8 vite pas shpërnguljes në Ahiret të Alija Izetbegoviçit

“Dëshiroj t’më kujtojnë si njeriun të cilin populli i BeH-së gjithmonë e kanë pasur në zemër”

Ditën e mërkurë, më 19 tetor, janë bërë tetë vite nga vdekja e presidentit Alija Izetbegoviç, komandantit suprem, politikanit, filozofit, humanistit, i cili tërë jetën e tij ia ka kushtuar luftës për të drejtat e njeriut.

Me leximin e kaptinës Jasin, lutjes te varri dhe leximit të hatmes nëpër xhamia, qytetarët e BeH-së e përkujtuan presidentin e tyre të parë Alija Izetbegoviqin.

Presidenti i ndjerë ishte njëri nga pushtetarët dhe mendimtarët më të mëdhenj të kohës moderne, luftëtar i madh për mbijetesën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe afirmimin e identitetit kombëtar boshnjak. Ishte një luftëtar për demokracinë, për të drejtat e njeriut dhe lirinë e çdo individi. Lëvizjet e tij të mençura janë tërhequr edhe nga ata që nuk e pëlqyen. Në momentet më të vështira i ka paralajmëruar pjesëtarët e ushtrisë dhe të MUP-it, që mos të hakmerren duke bërë krime, për çka një ditë të gjithë do të japin llogari, para gjykatave ndërkombëtare.
Është nderuar me shumë çmime dhe shpërblime, të tilla si çmimi i mbretit Fejsal, medaljen e Qendrës për demokraci nga Uashingtoni. Ndërsa gazeta më me ndikim dhe me tirazhin më të madh në Spanjë ‘El Mundo’ e zgjodhi personalitet të vitit 1995.
Universiteti Marmara në Stamboll në vitin 1997 ia dha titullin e nderit doktor i shkencave juridike për kontributin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendosjen e paqes. Në Forumin e Cran Montanes në vitin 1998 ishte fitues i çmimit prestigjioz për promovimin e të drejtave të njeriut. Ai dinte të thoshte: "Bosnja është një vend i komplikuar: “Tri religjione, tri kombe dhe të tjerë. Nacionalizmi është i fortë në të tri kombet, dy prej tyre kanë shumë racizëm, shovinizëm, separatizëm, dhe ne tani duhet të bëjnë një shtet nga të gjitha këto."

Richard Holbrooke thoshte: "Mendoj se ky shtet nuk do të ekzistonte nëse nuk do të ishte Izetbegoviç. Të gjithë njerëzit bëjnë gabime, edhe ai, por e përsëris, pa atë nuk do të kishte Bosnje e Hercegovinë”. Këtë, gjithashtu, e ka thënë edhe Millosheviq në Dejton. Ai tha se Izetbegoviç ka fituar. Presidentit Alija Izetbegoviq në fazën më kritike të Bosnjës dhe Hercegovinës ishte në krye të popullit të kërcënuar me zhdukje, e vendi me ndarje dhe çrrënjosje të të gjitha gjurmëve të kulturës. Qëndroi në krye të boshnjakëve kur ata ishin: etnikisht dhe politikisht të papjekur, të paorganizuar, të paarmatosur, dhe të dyshimtë në njëri-tjetrin. Në rrethana të tilla të kërkohet referendumi dhe lufta për pavarësi, është një heroizëm i vërtetë, ndërsa me njerëz duarthatë të nisesh në betejë me agresorin ka qenë edhe më vështirë ... Dëshira e presidentit të ndjerë ishte të varroset pranë bashkëluftëtarëve të tij, në vendin e shehidëve në Kovaçi,e kjo dëshirë i është plotësuar. Në ditën e xhenazes së presidentit të ndjerë Izetbegoviç, të mërkurën më 22 tetor 2003. shiu binte vazhdimisht, por askush nuk është ankuar, përkundrazi çdo njëri dëshironte të jetë sa më afër tabutit të njeriut që i kanë borxh jo vetëm kjo, por edhe gjeneratat e ardhshme.



Përgatiti: Esat Rexha