Si reagoi Shafiu ndaj një akuze?

Tregohet që imam Shafiut, teksa po ligjëronte, i paska ardhur një grua e huaj dhe i paska thënë para nxënësve të tij:

“ O imam, a natën po bën zina e ditën po na ligjëruake!”

Nxënësit vështruan Shafiun duke ia pritur përgjigjen dhe mohimin e akuzës.

Shafiu tha vetëm kaq: “Oj ti grua, sa na e paske çmimin!?”

Disa prej nxënësve u ngritën të largoheshin nga mësimi e Shafiu u tha:

“ Më trajtoni si hurmët, hajani bukën e flakjani bërthamat!”

Nxënësve nuk u pëlqeu kjo thënie me këtë rast, por në ndërkohë erdhi një njeri e iu drejtua asaj gruas:

“ Po të digjet shtëpia e fëmijët I ke brenda!”

Të gjithë vrapuan drejt asaj shtëpie, edhe vetë Shafiu, bile ky arriti të hynte i pari në shtëpi dhe i shpëtoi fëmijët.
Ajo gruaja, e emocionuar nga shpëtimi i fëmijëve, u pendua për çfarë kishte shpifur dhe menjëherë ia tha të vërtetën Shafiut para nxënësve të tij :

” çifutët më shtynë ta thosha atë fjalën që të zbehet imazhi yt para nxënësve tu!”

Atëherë, nxënësit e pyetën Shafiun pse nuk kishte mohuar akuzën e Shafiu u përgjigj:

“ Sikur ta mohoja, ju do të ndaheshit në dy grupe, një grup që s’do të më besonte dhe do të më përgënjeshtronte vahzdimisht dhe një grup që do të më besonte,por do të vazhdonte të dyshonte në mua, prandaj parapëlqeva që këtë punë t’ia lija krejt Allahut!”



( Burimi: Azhar TV, përktheu me përshtatje: Ilmi Rexhepi