Dëlirësia e muslimanës shkak për konvertimin e Dr. Orivias (gjinekologes amerikane) në Islam

“Unë punoj si gjinekologe në një spital amerikan”, thotë Dr.Orivia.

Një ditë erdhi një grua muslimane arabe për të lindur. Kishte dhimbje të mëdha para lindjes. Kur erdhi koha për të lindur, e lajmërova se unë do të shkoj në shtëpi, e rastin e saj do ta merr një mjek tjetër. Filloj të qaj me zë dhe tha: “Jo... jo nuk dua burrë!


Më habiti çështja e saj. Bashkëshorti i saj më tregoi se ajo nuk do që dikush nga burrat të futet tek ajo. Gjatë gjithë jetës, fytyrën e saj nuk e ka parë askush tjetër përveç prindërve, vëllezërve dhe axhallarëve të saj (mahremat)

Fillova të qeshi, dhe i thash: “Thuajse nuk ka burrë në Amerikë që nuk ma ka parë fytyrën time”. Me gjithë atë iu përgjigja kërkesës së tyre.

Ditën e nesërme erdha ta shikoj gjendjen e saj. I tregova se shume gra amerikane goditen me infeksione të brendshme dhe ethe puerperale, për shkak të vazhdimit të marrëdhënieve seksuale në periudhën e pas lindjes, dhe i thash që të përmbahet nga marrëdhëniet seksuale për një periudhë, të paktën 40 ditë. Gjatë këtyre ditëve gjithashtu ke nevojë për ushqim të duhur dhe qëndrim larg përpjekjeve fizike. Tërë kjo në bazë të hulumtimeve të fundit mjekësore.

Ajo më tha se në Islam ndalohen marrëdhëniet seksuale gjatë lehonisë, si dhe ajo përjashtohet nga agjërimi dhe namazi.

Kur i dëgjova këtë fjalë u trondita dhe tash me vete, hulumtimet tona kanë arritur të njëjtat mësime (islame), por pas eksperimenteve të shumta.

Hyri pediatri për të parë gjendjen e fëmijës dhe e këshilloi që ta vendos fëmijën ne anën e djathtë, qe zemra t’i punoj lirshëm. Babai i fëmijës tha se ne këtë e bëjmë duke ndjekur Sunnetin, traditën profetike.

Edhe kjo me habiti.

Neve na iku jeta duke i mësuar këto gjëra, e ata i dinë këto nga feja e tyre. Vendosa për ta njohur këtë fe. Mora pushim një muaj, shkova në një qytet tjetër ku ishte një qendër e madhe Islame. Shumicën e kohës e kalova duke pyetur dhe duke u takuar me musliman arab e amerikanë, dhe vetëm pas pak muajsh deklarova islamin.



Përgatiti: Burim Dalipi