Urdhëresë për heqjen e pllakës përkujtimore të Aqif Blytës

Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike urdhëroi administratën e Novi Pazarit të heqë pllakën përkujtimore dedikuar Aqif Blytës, udhëheqësit politik dhe ushtarak të Sanxhakut në mes dy luftërave botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas vendosjes së pllakës kontestuese qeveria serbe urdhëroi Ministrinë përkatëse të Drejtësisë dhe Administratës Publike për marrjen e masave të propozuara në këtë drejtim.

"I urdhërohet qeverisë së përmendur lokale që të veproj dhe të heq atë, që më të vërtetë ka shkaktuar probleme serioze. Kjo masë është urdhëruar, dhe mendoj se afati për këtë është 30 ditë", tha sekretari i qeverisë Velko Odaloviq për RTS.

Pllaka përkujtimore për nderë të udhëheqësit të Novi Pazarit, gjatë Luftës Dytë Botërore Aqif Efendiut, u vu në qendër të Novi Pazarit, në zonën e këmbësorëve, vend ku dikur ishte shtëpia e tij. Në ceremoni, përveç drejtuesve lokal, morri pjesë edhe ministri në qeverinë serbe Sulejman Ugljanin.

Këshilli Kombëtar Boshnjak ka iniciuar procedurën gjyqësore për rehabilitim Aqif Haxhiahmetoviqit, të cilin autoritetet e Jugosllavisë së pasluftës e akuzuan si tradhtarë dhe armik të popullit dhe e pushkatuan publikisht më 21 janar 1945. vit.

Aqif Blyta, në mesin e sanxhakljinjve i njohur si Aqif Efendija Ahmetoviq, është njëri ndër udhëheqësit dhe politikanët me më zë të Sanxhakut, ndërmjet dy luftërave botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Njeriu i cili ka qenë më meritori për mbrojtjen e kryeqytetit të Sanxhakut nga çetnikët e Drazha Mihajloviqit. Aqif efendiu ka lindur në vitin 1887, në Novi Pazar (Jeni Pazar), i ati i tij Emin Agë Blyta ishte shpërngulur nga Gjakova. E ka kryer akademinë ushtarake turke në Bitol, po në atë, në të cilën kishte studiuar edhe kryetari turk Mustafa Kemajli – Ataturku.



Përgatiti: Esat Rexha