Muslimanët në Francë përbëjnë rreth 10 për qind të popullatës së përgjithshme. Është vlerësuar se gjysma e tyre kanë shtetësi franceze. Këto të dhëna tregojnë se Franca është shtet evropian me ndoshta numrin më të madh të muslimanëve.
Shumica e muslimanëve në këtë vend kanë origjinë nga Magrebi (Algjeria, Maroku, Tunizia). Muslimanët e Francës veprojnë nëpërmjet shumë unioneve (bashkësive muslimane). Unioni i Organizatave Islamike të Francës (Union Des Organisations Islamiques De France – UOIF) shquhet me punën dhe angazhim e tij. Ndoshta kjo është arsyeja kryesore që kjo organizatë e përmendur të merr besimin më të lartë të muslimanëve francez. Në mesin e shumë aktiviteteve, që i organizojnë, është edhe takimi vjetor i muslimanëve të Francës, i cili mbahet çdo pranverë në parkun impozant në Burzh (Bourget), pranë Parisit.
Këtë viti, takimi i 29 me radhë i muslimanëve të Francës u mbajt nga 6 deri më 9 prill. Tema ishte - "Besimi, reforma, shpresa".
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/bourget-hyrja_1335358396.jpg[/img]
Takimi u mbajt në disa salla të mëdha ekspozuese. Në secilën hyrje qëndronin aktivistë të xhematëve të ndryshme, duke mbledhur donacione për ndërtimin e xhamive dhe qendrave islame, me maketa dhe fotografi të ekspozuara të objekteve të bukura dhe moderne të cilat së shpejti do t’i zbukurojnë pamjet e qyteteve franceze. Është e rëndësishme të përmendet se në France tashmë funksionojnë më shumë se 2000 xhami dhe mesxhide.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/bourget-2012_1335358462.jpg[/img]
Në sallën e parë kishte më qindra stenda tregtare, të cilat ofronin përzgjedhje të rrobave "Islame", literatura, DVD, postere, aroma, ushqim dhe gjëra tjera të ngjashme. Krahas tyre, një numër jo i vogël i stendave të davetit, të cilat me një çmim shumë të volitshëm apo falas, ofronin literaturë Islame, broshura, fletëpalosje etj... të dedikuar për popullatën jomuslimane. Aty pranë qëndronin edhe stendat e shoqatave të ndryshme Islame, organizatave humanitare, asociacioneve interkulturore dhe të ngjashme. Në veçanti, vëmendjen e tërhiqnin stendat e shkollave fillore e të mesme, por edhe fakulteteve dhe instituteve islame në territorin e Francës që janë në rritje. Në këtë kontekst, është interesante të përmendet se institucionet arsimore private në përgjithësi cilësohen me program kualitativ arsimor dhe rezultatet të shkëlqyeshme që janë duke i arritur në konkurse të ndryshme të shkollave në nivel lokal dhe shtetëror.
Një tjetër sallë, për shkak të ofertave, është quajtur - Pavioni i rinisë. Në fakt, dhjetëra stenda ofronin informacione për shoqata të ndryshme rinore të cilat i mbledhin muslimanët. Në mesin e tyre janë hyjnë shoqatat e studentëve muslimanë të universiteteve të ndryshme.
Salla tjetër, me skenë, ishte paraparë për mbajtjen e ligjëratave, leximit të Kur'anit, ekzekutimit të ilahive dhe programeve tjera të përshtatshme. Ligjërues ishin dijetarë dhe shkencëtarë të njohur islam, në mesin e të cilëve ishin Tarik Ramadan, Ahmed Jaballah, Omer Abdulkafi...
Nga lexuesit e famshëm të Kur'anit, mori pjesë Mishar Rashid el-Afasi nga Kuvajti. Ndërsa në mesin e ligjëruesve, mori pjesë edhe fituesja e Çmimit Nobel për paqe për vitin 2011, nga Jemeni, Tevekul Carmen. Krahas dijetarëve të lartpërmendur, pjesëmarrësit patën mundësi të përfitojnë edhe nga mësimet dhe këshillat e dhjetëra dijetarëve dhe daive, më pak të njohur, nga Franca.
Është interesant të theksohet se njëri nga pjesëmarrësit e ftuar, i cili menjëherë ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ishte edhe shejh Jusuf el-Kardavi, por, për fat të keq, atij i ishte pamundësuar hyrja në Francë, kryesisht për shkak të mbështetjes së tij luftës vetëmohues të popullit të shumëvuajtur palestinez. Për fat të keq, ky nuk ishte rasti i vetëm, për të njëjtat arsye, qeveria franceze kishte ndaluar pjesëmarrjen edhe të disa dijetarëve tjerë të njohur islamë.
Pas të gjithave, mund të konfirmohet se takimi i sivjetmë i muslimanëve të Francës ka përjetuar një sukses të vërtetë. Sipas vlerësimeve të organizatorit të takimit, këtë vit morën pjesë mbi 150 000 vizitorë. Organizimi i shkëlqyeshëm, ligjërues interesantë, kuize dhe gara të ndryshme, oferta të pasura nga një numër i madh i stendave nga një angazhim vetëmohues dhe bujar i të rinjve musliman, ka ndikuar tek pjesëmarrësit që edhe vitin e ardhshëm të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore.