Larja e dhëmbëve dy herë në ditë shmang problemet me zemër

Bakteret në gojë mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut përmes gjakderdhjes së mishit të dhëmbëve dhe të shkaktoj mpiksje të rrezikshme të gjakut që mund të rezultojnë në problemet e zemrës dhe të shkaktojnë infeksione.

Bakteret që banojnë në gojë mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut, të cilat shkaktojnë një sëmundje të rrallë, endokarditisin infektiv ose infeksionin e sipërfaqes së zemrës dhe valvulave të zemrës, ka treguar hulumtimi i përbashkët i Universitetit të Bristol dhe Kolegjit Mbretërorë në Londër.
Bakteret në qarkullim të gjakut mund të hyjnë përmes gjakderdhjes së mishit të dhëmbëve dhe pastaj të shkaktojnë mpiksjen e gjakut, transmeton Daily mail.
Të fshehura brenda mpiksjeve ato janë të mbrojtura nga antibiotikët dhe veprimi i sistemit të imunitetit. Nëse mpiksjet viijë deri te valvulat e zemrës mund të shkaktojnë endokarditis infektiv, pohojnë hulumtuesit.
“Rezultatet e hulumtimeve vërtetojnë lidhjen në mes sëmundjeve të mishit të dhëmbëve dhe zemrës dhe theksojnë regullën bazike në higjienën e dhëmbëve, dhe kjo është larja dy herë në ditë”, thekson profesor Damien Walmsley nga Shoqata britanike e stomatologëve. /koha/