Hirka-i Sherif-i, xhybja e Pejgamberit a.s., e cila sipas porosisë së Muhamedit a.s., i është lënë Veis Al-Karanit, bashkë me Sakal-i Sherifin e Muhamedit a.s. dhe kapelën e rripin e Veis Al-Karanit gjenden dhe ruhen në Stamboll.
Veis Al-Karani ka lindur ne periudhën e themelimit të Islamit. E ka pranuar Islamin, por asnjëherë nuk e ka parë Muhamedin a.s.
Edhe pse kishte dëshirë të flaktë ta sheh Muhamedin a.s., Veis Al-Karanit nuk iu dha mundësia për shkak të nënës së tij të sëmurë, ashtu qe nuk ka mundi të largohet nga Jemeni, ku jetonte, megjithatë Muhamedi a.s. tregoi respekt, duke ia dhuruar xhyben e tij.
Hazreti Omeri dhe Hazreti Aliu e kishin takuar Karanin, derisa kishin falur namazin në një luginë të Jemenit dhe ia dhuruan xhyben me përshëndetje nga Pejgamberi a.s.
Pas vdekjes se Karanit, Hirka-i Sherif-i, në fillim te shekullit 17, është sjell në Stamboll.
Pasardhësit e Karanit, të cilët atë kohë jetonin në lagjen Fatih, e kishin ekspozuar xhyben në shtëpinë e tyre për vizitorët deri në vitin 1851, kur sulltan Abdulmexhidi urdhëroi të ndërtohej xhamia Hirka-i Sherif-i, ku do të ruhet xhybeja e Muhamedit a.s.
Përgatiti: Esat Rexha