Pazari i Ri ( Novi Pazar) – Nuk është vendosë pikë në procesin e rehabilitimit gjyqësor të Aqif Effendiut.
Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV) këtë ngjarje e nisë nga fillimi, dhe pran Gjykatës së Lartë në Novi Pazar, avokati i KKB-së, do ta nisë një proces të ri për rehabilitimin e Aqif Effendiut.
Këtë informacion për opinion e konfirmoi Miroljub Veljoviq, kryetar i Gjykatës së Lartë në këtë qytet.
Presidenti KKB Esad Xhuxheviq më parë kishte mohuar se kërkesa për rehabilitim është tërhequr, duke argumentuar se rasti nuk është përtëri në bazë të ligjit të ri për rehabilitim, i cili u miratua vitin e kaluar.
Historia e rehabilitimit të Aqif Efendiut është e gjatë thuajse dy dekada. Së pari, Partia e Aksionit Demokratik e Sanxhakut (SDA), i kryesuar nga Dr Ugljanin, ministër aktual pa portofol në qeverinë serbe, kishte miratuar deklaratën e Këshilli Kombëtar Musliman të Sanxhakut (tani KKB) dhe vendimin për rehabilitim e plotë të Aqif Blytës. Kur qështja është ri-aktualizuara Këshillit Kombëtar Boshnjak në nëntor të vitit 2009 inicoi diskutimin publik dhe procesin e rehabilitimit të plotë gjyqësor të Aqif Effendi Blytës, me qëllim të ndriqimit të personalitetit të kësaj figure të shquar historike të Sanxhakut.
Pas dorëzimit të kërkesës së re , këshillit gjyqësor do t’i propozohet që akgjykimin origjinal të vitin 1945 zyrtarisht të sigurohen nga ana e Arkivit Historik.
Aqif Effendi Blyta gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte administruar me qytetin e Novi Pazarit ndërsa pushteti komunist nga i cili akuzohet se kishte bashkëpunuar me forcat pushtuese u pushkatua bashkë me bashkëpunëtorët e vet me 21 janar të viti 1945 në vendbanimin e sotshëm Haxhet të Novi Pazarit. Shumica dërrmuese e boshnjakëve e konsiderojnë atë një hero kombëtar, sepse ai kishte udhëhequr këtë popull në mes të Dy Luftërave Botërore dhe qytetin e kishte mbrojtur me ndihmën që i erdhi nga Kosova nga sulmet çetnike. Në anën tjetër një numër i vogël, lojal të sistemit e akuzojnë gjëja se ka tentuar që popullsinë muslimanë të Sanxhakut ta shqiptarizoj gjatë kohës sa ka administruar me qytetin e Novi Pazarit.
Në kuadër të manifestimit të vitit 2012 si vit të trashëgimisë kulturore të boshnjakëve në Serbi, KKB ka vendosur pllakën përkujtimore të Aqif Efendiut në zonën shetitore në qendër të qytetit.
Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të bujshme, ndërsa qeveria serbe ka urdhëruar ministrinë përkatëse për të hetuar rastin dhe të gjejnë një mënyrë për të hequr plakën përkujtimore.
Ndërkohë Rasim Lajiq ministër në qeverinë serbe pak ditë më parë në emisionin televiziv “Kažiprst” ("gishti tregues") të TV B92, ka vlerësuar se kjo ngjarje "dikujt i duhet për promovimin politik” dhe e quajti “badallallëk” vendosjen e pllakatës. Qeveria e Serbisë nuk ka hequr dorë nga heqja e pllakatës. Është dhënë urdhër administratës komunale për ta larguar dhe nëse nuk hiqen do të inicohet procedurë", tha Ljajiq, transmetojnë mediat lokale dhe ato serbe.
/Ismet Azizi/