Si do të duket Xhamia e re e Tiranës

Xhamia e re, e cila do te ndertohet ne sheshin e Namazgjase, pritet te “strehoje” 2500 besimtare, te cilet kryejne rregullisht ritet e faljes.

Pas hapjes se drites jeshile, me ane te vendimit te qeverise per kthimin e 2500 metrave katrore ne pronesi te Komunitetit Mysliman Shqiptar, nje tjeter mbeshtetje erdhi se fundmi nga kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha. Ende nuk eshte bere nje projekt per xhamine e re, pasi pritet dhenia e lejes se shesh-ndertimit per xhamine, e megjithate, Komuniteti e ka nje ide paraprake se si duhet te jete Xhamia. Detajet e deritanishme ne lidhje me kete veper aq te mezipritur nga besimtaret, i shpjegon per gazeten “Koha Jone”, drejtori i Marredhenieve me Publikun ne KMSH, Agron Hoxha.

Falje ne pune

Sipas drejtorit te Marredhenieve me Publikun ne KMSH, Agron Hoxha, mjaft ndermarrje private kane hapur vende te posaçme per faljen e punonjesve, te cilet per shkak te punes, nuk kane mundesi te shkojne ne xhami, por e kryejne kete rit ne zyre. Kjo sidomos te “xhumave”, ose te premteve.

z.Hoxha, tashme dihet se Xhamia e re do te ndertohet ne sheshin “Namazgja”. Ne cfare faze jane perpjekjet?

Ne fakt, ne presim qe te na miratohet leja e shesh-ndertimit per xhamine e re. Sic edhe e kemi bere me dije, qeveria na ka kthyer truallin prej 2570.5 m², ndersa 2.800 metra katrore i kishim ekzistuese, ngjitur me kete siperfaqe qe na ktheu qeveria. Po presim qe kjo siperfaqe te na llogaritet si nje e tere. Kur te mblidhet Keshilli i Rregullimit te Territorit, do te mirepresim vendimin per dhenien e lejes. Me pas, do te shpallim menjehere procedurat e konkursit, me qellim qe studiot arkitekturore te paraqesin projektet.

Si do te jete xhamia e re, a keni krijuar nje ide?

Sic jua thashe me siper, se si do te jete xhamia e re, do te mund ta zbulojme vetem kur studiot te paraqesin projektet dhe ne, te miratojme me te mirin. Megjithate, jane disa ide te pergjithshme, kyce, mbi te cilat do te bazohemi, dhe normalisht duhet te bazohen edhe studiot. Nje nga keto eshte fakti qe xhamia duhet te funksionoje jo vetem si vend faljeje, por edhe si qender kulturore.

Me konkretisht, cfare eshte menduar qe te kete ne kete xhami?

Ajo do te jete e ndertuar me disa nivele, pra kate. Do te kete karakter multifunksional. Me konkretisht, ne te do te kete salla konferencash, biblioteka, salla interneti, ambiente per te rinjte, pasi kohet e fundit po vihet re nje tendence e te rinjve per t’u bere praktikues te fese islame, pra ndjekes te ritit te faljeve. Por, e rendesishme eshte qe xhamia te kete disa elemente qe e bejne te duket qe eshte e tille.

Cilet jane keta elemente qe duhet ta dallojne qe godina ne fjale eshte xhami, dhe jo nje objekt tjeter?

Se pari, xhamia duhet te kete nje minare. Per shembull, nje minare si ajo e xhamise se Et’hem Beut do te ishte ideale, pasi ajo eshte fine, elegante. Nje tjeter element qe duhet te karakterizoje nje objekt te tille kulti, eshte kupola ose catia qe duhet te jete karakteristike. Nga ana tjeter eshte shume e rendesishme qe xhamia te jete e hapur. Ne c’kontekst? Xhamia nuk duhet te jete e rrethuar me avlli ose me ndonje mjet tjeter rrethues, por duhet te konceptohet si e hapur dhe e prekshme nga te gjithe. Nga vete fjala xhami, kuptohet nje vend ku mblidhen njerezit, pra xhamia duhet te jete ne funksion te permbushjes se besimit te tyre. Nje tjeter element ka te beje me faktin qe te gjitha xhamite duhet te drejtohen nga Qabja e Mekes, sikunder per shembull kishat duhet te kene drejtimin nga Jeruzalemi. Pasi ne te japim udhezimet dhe kriteret tona, do te jete firma zbatuese dhe ekspertet, ata qe do te merren me detajet teknike.

Po me ambientet perreth xhamise, si do te veprohet? Kam parasysh se vendi ku do te ndertohet xhamia tani sherben si lulishte per femijet dhe te moshuarit.

Dhe do te vazhdoje te sherbeje ne kete menyre. Ne nuk do ta konceptojme xhamine si nje grumbull betoni, por ajo do te jete e rrethuar nga gjelberimi dhe pemet. Nese do te prishen dy peme per te ndertuar xhamine, do te mbillen kater te tjera perreth saj. Ne te gjithe jemi per gjelberimin, pasi betonizimi nuk i ben mire askujt, as neve, as femijeve tane. Dhe pikerisht per kete fakt, lulishtja do te vazhdoje te funksionoje si e tille dhe te jene ne funksion te njerezve.

Dihet qe ne kete zone eshte problem per parking. Ata qe vijne nga larg per t’u falur, ku do t’i vendosin makinat?

E kemi menduar edhe kete ceshtje, ndaj kemi ndermend qe krahas me projektin per xhamine, te ndertohet edhe nje parking nentokesor. Mund te them se xhamia do te jete e nje niveli mjaft te larte, duke nderthurur traditen me modernen, dhe duke ua plotesuar te gjitha kushtet besimtareve.

Cfare impakti te drejtperdrejte do te kete ndertimi i xhamise se Namazgjase?

Ky eshte nje vendim i shumepritur nga te gjithe besimtaret myslimane. Me ne fund, me ndertimin e kesaj xhamie, do te marrin fund lutjet ne ambiente te hapura; pra, ne bulevard, ne rruge e trotuare, sikunder edhe ka ndodhur, per shkak te mungeses se nje xhamie me siperfaqe optimale.

Folem per kushtet qe do te ofroje ky objekt kulti. Por sa do te jete kapaciteti, ne krahasim me kerkesat e besimtareve?

Mendohet qe xhamia e re te kete kapacitet per 2500 besimtare. Mendoj se nevojat do te perballohen, edhe pse kerkesat jane perdite e me shume ne rritje. Mund t’ju them se ka nje interesim mjaft te madh nga te rinjte per t’u falur dhe per te ndjekur ritet fetare. Madje, 90 per qind e atyre qe falen, jane pikerisht te rinj. Kjo eshte dicka e vecante, pasi po te vesh re neper vendet e tjera te botes, ata qe e praktikojne fene jane kryesisht te moshuar.

A keni marre konfirmimin e autoriteteve shteterore dhe vendore per kete projekt?

Konfirmimi eshte marre qe me marrjen e vendimit te Keshillit te Ministrave mbi kthimin e nje pjese truallit, KMSH-se me destinacion ndertimin e xhamise se Namazgjase. Ky vendim na ktheu 2570.5 m², ndersa 2.800 metra katrore i kishim ne pronesine tone. Na behen rreth 5400 metra katrore siperfaqe per xhamine, siperfaqe kjo qe shpresojme t’i permbushe deri diku nevojat e besimtareve per falje. Ndersa me 6 tetor perfaqesues te KMSH kane zhvilluar nje takim me kryetarin e bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i cili premtoi mbeshtetje te madhe per kete projekt. Basha ka premtuar se do te beje te gjitha perpjekjet qe kjo ceshtje te marre zgjidhje sa me shpejt, ne plotesim te kerkeses se myslimaneve te Tiranes per nje objekt kulti te dimensioneve bashkekohore.

Cili do te jete hapi i radhes per kete projekt?

Ne do te nisim procedurat per konkurs, ne menyre qe te shohim se cili nga projektet do te jete me i miri dhe me i volitshmi. Jane te ftuar arkitekte shqiptare e te huaj, qe te percjellin idete dhe propozimet e tyre.

Xhamia e parashikuar me pare, ne forme obelisku

Drejtori i Marredhenieve me Publikun ne KMSH, Agron Hoxha, thote se projekti i meparshem kishte disa probleme, per faktin se xhamia qe mendohej te ndertohej, nuk ngjante fare me nje te tille. Sipas Hoxhes, kur nje besimtar qe vjen nga jashte shtetit per t’u falur, duhet ta kuptoje qe po hyn ne nje xhami, pa qene nevoja te pyese. Nese nje kishe per shembull, ka si karakteristike kryqin, xhamia duhet te kete domosdoshmerisht minaren, si dhe ca elemente te tjere qe projekti paraardhes nuk i kishte. “Me se shumti, ajo i ngjante nje obelisku”,- thote Hoxha. Sipas tij, ekziston edhe nje specifike tjeter. Nje studio qe perzgjidhet per te ndertuar nje objekt kulti, si per shembull xhamia, duhet te kete patjeter ne CV-ne e saj nje objekt te tille. Nje kusht te tille, te perzgjedhurit e ish-kryebashkiakut nuk e plotesonin. Nga ana tjeter, ne jurine qe zgjodhi firmen fituese, ka rene ne sy mungesa e perfaqesuesve te Komunitetit Mysliman. Kjo juri zgjodhi projektin danez per Xhamine e re te Tiranes. Ndoshta kjo ishte arsyeja qe forma e Xhamise se re ishte pak e habitshme per besimtaret myslimane, aq me teper qe minarja, ne rast se ishte ajo qe paraqitet ne foton e projektit, ishte me shume si nje obelisk, sesa si minare.

Shamite ne shkolla, te mos mbulohet fytyra

Sa i perket temes se shumediskutuar dhe te kthyer ne ceshtje te dites nje vit me pare, per perdorimin e simboleve fetare ne shkolla, Hoxha shprehet se kjo ceshtje eshte sqaruar tashme dhe eshte dale ne konkluzionin se vajzat mund te perdorin shami ne shkolla, por ama, duhet te mos e mbulojne fytyren. “Me publikimin e projektligjit te arsimit parauniversitar, kohe kur u hap debati, ne i derguam kontestimet dhe propozimet tona ministrise se Arsimit dhe Shkences, dhe ajo na i mori parasysh. Qe prej asaj kohe eshte sqaruar fakti qe mbajtja e shamise eshte nje obligim qe vjen nga feja dhe nuk duhet ndaluar”,- rrefen ai. Ne fakt, sipas Hoxhes, mbulimi i plote i fytyres nuk eshte nje detyrim qe rrjedh nga Islami, por nga kultura e nje vendi te caktuar. Ai tregon se MASH-i u tregua e gatshme te jape ndihmen e saj edhe para pak ditesh ne Shkollen e Mesme te Gjuheve te Huaja, Asim Vokshi, drejtori i shkolles, nuk e ka lejuar nje nxenese te hyje ne shkolle me shami, por me nderhyrjen e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe te ministrise se Arsimit dhe Shkences, gjithcka eshte zgjidhur me se miri. Tashme, kjo paqartesi e ligjit, apo konflikt, i perket te shkuares.

Basha ne “Opinion” per xhamine, me 6 tetor

“Sot kam pritur ne zyre nje perfaqesi te Komunitetit Mysliman dhe u njoha me nje vendim te Keshillit te Pergjithshem te ketij komuniteti per te kerkuar hapesiren e Namazgjase, qe eshte rikthyer pas shume kohesh ne pronesi te Komunitetit Mysliman. Ata erdhen per te kerkuar bashkepunimin e bashkise per te ndertuar aty xhamine e madhe te Tiranes. Personalisht, mendoj se ky eshte nje vendim i drejte dhe une e mbeshtes kete vendim”.

Vendimi qe i ktheu KMSH-se, Namazgjane

Truallit te Namazgjase i eshte marre nje siperfaqe e konsiderueshme nga zgjerimi i rrugeve te Unazes dhe asaj “George Bush”, e cila mbeti pa u kompensuar nga Bashkia. Ne kompensim te kesaj siperfaqeje Keshilli i Ministrave me dt. 06.04.2011, i ka dhene Komunitetit Mysliman te Shqiperise nje siperfaqe prej 2570.5 metrash katrore, duke e cuar siperfaqen e pergjithshme ne rreth 5.300 metra katrore. Keshtu, sipas ketij vendimi te qeverise, siperfaqja prej 2570.5 m², e ndodhur ne zonen kadastrale 8150, me numer pasurie 1/82, pjese e prones se listuar me nr. 592, me siperfaqe te pergjithshme 6739 m2, ne listen e miratuar me vendimin "Per miratimin e listes se pjesshme te pronave te paluajtshme shteterore, ne Bashkine Tirane, te qarkut te Tiranes", prone shteterore, sipas planit te rilevimit, qe i bashkelidhet ketij vendimi, kalon ne pergjegjesi administrimi te Ministrise se Drejtesise, me qellim ndjekjen e procedurave ligjore qe nevojiten per ndertimin e xhamise "Namazgjaja", per Komunitetin Mysliman Shqiptar. Menjehere pas ketij vendimi, ndalohet tjetersimi apo dhenia ne perdorim e prones se percaktuar per qellime te tjera, te ndryshme nga ndertimi i xhamise "Namazgjaja", e Tiranes, per Komunitetin Mysliman Shqiptar", thuhet ne vendimin e Keshillit te Ministrave.

Disa elemente qe i duhen xhamise: Minareja, drejtimi drejt Qabes se Mekes, kupola ose catia, te jete e hapur, pa avlli /kohajone/