Gjakova në 12 vjetorin e lirisë

Me rastin e ditës së çlirimit 12 vjetorit të lirisë, më 14 qershor 2011Gjakova ishte stolisur me petkun festiv

Me këtë rast Komuna e Gjakoves, ka organizuar program të pasur kulturorë. Në manifestim kanë qenë të ftuar edhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, në mesin e të cilëve ishin Bedri ef.Kida, Esat ef.Rexha dhe Florim ef.Mellova.

Të pranishmëve, në fillim, iu drejtua Kryetari i Komunës dr.Pal Lekaj i cili ndër të tjera tha:
Të nderuar Familjarë Të rrespektuar Veteran të Luftës. Shumë të rrespektuar Akademik, Minir Dushi, Mark Krasniqi, Pajazit Nushi. Të nderuara struktura të jetës politike, të Policisë së Kosovës, të Prokurorisë e Gjyqit. Forca të KFOR-it, Asambleistë dhe drejtorë. Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjakovës
Kjo ditë kur ne e kthejmë kujtesen tonë për 12 vite më parë, edhe më tej na duket një e djeshme, ngase dhuna e cila kishte bërë jetë të gjatë ndër ne nuk mund të shlyhet edhe shumë vite tjera edhe pse jetojmë në një realitet krejt të ri.
Nga kjo e djeshme, shumë familje, vazhdojnë ta kenë dhimbjen ngase dhanë më të dashurit e tyre që ne sot të kemi mundësi të festojmë, shumë të tjera trokasin dyerve relevante të dijnë për ata që janë në listën e të zhdukurve, përderisa ky vend i yni edhe ishte shkatërruar në masë.
Por, kjo e djeshme shumë e dhimbshme, me të gjitha ato që ndodhen me kosto të lartë njerëzore dhe ekonomike, tek ne duhet ta transmetojë vetëdijen për ta mbajtur në kontollëë kujtesen. Kjo kujtesë duhet të na thotë, se, për të ardhur deri këtu, ku sot jemi së bashku struktura të shtetit të ri, personalitete të dijës dhe familjarë meritorë, është bërë një rrugëtim i gjatë me sakrificë.
Për të ardhur deri këtu, është dashur të dalë një plejadë e mendjësisë intelektuale në konkurencë me forca të rrezikshme denigruese. Është dashur të protestohet ndaj padrejtësisë që i bëhej këtij populli shqiptar, kanë migruar dhe braktisur vendlindjen, është dashur të burgosen e të torturohen. Dhe ka qenë e detyrueshme të krijohet Ushtria Çlirimtare, të flijohen dhe të vie deri te e sotmja që pos si ditë Çlirimi duhet ta quajmë edhe ditë Krenarie.
E kaluara nuk guxon të na mbajë peng e të mos kremtojmë. Kremtimi i tri viteve të fundit bëhet me konjuktura të shtetit.
Bëhet në realitet të ri duke u ndërtuar e zhvilluar jeta. Bëhet duke konkuruar në trended evropiane. Bëhet duke i ofruar botës potencial njerëzor me rini të shkolluar dhe me moshën më të re në rajon.
Kur jemi te sukseset, duhet të pranojmë faktin se kërkohet edhe më shumë nga përgjegjësitë institucionale. Pikërisht këtë ditë të çlirimit duhet ta pranojmë se jemi në borgj dhe në obligim ndaj qytetarit.

Të nderuar të pranishëm
Përvoja po në mëson se kur mbyllen konfliktet, e para gjë që i duhet vendit është krijimi i një fryme liberale e demokratike, për të mundësuar krijimin e një sfere publike, për të pasur mundësi secili të afirmojë botëkuptimin realist.
Që të jetë kështu, duhet të kemi kujdes nga ambicjet autoritariste. Ne zbulojmë rolin tonë nëpërmjet marrëdhënjeve me të tjerët. Kur ne nuk na intereson e kaluara, kur harrojmë meritorët dhe kur i braktisim ata që premtojnë, ne fillojmë të rrënojmë edhe atë vepër sado të vogël që kemi bërë.
Kur jemi te meriotërët, kësaj lirie, këtij vendi dhe këtij populli martirë, po i mungon një dëshmi e gjallë e sacrifices, patrioti, ushtaraku dhe lideri Ramush Haredinaj, i cili krejt padrejtësisht ndodhet në gjykaten ndërkombëtarëve, për ta rivërtetuar pafajësinë.
Nëse dita e çlirimit është atribut i luftëtarëve çlirimtarë, është meritë dhe atribut i vetë ndërkombëtareve që na ndihmuan të jemi deri këtu, pse të jetë i mbyllur duke provokuar vetë luftëtarët e lirisë, duke martirizuar edhe më tej familjen Haredinaj dhe të tjerë. Ne shpresojmë ta kemi këtu liderin tonë shpirtëror në përvjetore tjera.
Gjakova është shpallur Zonë Martire, sepse këtu ndodhi lufta, këtu u dëshmua sakrifica. Gjakova, ditën e çlirimit e ka të përzier në mes dhemjes dhe festimit.
Por. sot ne do ta ngrisim lartë e më lartë flamurin, kudo nëpër ato zona ku u zhvillua lufta në Rekën e Keqe, në Dushkajë, në Hasë, në Çabrat dhe në nëpër familjet tona.
Unë në emrin e tim, në emrin e bashkëpunëtorëve të Komunës së Gjakovës, të gjithë atyre që dhanë për çlirimin e Kosovës, që dhanë dëshmorë e martirë, u jemi mirënjohës dhe do të ruajmë rrespektin duke i konsideruar meritorë për këtë të sotme të lirë. Falenderojmë forcat e NATO-s, Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe atyre forcave ushtarake italiane që hynë të parët në Gjakovë për të shpëtuar edhe një jetë njeriu.

Lavdi të gjithë të rënëve për Lirinë e Kosovës.
Urime dita e Çlirimit të Gjakovës, urime dita e Lirisë.



Perzgjodhi per shtyp
Esat ef.Rexha