Përmblodhi, përktheu dhe përshtati:
Prim. dr. med. sc. Ali F.ILJAZI
Botues:
Shoqata Kulturore "Zëri Ynë"
Recensent & redaktor:
Muhamed J. KAJOLLI
Redaktore gjuhësore:
Mimoza SINANI
Redaktor Teknik & Faqosje:
Osman D. GASHI
Copyright "Zëri Ynë"
Prishtine, 2013
Kontakti:
+377 (0)44 637 111, e-mail: indo@zeri-yne.org
Madhësia & Tirazhi:
145x210mm (~A5), 500 cope.
Parathënie
Lexues i nderuar!
Para jush paraqitem për herë të parë me një libër të këtij lloji.
Vetë titulli i librit "Perla të urtësisë" tregon se këtu kemi përmendur vetëm disa margaritarë nga deti i pafund i urtësive të njerëzve të devotshëm, të cilat rrezatojnë si shkëndija horizontin e intelektit njerëzor, duke e ushqyer atë dhe duke i dhënë një dimension të gjerë për t’u ballafaquar me problemet që paraqiten të jetës së njeriut.
Libri "Perla te urtësisë" flet në mënyrën më të mirë për një degë integrale të Islamit, duke na futur në zemrën e urtësisë islame.
Njëherë e pyeten Xhunejdin e urtë: "Çfarë përfiton besimtari nga tregimet e urta?" Ai u përgjigj: "Tregimet janë ushtri prej ushtrive të Allahut të Madhërishëm. Ai me këto i forcon zemrat e tyre." E pyetën përsëri: "A ke ndonjë argument?" Ai tha: "Po,fjalët Allahut te Madhërishëm:
"Të gjitha këto qe t'i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve janë që të forcojnë zemrën tende...” (Hude, 120)
Në libër janë përfshirë urtësi nga jeta e përditshme e dijetarëve të shquar të Islamit dhe secila prej tyre përmban një mesazh të madh.
Janë përfshirë urtësi të shumë mësuesve gjatë historisë së Islamit, margaritarë të vërtetë, të cilët do të mbesin gjate në kujtese. Për këtë ato duhen lexuar vazhdimisht, pa marre parasysh renditjen e tyre. Ndonjëherë vetëm një fjalë mund të jetë e mjaftueshme që të na bëjë të vetëdijshëm dhe të na inspirojë në rrugën drejt Allahut te Madhërishëm...
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/perla_te_urtesi_1360834459.jpg[/img]