Maqedoni: Përfundon fushata “Nga paqa në shtëpi, drejt paqes në shoqëri”

Nga 20 nëntori deri më 30 nëntor, Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) organizoi fushatë me rastin e ditës ndërkombëtare kundër dhunës në familje “Nga paqa në shtëpi, drejt paqes në shoqëri”

Fushata në fjalë është organizuar me rastin e 25 nëntorit, ditës ndërkombëtare kundër dhunës në familje.

Aktiviteti qendror i kësaj fushate ishte konferenca e mbajtur më 25.11.2013 në Shkup, me temë “Dhuna në familje – shkaqet, pasojat dhe parandalimi i saj”, në të cilën debatuan Mr. Ajgyl Sulejman – juriste dhe kryetare e AAG-së, doc. dr. Afrim Osmani – jurist, mr. Sabaudin Jashari – teolog dhe znj. Frosina Ivanovska – përfaqësuese e Qendrës së Krizave “NADEZH”.
Për më tepër, në kuadër të kësaj fushate Asociacioni për Afirmimin e Gruas botoi fletushka me materiale informative-vetëdijësuese mbi dhunën në familje, format, parandalimin, dhe mënyrat për mbrojtjen e viktimave të saj.
Pjesë e fushatës ishin edhe vendosja e bilbordeve në disa lokacione të qytetit të Shkupit dhe Kërçovës dhe paraqitjet në emisione televizive në disa kanale vendore.
Qëllimi i fushatës “Nga paqa në shtëpi, drejt paqes në shoqëri” ishte ngritja e vetëdijes së përgjithshme mbi dhunën në familje si një dukuri shkatërruese shoqërore dhe vetëdijësimi mbi mënyrat për parandalimin e saj dhe rrugët ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e viktimave të këtij lloji të dhunës.
Fushata në fjalë organizohet nga Asociacioni për Afirmimin e Gruas për të dytin vit me radhë. /aagmk.org/

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1386060294.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1386060311.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1386060330.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1386060343.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1386060357.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1386060369.jpg[/img]