Kur një grua bëhet më e bukur?

Një ditë, Vetja ime – tërë kohën duke më ndaluar nga e mira, duke më joshur në një gjë të keqe – më pyeti, “Kur një grua bëhet më e bukur në sytë tuaj?

E pyeta: “Pse dëshiron ta dish?”

Vetja ime tha: “Nëse ju tregoj, a do të përgjigjesh në pyetjen time?”

Unë i thashë: "Po!"

Vetja ime tha: "Shejtani - mësuesi ynë i madh - është duke bërë një studim se ç’e bën një grua më të bukur në sytë e njerëzve.”

E pyeta: "Për çfarë shërben ky studim?

Vetja ime tha: "Ai dëshiron të bëj një enciklopedi që do të shpërndahet në mesin e djajve të njerëzimit dhe xhinëve. Ai kërkon afrimin tonë që të jetë më shkencore! Tani më thoni, kur gruaja bëhet më e bukur në sytë tuaj?"

E pyeta: "A keni mënyra për ta bërë një grua më të bukur në sytë e njerëzve?"

Vetja ime tha: "Po, ka shumë mënyra; manierizmi (stil i veçantë që nuk i ndjek rregullat tradicionale dhe provon të paraqes një imazh të bukurisë që është më i perfeksionuar sesa natyral – (shën. i përk.) dhe dukja. Çdo njeri ka preferencat e tij.”

Unë i thashë: "Ndoshta ju mund të përmendni disa nga to dhe unë do të zgjedh!”

"Në rregull! A preferoni një grua bionde apo zeshkane?” “Asnjërën!”

"A ju pëlqen një grua me flokë të gjata apo të shkurta?" "Asnjëra!"

"E hollë apo e trashë?" "Asnjëra!"

"A ju pëlqen ajo që zbulon flokët e saj?" "JO!"

"A ju pëlqen ajo që vesh rroba të ngushta dhe të shkurta?” "JO!"

"Po ajo që zbulon supet dhe kofshët e saj?" "Në asnjë mënyrë!"

"Po në lidhje me atë që tundet krahpërkrah derisa është duke ecur, godet dyshemenë me thembrat e saj të larta si dhe flet ëmbël me meshkuj??” “JO?”

"Ju nuk i pëlqyet ndonjë nga ato që përmenda për ty? Nuk mund të mendoj për asgjë tjetër?”

“Vërtet? Provo të kujtohesh!”

.... (Heshtje) ... pastaj Vetja ime buzëqeshi tinëzisht, “I LIG!!”

Ti e pëlqen një grua të veshur me bikini!!” “Uff! JO!!”

.... (Heshtje) ... pastaj përsëri Vetja ime buzëqeshi, Ti je njeri i keq!” “Çfarë?”

"Ti e pëlqen një grua që e mbyll derën dhe të thotë eja?" "JO!"

”Nuk kam më propozime; por më thuaj ti se çfarë e bën gruan më atraktive tek ti?”

"OK! Kur gruaja turpërohet dhe skuqet.”

“Skuqet?” – Nuk ju kuptoj?”

"Ajo bëhet më e bukur kur e ul shikimin e saj”

"E ul shikimin e saj?!!! Ç’po ndodh me ty? Fol më qartë!”

"Gruaja bëhet më atraktive, kur bëhet më modeste dhe e turpshme. Modestia është gjëja që më tërheq mua dhe shumë burra të tjerë. Sa më shumë një grua të jetë modeste aq më atraktive ajo bëhet… A e kuptoni??"



Përktheu dhe përshtati:
Safet Pllana


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)