Seminari ‘Sfida rreth edukimit te përgjithshëm në shkollat kosovare’

Në organizim të Unionit të Studentëve të FSHI të UHP-së dhe Kryesia e BIK dhe organizmat e saj në Prishtinë u mbajt seminar me nxënës të shkollave të mesme të Kosovës gjatë 8, 9 dhe 10 marsit.


Ky seminar u mbajt në hapësirat e medresesë dhe FSHI-së në Prishtinë dhe synimi i tij ishte të njihte problemet dhe sfidat kryesore që shoqërojnë rininë shkollore gjatë procesit të edukimit.
Seminari i organizua në tri sesione me panelist të profesioneve të ndryshme varësisht temës, të cilat shoqëroheshin më pas me diskutime nga ana e nxënësve dhe punishte (workshop) ku fokusin e kishin nxënësit pjesëmarrës.
Tri temat kryesore të diskutimeve të përgjithshme ishin : “Arsimi dhe sfidat e tij’’ , “Besimi si alternative zgjidhje” dhe “Ligjshmëria-mundësia e aplikimit te lendes fetare” .
Seminari përfundoj të dielën me 10 mars me një organizim solemn ku u bënë edhe ndarja e certifikatave për pjesëmarrësit.
Ky projekt ishte ide dhe organizim nga ana e studentit Faruk Hoxha që gjeti përkrahjen brenda US të FSHI pastaj BIK .
Pjesëmarrësit u ndan jashtëzakonisht të kënaqur me organizimin siç edhe organizatori shprehi kënaqësi për bashkëpunimin e treguar nga ana e nxënësve.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1363167618.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1363167636.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1363167650.jpg[/img]