UNESCO vitin 2011 e shpalli si "Viti i Evlija Çelebiut"

Ministria e kulturës dhe turizmit të Turqisë ka organizuar ekspozitën me emrin „Bota e Evlija Çelebiut“, e cila prezanton tregimin për Evlija Çelebiun dhe për „Udhëpërshkrimin“ e tij ose „Seyahatnami“.

Gjatë udhëtimit të sajë, ekspozita i është prezantuar qytetarëve të provincës së Kayserti dhe Çorum.

Të dhënat nga „Udhëpërshkrimi“ i Çelebiut i janë prezantuar opinionit përmes mjeteve vizuele për t’iu vënë në dispozicion një audiencë më të gjerë.

Qëllimi i këtij vidioinstalimi është njohja e gjeneratës së re me Evlija Çelebiun.

Evlija Çelebiu i ka përshkruar në detaje vendet nëpër të cilat ka udhëtuar, atë që ka parë në ato vende, nga stilet arkitektonike gjer ke ushqimet, format e tregtisë dhe stilet e veshjes.

Evlija Çelebiu vizitoi kryeqendrat e rëndësishme në rrethin që mbulon 20-22.000.000 kilometra katrorë hapësirë, shumë ishuj në Detin Mesdhe dhe të Zi, duke përfshirë edhe Krimenë. Në librin e tij, dha një përshkrim të detajuar të zakoneve dhe traditave, shoqëritë, dhe kafshët e vërejtura në vendet në të cilat ai udhëtoi.

“Udhëpërshkrimit” e Evlija Çelebiut, i cili jetën e tij e kaloi mbi kalë, duke udhëtuar, kanë lënë gjurmët e veta, edhe në ditët e sotme



Përktheu: Esat Rexha