Siç duket çështja e synetisë po bëhet e rëndësishme jo vetëm për muslimanët, por edhe për njerëzit që i përkasin feve të tjera.
Në vitet e fundit tek mjekët po vërehet dukshëm një trend për kthimin e praktikimit të synetisë tek të porsalindurit.
Në dritën e rritjes së numrit të argumenteve shkencore mjekësore, të cilët tregojnë përparësitë e synetisë së fëmijëve meshkuj të porsalindur, kolegjiumi pediatrik australian “college of paediatrics”, në maj të vitit 1966 ka formuluar dhe miratuar qëndrimin e ri për këtë çështje.
Në këtë dokument apelohet tek mjekët që t’i njoftojnë hollësisht prindërit me përparësitë mjekësore të synetisë së fëmijëve.
90% e fëmijëve të porsalindur, të viteve 50 dhe 60 të shekullit 20 në SHBA dhe Australi, kanë qenë të bërë synet menjëherë pas lindjes. Atëkohë synetia bëhej për shkak të higjienës, parandalimit të fimozës dhe të kancerit të penisit.
Sipas një studimi të Wiswellit, ku janë përfshirë 400,000 fëmijë të porsalindur në periudhën kohore nga viti 1975 deri në 1984, është vërtetuar se ata që nuk janë bërë synet, janë sëmurë 11 herë më shpesh nga infeksionet e traktit urinarë. Studimet e bëra në vitin 1982 kanë treguar se 95% e të gjitha komplikimeve të rrugëve urinare tek të porsalindurit janë paraqitur tek fëmijët që nuk janë bërë synet.
Një studim i Robertsit ka treguar se 4% e fëmijëve që nuk janë bërë synet kanë pasur iflamim të traktit urinar, ndërsa fëmijët që janë bërë synet 0,2%. Tek 23% të infektuar me bakterie inflamimi ka kaluar në veshka, duke shkaktuar pielonefritis inflamim të veshkave.
Të gjitha këto dhe studime tjera tregojnë përparësitë e synetisë tek fëmijët, me qëllim që të reduktohen sëmundjet e traktit urinar.