Dy studentë mysliman nga Bangladeshi fitojnë sfidën e SpaceXAI në MIT

 


Dy studentë mysliman nga Bangladeshi, Ashraful Islam Tutul dhe Md. Tanvir Ibn Alam kanë fituar një nga sfidat e sponsorizuara nga SpaceXAI në HackMIT 2026, një garë ndërkombëtare të teknologjisë që zhvillohet në MIT. 
Studentët, të cilët studiojnë në Truman State University, prezantuan projektin Scutaris, një platformë që përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar rrezikun e përplasjeve mes satelitëve dhe mbetjeve hapësinore.
Scutaris analizon më shumë se 9,000 të dhëna për satelitë dhe objekte në orbitë, duke përdorur të dhëna reale hapësinore. Sistemi identifikon objektet që mund të paraqesin rrezik, analizon lëvizjen e tyre dhe i paraqet informacionet përmes një vizualizimi 3D të Tokës.
Në këtë mënyrë, një sasi e madhe të dhënash komplekse shndërrohet në informacion më të lehtë për t'u kuptuar dhe për t'u përdorur në identifikimin e rreziqeve në orbitë.
Projekti u zhvillua gjatë HackMIT, më 19-20 shtator 2026, dhe u përzgjodh si një nga dy fituesit e sfidës "Make It Legendary" të SpaceXAI.
Arritja e tyre vjen në një kohë kur numri i satelitëve dhe i mbetjeve hapësinore rreth Tokës po rritet, duke e bërë gjithnjë më të rëndësishme monitorimin e trafikut orbital dhe parandalimin e përplasjeve.
Me Scutaris, dy studentët kanë sjellë një zgjidhje që bashkon inteligjencën artificiale, të dhënat reale hapësinore dhe teknologjinë 3D për të adresuar një nga sfidat në rritje të eksplorimit dhe përdorimit të hapësirës.


 


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Simpozium shkencor për Muhamedin a.s. në Gjilan (VIDEO)