Në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës, më 06 nëntor 2012, Hafiz Sylejman ef.Bugari mbrojti me sukses tezën e magjistraturës së tij para Komisionit të përbërë nga: prof. Xhevat Termiz, prof. dr. Milanka Mikoviq prof. dr. Izet Pajeviq dhe prof. dr. Sanela Bashiq.
Tema e punimit të magjistraturës ishte: "Rehabilitimi social i të varurve në qendrat terapeutike Ilijash dhe Smolluqa, me theks të veçantë në spiritualitetin dhe punën sociale." Ai prezantoi rezultatet e hulumtimit deri te të cilat ka arritur gjatë përgatitjes së tezës së magjistraturës, e që kanë bëjnë me qendrat terapeutik "Izlaz", në Ilijas dhe CROPS Smoluqa.
Anëtarët e Komisionit shprehën kënaqësinë e tyre që për herë të parë, një teolog edhe zyrtarisht u bashkua me Ekipin e Shëndetit Mental të Universitetit të Sarajevës, dhe kështu bëri simbiozën e shkencës dhe shpirtërores.
Hafiz Sulejman ef. Bugari u lind më 05 tetor 1966, në Rahovec. Shkollën e mesme, Medresenë e Husrev Begut, e kreu në Sarajevë. Në vitin e tretë të studimeve Fakultetit e Shkencave Islame në Sarajevë (FIN) shkon në Medinë, në Universitetin e Shkencave Islame, ku në vitin 1998 diplomon në degën e Kuranit dhe Tefsirit. Më pas inkuadrohet në punët dhe detyrat e punës së imamit në xhaminë e Bashçarshisë në Sarajevë, kurse që nga viti 2003 e deri më tani, ai punon dhe vepron në xhematin e Xhamisë së Bardhë në Vratnik dhe si koordinator i Riasetit të Bashkësisë Islame, i të gjitha qendrave, në luftë kundër varësisë së drogës në Bosnje e Hercegovinë.
Përgatiti: Esat Rexha