Masat represive kundër muslimanëve nuk është ideologji e partive të caktuara ose qeverisë, por ideologji e shtetit bullgar në 130 vitet e fundit, thotë myftiu i Bullgarisë.
Bullgaria është një nga vendet ballkanike në Evropën Juglindore, e cila ka qenë nën sundimin osman nga viti 1396 deri në vitin 1878, kur në marrëveshjen e Berlinit u themelua shteti i tretë bullgar.
Osmanlinjtë kanë sunduar në Bullgarinë për më shumë se pesë shekuj.
Kryemuftinia me shumë seriozitet monitoron situatën në terren, që të parandaloj fenomenet radikale.
Në kohën e krijimit të shtetit, pas marrëveshjes së paqes së Shën Stefanit nga viti 1878, turqit në Bullgari përbënin një të katërtën e popullsisë së përgjithshme. Deri në vitin 1989, muslimanët bullgarë kanë jetuar në harmoni dhe unitet me fqinjët bullgarë dhe ortodoksë.
Nën regjimin e atëhershëm komunist, kanë pasuar masat represive dhe konvertimet e detyruara të muslimanëve bullgarë në procesin e Rilindjes.
Pas kësaj pasoi vala e madhe e mërgimit në Turqi, kur, sipas të dhënave historike, afro 500.000 njerëz janë larguar nga Bullgaria. Me rënien e regjimit komunist, shumica e muslimanëve janë kthyer sërish në vend.
Çfarë është gjendja e tanishme e komunitetit musliman në Bullgari shpjegon kryemyftiu i vendit Mustafa ef.Alish Haxhi.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/muftija-bug-2_1361573440.jpg[/img]
Kryemyftiu i Bullgarisë, Mustafa ef.Alish Haxhi
Sa muslimanë jetojnë në Bullgari, dhe a e njohin të gjithë Zyrën e kryemyftinisë si autoritet të lartë fetarë?
- Në Bullgari, aktualisht jetojnë më shumë se një milion muslimanë. Të gjithë e njohin Kryemuftininë si Organin e tyre fetarë. Kryemyftinia është institucion që përfaqësohen muslimanët në Bullgari dhe menaxhon me jetën e tyre fetare menjëherë pas themelimit të Mbretërisë së tretë bullgare.
A mendoni se janë shëruar plagët nga i ashtuquajturi proces i Rilindjes?
- Procesi i Rilindjes është periudha e zezë në historinë e muslimanëve në Bullgari dhe ajo kurrë nuk do të harrohet. Më shumë se 20 vjet muslimanët janë duke u përpjekur për të rivendosur identitetin e tyre. Disa vjet më parë është besuar se ky proces nuk do të përsëritet, por për fat të keq vitet e fundit janë duke u vërejtur fillimet e aktiviteteve nacionaliste që shpijnë në asimilimin e muslimanëve. Kjo i ngjan periudhës së zezë dhe ringjalljes së procesit të përmendur. Ringjallja reale e procesit nuk është ideologji e partive të caktuara ose qeverisë, ajo është ideologji e shtetit bullgar në 130 vitet e fundit. A do të tërhiqen politikanët bullgarë nga kjo ideologji, këtë do ta tregojë koha.
Sa është numri i xhamive aktive dhe shkollave fetare në Bullgari? A ekziston një lidhje e fortë mes Kryemuftinisë dhe Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Qeverisë së Bullgarisë dhe Ministrisë së Arsimit? A i mbështet shteti aktivitetet e kryemyftinisë?
- Në Bullgari ekzistojnë rreth 1.500 xhami dhe mesxhide, prej të cilave pothuajse 130 prej tyre nuk punojnë për shkak të mungesës së imamëve. Përveç kësaj, ekzistojnë edhe tri shkolla muslimane, Instituti i Lartë Islam dhe kurse parakualifikimi për imamë. Marrëdhëniet midis Kryemyftinisë dhe Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Qeverisë së Bullgarisë janë të mira. Kryemuftinia merr çdo vit subvencione të posaçme nga buxheti i shtetit. Sa i përket Ministrisë së Arsimit, shkollat mesatare muslimanë kanë statusin e shkollave private, që do të thotë se ato janë nën kontrollin e Ministrisë së Arsimit.
Është e njohur se Islami në Bullgari është shumë tolerant. Megjithatë, a ekzistojnë disa rryma ekstreme dhe grupe në mesin e muslimanëve bullgarë?
- Mendimtarët radikalë ekzistojnë gjithmonë dhe kudo, por në Bullgari nuk ekzistojnë organizata në këtë bazë. Kryemuftinia monitoron situatën në terren, që të parandaloj shfaqjen e fenomeneve radikale. Nga ana tjetër, autoritetet gjithashtu monitorojnë gjendjen e komunitetit musliman në Bullgari.
Çfare janë marrëdhëniet e përgjithshme ndërkombëtare dhe kontaktet zyrtare të Kryemyftinisë; a janë duke i ruajtur marrëdhëniet e ngushta veçanërisht me komunitetin islam në Serbi dhe Rijasetin e Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë?
- Zyra e kryemyftiut mban kontakte me shumë organizata zyrtare islame në mbarë botën, e sidomos me Diyanetin e Turqisë, Ministrinë e Haxhit të Arabisë Saudite, Organizatën e Konferencës Islamike ...
Kontaktet me Rijasetin e Bashkësisë Islame në BeH mbahen përmes anëtarësimit të përbashkët në organizatën e Euroazisë, me seli në Stamboll, përfundon Kryemyftiu i Bullgarisë. /balkans.aljazeera/islamgjakova/