Prej 48.000.000 banorëve sa ka Burma (emri i ri Myanmar) 15% prej tyre janë musliman. Ndërsa shumica tjetër e popullatës janë budistë. Muslimanët jetojnë në zonën e cila quhet Arakan.
Në Arakan, zonë e cila është e pasur me petrol dhe gaz natyror, në vitin 1430 është formuar shteti islam i cili mbronte ekzistimin 350 vite me radhë, por në fund të kësaj periudhe budistët me pushtimin e Arakanit e shkatërruan këtë shtet.
Menjëherë pasi që muslimanët në vitin 1783 humbën qeverisjen politike, budistët filluan me anë të presionit të zbatojnë politikën me qëllim të shkatërrimit fizik të muslimanëve.
Në shekullin 20 kampanja kundër muslimanëve u zhvillua me një shpejtësi të madhe dhe në vitin 1942 është kryer një masakër në Arakan i cili përfundoi me vrasjen e 100.000 muslimanëve. Në këtë masakër mijëra muslimanë janë sakatosur dhe janë detyruar të zhvendosen.
Pas përfundimit të administrimit anglez në vitin 1928 Burma fitoi pavarësinë. Gjenerali Ne Win, i cili në pushtet erdhi me grushtshtet, në vitin 1962 i mobilizoi të gjitha mundësitë shtetërore dhe forcat për shkak të shkatërrimit të muslimanëve. kishte për qëllim përdorimin e të gjitha formave për largimin e muslimanëve nga feja e tyre. Muslimanët mbeten pa të drejta politike, institucione edukative muslimane dhe xhami të cilat ishin mbyllur.
Ishte e ndaluar shkuarja në haxh, prerja e kurbanit, namazi në xhemat. Krahas shpërnguljeve muslimanët përbëjnë shumicën në Arakan. Si shkaktarë i burgosjeve dhe torturave më shumë se një milion musliman ishin të detyruar të braktisin Burmën. Regjimi në Burmë për shkak të fshehjes së barbarizmit të kryer nuk ka pranuar gazetarë të jashtëm, bile edhe tregtarë.
Sipas të dhënave të organizatës për të drejtat e njeriut në periudhën 1962 - 1988 në Arakan janë vrarë 20.000 musliman, qindra gra janë dhunuar, ndërsa e gjithë pasuria e muslimanëve është konfiskuar. Mediat shtetërore janë përdorur për dhënien e lajmeve të rrejshme për Islamin. Në verën e vitit 1978, 200.000 muslimanë ishin detyruar të shpërngulen në Bangladesh.
Pas dorëheqjes së gjeneralit Ne Wina në vitin 1988 janë ndërruar regjimet civile dhe ushtarake, por në vend se të ndalet barbarizmi, përkundrazi, ajo vetëm se është rritur.
Në këtë periudhë është zbuluar se 700 persona të cilët i përkasin pakicës muslimane të përmbytur në afërsi të Bangladeshit. Në vitin 1994 më shumë se 100.000 janë mbytur pa u gjykuar fare. (Harun Yahya - Dimri i Islamit dhe pranvera e cila pritet)
Njëri ndër problemet më të mëdha të muslimanëve të pambrojtur në Burmë është mosekzistimi i lidhjes me botën e jashtme dhe pamundësia e paraqitjes së barbarizmit, sepse qeveria kishte ndaluar hyrjen e të huajve në disa zona. Pas vitit 1990 përsëri ndodhi një gjakderdhje e madhe dhe 200.000 musliman në vitin 1992 janë detyruar të shpërngulen për në Bangladesh e cila si shtet me shumicë islame krahas vështirësive të veta ishte detyruar t'u ofrojë strehim dhe ushqim për refugjatët nga Burma.
Apeli për ndihmë i cili vie nga Burma dhe Bangladeshi duhet ta dëgjojë e gjithë bota. All-llahu i Madhërishëm në Kur'an urdhëroi që t'i ndihmohet atyre të cilët gjinden në vështirësi dhe të cilët janë të dëbuar nga vendlindja e tyre.
Ja, kështu! Në pushtet ishte ateisti, komunisti, erdhi budisti - kurrfarë ndryshimi. E shikon botën - Në Lindje përralla të vjetra, në Perëndim asgjë të re.