Rivarrosen dy të identifikuarit e masakrës së Mejës

Nga Masakra e Mejës, janë identifikuar edhe dy të vrarë. Është bërë identifikimi i mbetjeve mortore të Hajrullah Hysni Hoxha, banorë i Junikut i lindur në vitin 1972 dhe Adem Sadri Rama, nga fshati Molliq i Gjakovës i lindur më 1977

Mulla Hysni ef.Hoxha, ishte dhe mbetet shembull i qëndrimit, durimit, i vetpërmbajtjes, përkundër humbjes së dy djemve-bijve të tij, i cili me fisnikërinë, modestinë dhe trimërinë e tij na ngushëllonte neve të pranishmëve në vend që ta ngushëllonim ne atë.
Vazhdon dhembja, vazhdon identifikimit i mbetjeve mortore, viktima të represionit, dhunës e vrasjes së qytetarëve shqiptar nga ana e forcave serbe në luftën e fundit në Kosovë. Nga 368 të vrarë në Masakrën e Mejës me 27 prill të vitit 1999, janë identifikuar edhe mbetjet mortore të dy të zhdukurve të kësaj masakre. Janë identifikuar mbetjet mortore të Hajrullah Hysni Hoxha, banorë i Junikut i lindur në vitin 1972 dhe Adem Sadri Rama, nga fshati Molliq i Gjakovës i lindur më 1977. Identifikimi i tyre është bërë në Morgun e Prishtinës, kufoma këto që presin për shumë vite në këtë Morg për t’iu kthyer familjeve, por që deri më tani nuk u dihej identitetit. Varrimi është bërë me nderime nga familjar qytetar e përfaqësues shoqëror e politik dhe të organizatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë, përfaqësuesit të Kryesisë Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, sekretari Resul ef.Rexhepi me bashkëpunëtorët Ahmet ef.Sadriu, Ramadan Shkodra dhe Eshref ef.Draga, KBI-së të Deçanit, kryetari Besim Halilaj me stafin e administratës dhe imamët, KBI-së në Gjakovë, kryetari Fatmir ef.Iljazi, me stafin e administratës dhe imamët, në Memorialin në Meje të enjten, ceremonia e rivarrimit është kryer në ora 12, namazin e xhenazes e ka udhëhequr sekretari i KBIRK, Resul ef.Rexhepi.
Që të dy familjet, Hoxha dhe Rama, mbyllin rastet e pritjes për identifikime, përderisa Hajrullahu i bashkohet edhe vëllait Naimit dhe gjithë atyre vëllezërve tjerë nga Juniku, nga Zona e Rekës së Keqe dhe nga shumë fshatra tjera të kësaj ane, ndërsa Ademi i bashkohet babait të tij Sadriut.
Nga Masakra e Mejës kanë mbetur edhe 18 të tjerë në listën e pritjes për identifikim, për t’iu bashkuar 350 të tjerëve të varrosur në Lëndinën e Pikllimit në Meje. Shoqata 27 prilli, po vazhdon të kërkojë për fatin e atyre që ende nuk janë kthyer në këtë memorial.
Allahu i shpërbleftë me gradën e shehidëve në Xhenneti Firdevs.



Esat Rexha