Çeçeni: 1000 dollar shpërblim për fëmijët me emrin Muhamed
Familjarët e fëmijëve që lindën më 13 janar dhe ua kanë venë emrin Muhamed do të shpërblehen me nga 1 000 dollarë
Ky shpërblim shkon edhe për fëmijët që do të emërtohen me emrat e dhjetë shokëve të Pejgamberit a.s. të cilët janë të përgëzuar me Xhenet.
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka thënë se shpërblimet do të paguhen nga fondi i cili mban emrin e babait të tij të ndjerë, ish-presidentit të Çeçenisë, Ahmad Kadyrov.
Shpërblimet kanë të bëjnë me ditën e cila shënon lindjen e Pejgamberit Muhamed a.s..
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës