veprës së tij sollën në interpretimet e gabueshme apo të pjesërishme të veprës së tij.(7)
Pas arritjes së diplomës "Alije" Muhammed Abduhu u bë ligjërues në Universitetin Ezher dhe në atë Darul-Ulum. Në Darul Ulum e ligjëronte edhe Mukaddimen e Ibn Haldunit, me synim për t'i treguar idetë reformuese në politikë e shoqëri.(8) Por, pas një kohe, Abduhusë i erdhi ndalimi shtetëror për veprim. Pas dëbimit të Afganiut nga Egjipti dhe për shkak se Abduhu kushte miqësi me Afganiun, ndalimi i veprimit të Abduhusë ishte i pritshëm. Atij iu ndalua puna në të gjitha institucionet arsimore e edukative dhe u vendos në arrest-shtëpiak. Por, pas një kohe, ai u amnistua dhe u emërua për kryeredaktor të gazetës zyrtare El-Vekai'ul-Misrijjeh.
Në vitin 1882 Abduhu sërish ishte në pamëshirën e shtetit dhe u dëbua nga Egjipti për sh kak të pjesëmarrjes në kryengritje kundër qeverisë së Egjiptit. Ai u vendos në Liban, ku kaloi një kohë të gjatë. Për disa muaj ishte edhe në Paris, ku bashkë me Afganiun vendosën ta bot ojnë revistën me emrin El-Ur vet'ul-Vuthka (Nyja e pazgjidhur). Nga Parisi e Evropa Abduhu do të zhvillojë polemika të shumta me orientalistë dhe intelektualë të tjerë perëndimorë.(9)
Më vonë sërish në Liban u aktivizua në ligjërimin e sires së Pejgamberit a.s. Pastaj filloi me tefsirin e Kuranit, sipas një metode më parë të paprovuar.(10) Më 1303 h. Abduhu e pranoi ftesën që të ligjërojë në Medresenë e Sulltanit në Bejrut, ku edhe bëri reforma arsimore, reforma në plane dhe programe mësimore dhe bëri riorganizime administrative.
Bëri ndryshime edhe në sasinë e ligjëratave, që si rezultat i reformave lindi edhe vepra e tij e njohur Risaletut-tevhid.(11) Në këtë kohë Abduhu e përkthen në arabisht edhe veprën e Afganiut Er-Rreddu ale'd-dehrijjin dhe shkruan komentin mbi Ne hxh'ul-belagën e Aliut r.a. dhe Mekamatin e Hamedanit.(12) Me ndërmjetësimin e disa personaliteteve në qeverinë egjiptiane, Abduhu u kthye në Egjipt, kurse Hedivi Abbasi II e emëroi si anëtar të Këshillit për Administrim të Ezherit më 1899.(13) Po ash tu, nga qeveria u vendos të punojë si gjykatës dhe punë të tjera gjyqësore dhe si rezultat në këtë punë ai shkroi trajtesën Takrir fi islah'il-mehakim'ish-sher'ijj eh (viti 1900), me të cilën nxiti reforma me rëndësi në gjykim sipas sheriatit.(14) Po këtë vit, M. Abduhu bëhet myftiu suprem i Egjiptit, duke i dhënë këtij institucioni një gjallëri të papashme deri atëherë.(15)
Në këshillat dhe sugjerimet që ai i dha për të gjitha nivelet e arsimit, Abduhu foli edhe për Ezherin. Ai thotë se ky universitet ishte i hapur për të gjithë qytet arët të cilët e dëshironin studimin e diturive fetare. Nuk kishte ndonjë sistem ligjëratash, as nuk përcilleshin pjesëmarrësit. Metodat e mësimdhënësve ndikonin negativisht në studentë. Ai insistonte në ndryshimin e literaturës dhe në sistemin e provimeve etj. Në kohën që vepronte në Ezher ai bëri ndryshime të caktuara, që ndikoi që Abbas pasha të ndërrojë mendimin për të, e që rezultoi me dorëheqjen e Abduhusë nga posti që kishte.(16) Abduhu i shkroi edhe shejhul-islamit të Perandorisë Osmane rreth sistemit arsimor dhe reformimit të tij, por i shkroi edhe administruesit të Bejrutit për Shamin, por nuk pati sukses.(17)
3. Midis tradicionales dhe racionales
Muhammed Abuduhu edhe pse është i njohur si racionalist, reformist, modernist, ai nuk e hedh poshtë tradicionalen, sepse raportin e arsyes dhe shpalljes nuk e konsideronte si raport mes kundërshtive, por si raport të plotësimit.(18) Por, ai nuk lejoi të bëhet rob i tradicionales dhe hedhë poshtë qëndrimet ezheriste të deriatëhershme kundrejt filoofisë, sociologjisë dhe në përgjithësi kundrejt racionalizmit. Deri atëherë në Ezher mësohej logjika dhe kelami në mënyrë konservatore, por nuk mësohej aspak filozofia. Qysh si student shkroi shkrime në mbrojtje të kelamit dhe logjikës dhe fillon të lexojë vepra të Ibn Sinait etj. Ai në vazhdimësi këmbëngulte në ixhtihad, të drejtën e studimeve kompetente, pa mbyllur rrugën dhe pa hedhur poshtë mendimet e reja të bazuara. Dyert e ixhtihadit janë të hapura, kurse taklidi është metodë e papranueshme për Islamin. Pikërisht për realizimin e reformave ai pranoi metodat mutezilite, por i vetëdijshëm se mendja nuk është e vetëmjaftueshme që me parimet e veta abstrakte të zëvendësojë parimet e qarta fetare.(19)
Për shkak të qëndrimeve të tij "revolucionare" qarqet rigide të vendit, paria fetare, e shpallën për heretik, dhe bënë çmos që ai të arrestohet ose së paku të dëbohet nga vendi. Këtë edhe ia arritën. Abduhu gjatë tërë jetës ishte në lëvizje nga vendi në vend për shkak të dëbimeve të tilla. Këtë disponim të brendshëm e ndihmuan edhe qarqet e huaja, të cilat në aktivitetin e Abduhusë shihnin një kundërvënie ndaj Perëndimit dhe jomyslimanëve. Ai me idetë e veta nuk synonte sendërtimin e unitetit të vendeve myslimane, por në vetëdijesimin e myslimanëve në bazë të arsimit dhe moralit, pa dhunë dhe pa rrënime.(20) Ulemanë e kritikonte për shkak të formalizmit rigoroz dhe për kujdesin e tepruar ndaj formalizmit të ritualeve, por edhe për abuzimin me dijet teologjike, ndërsa masën e kritikonte për shkak të ideve të pranishme fataliste, supersticioneve etj.
4. Disa ide
Edhe Muhammed Abduhu nuk e dëshironte shumë fjalën e shkruar. Mendonte se fjala e gjallë është më e afërt, më e drejtpërdrejtë. Mendonte se gjestikulacionet e ligjëruesit, lëvizjet e tij gjatë ligjërimit ndikojnë më shumë e më mirë te pala dëgjuese. I këtillë ishte edhe Afganiu. Por, për shkaqe të arsyeshme Abduhu shkroi më shumë. Vepra kryesore e M. Abduhusë ishte shpjegimi i Kuranit. Ai dëshironte ta pastrojë të kuptuarit e Kuranit nga ndikimet e huaja, sidomos nga israiliatet, hadithet e trilluara, tregimet, imtësitë gramatikore, glorifikimet, diskutimet e tepruara, kuptimet e tepruara alegorike, anshmëritë sektare etj.(21)
Për ta përshpejtuar këtë proces, Reshid Rida-ja i propozoi, kurse Abduhu e pranoi të fillojë me ligjërata nga tefsiri i Kuranit. Kjo ndodhi nga 1317 h. dhe përfundoi më 1323 h./1905, me aje tin En-Nisa', 126. Pas kësaj M. Abuduhu vdes në Aleksandri.(22) Në përgjithësi pasonte Tefsirin e Xhelalejnit, duke e kritikuar në ca aspekte, por edhe duke e përkrahur në gjërat e tjera.(23) Tef siret e tjera i ndiqte vetëm pjesërisht. Tefsiri i tij, i papërfunduar për shkak të vdekjes, do të quhet Tefsir'ul-menar, dhe bashkëme pjesën e Reshid Ridasë ka dymbëdhjetë vëllime. Ky tefsir ndër të tjera ka nxitur metodën e leximit dinamik të Islamit dhe të historisë islame, duke u bërë ndër përcjellësit më të zëshëm të zgjimit islam të traditës islame.(24) Afganiu pati thënë: "Myslimanët në të kaluarën kanë arritur lavdinë për shkak se kanë qenë dinamikë, për shkak se kanë praktikuar ixhtihadin."
Ai vazhdon të thotë: "Nëse tashmë duhet t'i kthehemi së kaluarës dhe ndihmën ringjallëse ta kërkojmë nga e kaluara, atëherë duhet t'i kthehemi së kaluarës dinamike."(25)
Nevojën e ixhtihadit Muhammed Abduhu e arsyeton me fjalët: "Në Ditën e Gjykimit Zoti nuk do të na pyesë për mendimet e komentuesve dhe mbi atë se si ata e kanë kuptuar Kuranin, por do të na pyesë për Librin e Tij të cilën e ka shpallur të na udhëheqë dhe neve të na dhurojë udhëzim."(26)
Muhammed Abduhu ka ndjekur disa parime thelbësore:
1) Braktisja e imitimit të verbër dhe të kuptuarit e fesë në dritën e brezit të parë të myslimanëve, para plasaritjeve mes tyre; ai mendonte se ulemaja tradicionale duhet të heqë dorë nga taklidi dhe të hapë derën e ixhtihadit. Kjo qasje nuk i pëlqeu shumicës egjiptiane.(27)
2) Lidhja mes fesë dhe arsyes duhet të trajtohet drejt. Ai thotë: "Vetë arsyeja nuk është e mjaftueshme që të arrihet fati në jetën e njeriut, pa udhëzimin hyjnor."(28)
"Kurani e ka nderuar arsyen duke i dhënë vend përkatës se lumturia arrihet me anë të arsyes dhe se me të bëhet dallimi ndërmjet së vërtetës dhe pavërtetës."(29)
Ai gjithashtu kritikon mënyrën e shpjegimit islam në të kaluarën duke thënë se komentuesit më shumë kanë shpjeguar fjalën e Kuranit sesa mendimin e tij.(30)
Ai mendonte se Islami duhet të kuptohet si mendim i gjallë, dinamik, gjithnjë i hapur, që ofron aq sa në momentin e caktuar i nevojitet dhe sa është i aftë që në të të zbulojë, duke u shërbyer me të gjitha mjetet dhe të arriturat.(31)
5. Aktiviteti shoqëror
Muhammed Abduhu është dijetari egjiptian që ndër të parët vërejti se reformat janë të domosdoshme për ta ndalur shkatërrimin e shoqërisë myslimane. Ai mendonte se reforma në Egjipt është më e nevojshme sesa vetë revolucioni, dhe për këtë propozoi reforma në arsim në vend të revolucionit të armatosur që ishte si ide e Afganiut.(32) Karen Armstrongu mendon se pikërisht për këtë shkak shteti i Egjiptit i lejoi atij të kthehej në vend nga mërgimi.(33)
Edhe pse i respektonte institucionet politike, ekonomike e arsimore perëndimore, ai nuk mendonte se ato mund të implementoheshin në botën mys limane në tërësi, por ka nevojë të futeshin edhe ide tradicionale islame, që të bëhen të kapshme për masat myslimane. K. Armstrongu mendon se idetë e Abduhusë u zbatuan në Egjipt rreth viteve të njëzeta të shekullit XX e deri sot.(34) Zëvendësimi i ligjeve sheriatike me ato evropiane në Egjipt e dërrmuan M. Abduhunë, por edhe tregtia dhe zejtarët e vendit. Perëndimizimin e Egjiptit M. Abduhu e quajti "vërshim të shkencës", e cila ka përmbytur besimtarët tradicionalistë:
"Kjo është epokë në të cilën është vendosur lidhja ndërmjet nesh dhe kombeve të qytetëruara, në të cilën e kemi njohur pozitën e tyre të jashtëzakonshme ... dhe cilësinë e mesme të jetës të cilën ne e jetojmë, që dëfton pasurinë e tyre dhe varfërinë tonë, krenarinë e tyre dhe turpin tonë, fuqinë e tyre dhe dobësinë tonë, triumfet e tyre dhe mangësitë tona."(35)
Sipas mendimit të tij, idetë dhe institucionet shekullariste janë futur me nxitim në vend, i cili ka rrënjë të thella fetare. Edhe pse ato institucione kanë mirësi, Egjipti ato nuk duhet t'i kopjojë në tërësi.(36) Ai ishte kundër mënyrës evropiane të qeverisjes, por ishte edhe kundër despotizmit lindor në vendet myslimane, prandaj ishte për asimilim të brendshëm, për shkrirje të qytetërimit perëndimor, por pa braktisje të ideve bazore islame, dhe për një sintezë të mundshme të të dy faktorëve.(37)
Muhammed Abuduhu, krahas përparësive, kishte edhe dobësitë e veta. Kundërshtarët numërojnë shumë prej tyre. Njëri nga gabimet e rënda, sipas disa qarqeve, është pjesëmarrja në lozhat masoniste, së bashku me Afganiun. Sipas Abduhusë kjo ka ndodhur në rini, por më vonë është tërhequr. Por, aktiviteti i gjithëmbarshëm i tij ka qenë pozitiv, që nuk lë dyshim në përkatësinë e tij ideore.(38)
Abduhusë i zihet për të madhe edhe për angazhimin ndërfetar (hebraik, kristian, islam) dhe për afërsinë e tij me anglezët, që sërish arsyetohet me rrethanat momentale politike, sepse vepra e tij e shkruar i demanton akuzat e rivalëve. Vërejtje tjetër është se ai ishte përfaqësues i zëshëm i pavarësisë së arabëve prej Perandorisë Osmane.
Edhe fjala e shkruar mund të ndahet në dy kampe: ajo në të cilën Abduhu fton në Unionin Islam (El-Xhamia el-islamijjeh) dhe ajo në të cilën ai fton në af rimin me qytetërimin perëndimor dhe mendimin bashkëkohor perëndimor.(39) Kjo mund të arsyetohet me qëndrimin se ai kultivon idetë panislamiste, por pa shkëputur dhe refuzuar të arrit urat perëndimore, sidomos vlerat teknologjike.
Muhammed Abduhu vdiq më 1905 dhe u varros në Kajro, me respektin më të madh të vendit të vet, por pa i përfunduar projektet e nisura. Ai vdiq duke ftuar myslimanët t'u hapen vlerave perëndi more, por duke mbetur të përkushtuar ndaj fesë së vet islame, si e vetme që mund t'u përgjigjet në mënyrë të plotë sfidave jetësore, jo duke rrënuar në emancipimin e tyre por duke u përpjekur fuqishëm në ndërtimin e njeriut dhe brezit të ri nëpërmjet mësimit e edukimit.(40) Ai përkujtohet edhe pas vdekjes, e kjo ndodhi në vitin 35 nga vdekja, më 1935, kur Shoqëria e Rinisë Myslimane në Kajro bëri një miting publik për ta kujtuar personalitetin El Ustadh El-Imam (Profesori dhe Imami).
6. A nevojitet sot M. Abduhu
M. Abduhu meriton të lexo het e të studiohet edhe aktualisht, sepse "ai ishte hulumtues i shpirtrave, përpunues, më së paku dogmatist, personalitet këmbëngulës dhe i aftë të ndryshojë njerëzit, ta përgatisë dhe ta ndezë rininë me synimin vetjak për rimëkëmbjen e brendshme."
Nëse "domethënia e mësim it filozofik matet me llojllojshmërinë e ideve dhe unanimitetin e parimeve", siç thotë Henry Bergsoni, atëherë idetë e Muhammed Abduhusë, edhe pse modeste, sollën deri te reformat në Egjipt, edhe shoqërore, edhe fetare, edhe teologjike,(41) por edhe jashtë Egjiptit, në botën ar abe-myslimane, madje edhe në trojet shqiptare, nëpërmjet studentëve dhe imamëve tanë, Ab dullah Telakut, Ibrahim Dalliut, Ali Korçës, Vexhi Demirajt, Bed ri Hamitit etj.
________________________________
1. Shkurtimisht për të shih: Nexhat Ibrahimi, Fjalori Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, (dorëshkrim).
2. Abdul Kadir Muhammed Salih, Tefsir i mufe siri u savremenom dobu, Sarajevë, 1429 h./2008, fq. 428.
3. Muhammed Reshid Rida, I, po aty, fq. 16. Shumë dijetarë arabë apo të tjerë, personalitete shkencore, politike e të tjera, apo përkrahësit e tyre, pretendojnë se kanë prejardhje të lartë, me Pejgam berin a.s. apo me ndonjë prej sahabëve të mëdhenj, por të dhënat shkencore historike këtë nuk e provo jnë. Andaj edhe besueshmëria e tyre vihet në pikëpy etje. Në fund të fundit, njeriun nuk e bën të madh prejardhja e lartë, por fjala e vepra.
4. Muhammed Reshid Rida, I, po aty, fq. 26.
5. Zuhdija Adilović, po aty, fq. 37.
6. Muhammed Reshid Rida, I, poaty, fq. 140.
7. Osman Emin, Muhamed Abduhu i njegova škola, në: M. M. Sharif, po aty, fq. 460.
8. M. M. Sharif, po aty, fq. 467.
9. Shih: Ahmed Smajlović, Filozofija orijentalistike i njen utjecaj na savremenu arapsku književnost, Sarajevë, 1433 h./2012, fq. 637 etj.
10. Muhammed Reshid Rida, I, po aty, fq. 391.
11. Muhamed Abduhu, Ri salet'ut-tevhid, në përpunim të Muhammed Reshid Ridasë, fq. 2. Në veprën e tij Risalet'ut-tevhid M. Abduhu synoi të tregojë para kundërshtarëve të vet se teologjia islame është tolerante, liberale dhe racio nale dhe bazë e fuqishme e ngritjes evropiane. Shih: Henry Laoust, po aty, fq. 310.
12. Xh. Afgani - M. Abduhu, El-Urvet'ul-vuthka, fq. 32.
13. Zuhdi ja Adilović, po aty, fq. 40.
14. Nerkez Smailagić, Leksikon, po aty, fq. 422.
15. M. M. Sharif, po aty, fq. 462.
16. Mevkif'ul-'akli ve'l-ilmi ve'l-'ālemi min Rabb'il-'ālemin ve 'ibadih'il-murselin, I, fq. 133-134, sipas: Zuhdija Adilović, po aty, fq. 43.
17. Henry Laoust, po aty, fq. 309.
18. M. Abduhu mendon se njeriu udhëhiqet nga katër faktorë: 1. In stinkti, 2. Shqisat, 3. Arsyeja dhe 4. Shpallja dhe pe jgamberët. Sipas: Nerkez Smailagić, Uvod u Kuran , Zagreb, 1973, fq. 207.
19. M. M. Sharif, po aty, fq. 469.
20. ibid, fq. 469-470.
21. Muhammed Abduhu, Tefsir'ul-menar, I, fq. 7.
22. Fahd ibn Abdurrahman Er-Rumi, Menhexh'ul-medrese, po aty, fq. 145.
23. Muhammed Reshid Rida, I, poaty, fq. 768.
24. Enes Karić, Tumačenje Kurana i ide ologije XX stoljeća, Sarajevë, 2002, fq. 14.
25. Enes Karić, Tumačenje Kurana, poaty, fq. 15. 26. Mu hammed Abduhu, Tefsir'ul-menar, I, fq.
26, sipas: Enes Karić, Kuran u savremenom dobu, I, po aty, fq. 476.
27. Tarik Kulenoviq, Islami politik, Lo gos-A, 2012, fq. 153.
28. Muhammed Abduhu, Ri salet'ut-tevhid, fq. 128-129.
29. ibid, fq. 19. Krhs.: Zuhdija Adilović, po aty, fq. 49.
30. Enes Karić, Se mantika Kurana, Sarajevë, 2008, fq. 650.
31. Tar ik Kulenoviq, po aty, fq. 155.
32. Ibid, fq. 150.
33. Ibid, fq. 151.
34. Ibid, po aty, fq. 152.
35. Karen Armstrong, Bitka za Boga, Sarajevë, 2007, fq. 197.
36. Ibid, fq. 199.
37. NerkezSmailagić, Leksikon, po aty, fq. 422.
38. Shih: Abdulkadir Muhammed Salih, po aty, fq. 430.
39. Muhammed Muhammed Husejn, I, po aty, fq. 328-329.
40.Henry Laoust, po aty, fq. 310.
41. Krhs.: M. M. Sharif, po aty, fq. 471-472.
Nexhat Ibrahimi