Edhe një hafize e re e Kur’anit në familjen Alija nga Tetova

Më 16 dhe 17 janar, 2014, dita e enjte dhe e premte, Hafizeja Sumeja Alija, ju nënshtrua provimit dy ditorë para komisionit të Bashkësisë Fetare Islame, pranë Muftinis së Tetovës në përbërje të Hfz. Ejup ef. Selmani, Hfz. Xhemil ef. Nesimi dhe Hfz. Selver ef. Xhemaili. Hafizeja Sameja Alija me sukses e dha provimin dhe merr titullin e hafizes e Kur’anit famëlartë.

Sumeja Alija i ndoqi mësimet e hifdhit të Kur’anit në mektebin e Xhamisë së Larme, e cila është e njohur si Xhamia e Pashës, pranë mualimit të njohur Mulla Mahmud ef. Asllani.

Potencojmë se familja Alija nga fsh. Brodec, prej hoxhës së mirënjohur, ka fituar edhe dymbëdhjetë hafizlerë të tjerë, edhe atë:

1. Isak Alija, i biri i Eshrefit i biri i Ramadanit i biri i Aliut. Hifzin e kreu te Mulla Mahmud ef. Asllani në vitin 1991.

2. Ibrahim Alija, i biri i Nexhatit i biri i Ibrahimit i biri Aliut. Hifzin e kreu te Mulla Mahmud ef. Asllani në vitin 1992.

3. Sahide Alija, e bija e Eshrefit i biri i Ramadanit i biri i Aliut. Hifzin e kreu te Mulla Mahmud ef. Asllani në vitin 1992.

4. Hanife Alija, e bija e Eshrefit i biri i Ramadanit i biri i Aliut. Hifzin e kreu te Mulla Mahmud ef. Asllani në vitin 1994.

5. Islam Alija, i biri i Eshrefit i biri Ramadanit i biri Aliut. Hifzin e kreu te Mulla Mahmud ef. Asllani në vitin 1998.

6. Mehas Alija, i biri i Taxhedinit i biri i Nexhatit i biri i Ibrahimit i biri i Aliut. Hifzin e kreu te Mulla Mahmud ef. Asllani në vitin 1998.

7. Arsim Dauti, i biri i Habibes e bija e Nexhatit i biri i Ibrahimit i biri i Aliut. Hifzin e kreu te Mulla Mahmud ef. Asllani në vitin 1998.

8. Omer Dauti, i biri i Letafetes e bija e Ramadanit i biri i Aliut. Hifzin e kreu te Mulla Mahmud ef. Asllani në vitin 1999.

9. Hirijete Farizi, e bija e Fatimes e bija e Ramadanit i biri i Aliut. Hifzin e kreu te Abdurrahman ef. Asllani në vitin 2001.

10. Shenazije Dauti, e bija e Habibes e bija e Nexhatit i biri i Ibrahimit i biri i Aliut. Hifzin e kreu te Mulla Mahmud ef. Asllani në vitin 2002.

11. Ruhide Dauti, e bija e Rukijes e bija e Demirhanes e bija e Ramadanit i biri i Aliut. Hifzin e kreu te Mulla Mahmud ef. Asllani në vitin 2003.

12. Sumeja Alija, e bija Ibrahimit i biri i Nexhatit i biri i Ibrahimit i biri i Aliut. Hfzin e kreu te Mulla Mahmud ef. Asllani në vitin 2014.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/sumejha_1389998373.jpg[/img]
Nga e majta, hoxha Mulla Mahmud Ef. Asllani, Hafizeja Sumeja Alija dhe Hfz. Xhemil ef. Nesimi

Kjo traditë vazhdon dhe, nëse do Zoti i Madh, së shpejti do të dalin edhe hafizlerë të tjerë të njëjtit trung familjar./fri/