Hudhra, më e forta e më madhështorja ndër antibiotikët

Allahu i Lartësuar thotë:

“Kujtoni kur i thatë: O Musa! Ne nuk mund të durojmë vetëm një lloj ushqimi, prandaj lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka; perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra.” (Bekare, 61)

Në kohë të lashta në gjuhën arabe është përdorur fjala “Fum”, më pas f-ja është shndërruar në “th” e kështu njihet në gjuhën arabe të sotme nga të gjithë.

I dërguari i Allahut, Muhamedi (a.s.) ka thënë: “Hani hudhrën e njomë, se sikur meleku (Xhibrili) të mos më vinte, do ta kisha ngrënë”.

Të dërguarit të Allahut i dhurohet një ushqim në të cilin kishte hudhra, ai ia dha atë Ebu Ejub el-Ensarit ndërsa ky i fundit i thotë: O i dërguari i Allahut, e urren për vete dhe ma jep mua? I Dërguari i ndershëm i thotë: “Unë takohem me atë që nuk takohesh ti”.

I dërguari i Allahut i ka njohur dobitë mjeksore të hudhrës dhe i ka ftuar shokët e tij dhe myslimanët që ta konsumojnë atë të njomë, por, duke patur parasysh erën e saj në rrugët e frymëmarrjes, nuk e ka konsumuar, sepse engjëlli i ka ardhur dhe i ka komunikuar shpalljen dhe ka qenë në gatishmëri të këtyre takimeve. Për këtë shprehet: “Kush ka ngrënë hudhër apo qepë të largohet prej nesh ose të qëndrojë në shtëpinë e tij”. “Kush i ha ato të dyja, t’i përdorë të gatuara.” Kjo sqaron synimin e Profetit (a.s.) në mbrojtje të ndjenjave të të tjerëve nga era e hudhrës, sepse disa njerëz e urrejnë e shqetësohen prej saj; por me këtë nuk shihet ndonjë kontradiktë ndërmjet urdhrit për të ngrënë hudhër dhe shmangies së atij që e përdor atë, sepse është detyrë e çdo myslimani që të respektojë ndjenjat e të tjerëve. E çuditshme! Po cili është sekreti që i dërguari i Allahut na ka urdhëruar që të konsumojmë hudhrën? Për këtë do të mundohemi që të japim njëfarë përgjigje në mënyrë që të njihemi me dobitë mjekësore në thënien e Profetit (a.s.) i cili nuk flet në ajër.

Faraonët dhe kremi i rahbanëve (priftërinjve)

Disa dijetarë kanë bindjen se dorëshkrimet të cilat këshillojnë konsumin e hudhrave janë dorëshkrime babilonase. Por ka një të vërtetë historike që Faraonët e kanë përdorur hudhrën si ushqim e ilaç për më shumë se 2900 vjet p.e.r. dhe kanë nxjerrë prej saj vaj që e quanin “Vaji i Priftërinjve”, i cili ka patur një nam të madh në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Gjithashtu e kanë përdorur në formën e një peri ku kanë radhitur në të thelpinjtë e hudhrës e ia vendosnin në qafë fëmijëve që kishin parazitë.

Historiani grek Herodoti përmend se punëtorët e Faraonit gjatë ndërtimit të piramidave kanë konsumuar sasi të mëdha hudhre e qepe që arrin në 1600 tilanë (peshë faraonike e vjetër) dhe se këto dy lëndë janë shkaku i forcës që i bëri këta punëtorë të ngrenë këto ndërtesa gjigante e madhështore të mbështetur vetëm me forcën trupore.

Gjithashtu hudhra është përmendur në Berdijatë Mjekësore Faraonike e veçanërisht ne Berdijen Kahun e Kalsijraxh me veçoritë e tyre shëruese në formën e kremit që vendoset për shmangien e dhimbjeve të kyçeve, inflamacionet e lëkurës, kundra pickimit të insekteve, një përbërje e hudhrës me prasin etj.

Ebu Bekër er-Razi ka thënë: Hudhra shpërbën erërat, fryrjen e barkut, e dobishme për atë që në stomakun e tij ka amalgamim viskoz, vlen për të moshuarit, kurse për ata të cilët vuajnë nga kolona hudhra është e dobishme nëse shoqërohet me gjethet e ullirit të butë e të freskët.

Ibn Sina thotë: Hudhra e përzier me mjaltë është e dobishme në sëmundjet e Vitiligo, kruarjes, njollat e trupit e zgjeben qelbësuese. Nëse hudhra përzihet me temjan vlen për dhimbjet e dhëmbëve. Nëse përzihet me mjaltë e pihet nxjerr ballgamin e dy parazitët.

Ibn Bettar thotë: Hudhra është kundra helmeve, është e nxehtë, e lehtë, e butë, qetëson dhimbjen e dhëmbëve, të gjoksit, cermës e dhimbjes së kyçeve.



Daud el-Antaki ka thënë: Hudhra vlen për ftohjen dhe astmën, vështirësinë në frymëmarrje, ulcerat në stomak, erërat e këqija, kolonën, shpretkën, verdhëzën, kyçet, shiatikun, shpërbën tumoret e gurët në veshka, ndërpret ballgamin, parandalon sklerozën, paralizën dhe dridhjet.

Analiza shkencore dhe vetitë mjekësore

Hudhra dhe murtaja

Historia na tregon se në qytetin e Marsejës kur kaploi sëmundja e murtajës në vitin 1776 e shfarosi dhjetëra mijëra banorë, qeveria e asaj kohe kap katër hajdutë gjatë vjedhjes së tyre të disa njësive tregtare të këtij qyteti pa patur frikë se do të sëmureshin nga kjo sëmundje. I dënuan ato me vdekje duke i premtuar heqjen e këtij dënimi nëse tregojnë sekretin e mosinfektimit të tyre nga mortaja. Kur e treguan sekretin, hajdutët thanë se ato kanë konsumuar një ilaç magjik të përbërë nga hudhra dhe uthulla, e që u bë shkak në shfaqjen e rekomandimit të uthullës sterilizuese me hudhër kundra plagëve dhe ulcerave të qelbëzuara.

Hudhra përmban rreth 25 për qind vaj avullues me ngjyrë të verdhë e erë të fortë e që nuk ka ndikim nga drita me përbërje sulfuri, 49 për qind proteinë, 2 për qind yndyrë, 22 për qind karbohidrate, 48 për qind kripëra, 60 për qind ujë, disa lëndë pasterizuese, vitamina të ngjashme me hormonet seksuale, etj.

Gjithashtu është vërtetuar se po ta shtypim me dhëmbë hudhrën për një periudhe prej 3 minutash është e mjaftueshme për të mbytur të gjitha mikrobet e gojës.

Hudhra, antibiotiku më madhështor

Hudhra konsiderohet si penicilina e streptomicina e të ngjashme me të. Studimet e kërkimet shkencore vërtetojnë se hudhra ka ndikim të mirë kundra mikrobeve që shkaktojnë qelbëzim të plagëve dhe mikrobeve nga të cilat përhapen shumë sëmundje helmuese e infektive. Hudhra shërben për pastrimin e dezinfektimin e gojës, ndihmon në shërimin e bronkitit të fortë e të përkohshëm, ftohjes, astmës etj. Në spitalet ruse kanë përdorur avuj me hudhër për shërimin e plagëve.

Eksperimentet laboratorike tregojnë se po të grijmë me dhëmbë hudhrën nga 1-3 minuta është e mjaftueshme për të mbytur mikrobet e difterisë që gjenden tek bajamet, influencës e në rastet e dizenterisë.

Nëse hudhra hahet ose merret erë me hundë shkon në gjak dhe trupi i njeriut e ruan ndikimin e tij kundra mikrobeve e viruseve për disa orë me radhë. Shkencëtarët rusë arritën të nxjerrin një lëndë nga hudhra për ta përdorur atë si antibiotik të cilën e quajtën me emrin Penicilina Ruse.

Hudhra për presionin e gjakut, arteriosklerozën e diabetin

Eksperimentet mjekësore kanë vërtetuar se hudhra lehtëson shumë presionin e gjakut arterial dhe shton aktivitetin e qarkullimit të gjakut. Në një eksperiment laboratorik tek disa lepuj të cilët merrnin ushqim të pasur me kolesterol, kur i kanë shtuar vajin e hurdhës në ushqim studiuesit panë që lënda e kolesterolit nuk kaloi në gjak apo në muret e enëve të gjakut, ndërsa kur e aplikuan një gjë të tillë tek njeriu vunë re se po t’i hedhim pak vaj hudhre gjellës çonte në të njëjtin rezultat, dhe me këtë konsiderohet ilaç i vërtetë për rastet e arteriosklerozës, gjithashtu është nga mbrojtësit më të mirë kundra diabetit e rritjes së tensionit të gjakut. Eksperimente të kryera nga ekspertë të ndryshëm të botës na tregojnë gjithashtu se hurdha i shkrin kristalet që formohen në trupin e njeriut dhe pakëson presionin e gjakut në arterie.

Për shërimin e tifos, meningjitit e kancerit

Mjekët mundësuan shërimin e meningjitit me anë të hudhrës. Dihet se shërimi i vetëm i kësaj sëmundjeje vrasëse është ilaçi kimik, i cili lë efekte anësore të rrezikshme e për më tepër që kërkon një trajtim të gjatë e të kushtueshëm. Gjithashtu hudhrën e kanë përdorur në shërimin e tumoreve kanceroze teksa rezultatet e kërkimeve të shkencëtarëve francezë kanë vërtetuar se konsumi i rregullt i hudhrës parandalon zhvillimin e qelizave kanceroze. Organizata Botërore të Shëndetësisë nëpërmjet studimeve të saj ka vërtetuar se banorët e Kinës janë njerëzit më pak të prekur nga kanceri si rezultat i konsumit të rregullt të hurdhës në të gjitha ushqimet e tyre.

Hudhra për neuropleksusin, aparatin tretës e zemrën

Studiuesit vërtetojnë se hudhra ka ndikim qetësues për neuropleksuset që gjenden në shtresën poshtë perdes së mbyllur të stomakut e të zorrëve dhe se konsumimi i hudhrës së njomë pastron stomakun e zorrët, ndihmon në sekretimin e acidit të stomakut që shërben për tretjen e ushqimit. Hudhra shmang rastet e kolitit, kapsllëkun e shkuarjen e barkut. Eksperimentet e kryera nga hulumtues francezë kanë vërtetuar se ekstrakti i hudhrës është ilaç rezultativ për tifon, dizenterinë, ndërsa studimet kineze thonë se hudhra shëron sëmundjet e zorrëve bakterioze e parazitare e veçanërisht ajo e shkaktuar nga bakteri salmonelë. Sipas tyre, nëse njeriu konsumon 25 thelpinj hudhër të ziera në një gotë ujë e që ta konsumojë në mëngjes esëll për tre ditë me radhë eviton dy parazitët e barkut e veçanërisht parazitin shirit, shëron fryrjet e barkut, shkuarjen e tij, ndërsa mjekët e sotëm sigurojnë se avujt e ngritur të hudhrës kanë të njëjtin ndikim me lëngun në vrasjen e mikrobit të difterisë e dizenterisë thjesht duke i marrë avujt për rreth 5 minuta pas konsumimit të dozës së hudhrës.

Vlen të theksohet se shumica e shkencëtarëve të farmakobisë sigurojnë se nga llojet më të mira të ilaçeve veçanërisht për sëmundjet e zemrës janë ato që në përbërjen e tyre kanë hudhër si element bazë për rastet e astmës, papastërtive të gojës, dhëmbëve e aparatit urinar.

Është bërë e qartë se hudhra ka dobi shëruese të mëdha në rastet e heqjeve të barkut të rënda apo të përkohshme të influencës dhe se konsumimi i hudhrës me grirjen e dhëmbëve vepron për pastrimin e plotë të mikrobeve të dëmshme.

Gjithashtu është bërë e qartë se konsumimi i hudhrës pastron rrugët urinare si dhe eviton krijimin e gurëve në veshka, fshikëz apo kanalet urinare.

Ndërsa për rastet e pickimit të insekteve kafshimit të qenit apo pickimit të gjarpërinjve, konsumimi i hudhrës është i dobishëm pavarësisht nëse merret nga goja apo në formë kremi, sepse ajo ka ndikim shumë të madh kundra helmeve.

Përdorimi i brendshëm

Për rastet e dizenterisë, dobësimit të mëlçisë, rrufës, influencës, përdoren hudhra të qëruara dhe se doza e përshtatshme është një thelb tre herë në ditë gjysmë ore para buke.

Për rritjen e presionit të gjakut, meningjitit e diabetit, i sëmuri konsumon dy thelpinj hudhër esëll në mëngjes.
Për heqje barku të fortë, përdorim përzierjen e përbërë nga (100 gr. hudhër të qëruara + 300 gr. ujë + 100 gr. sheqer) mesatarisht tre lugë gjelle çdo ditë para buke.
Për të kuruar parazitin e vetëm (shiritin), përdoret përzierja e përbërë nga një kaptinë hudhër e madhe pasi të qërohen i shtohet një gotë e gjysmë ujë e zihet për 20 minuta. Këtë përzierje i sëmuri e konsumon në mëngjes esëll pa ngrënë gjë por mund të përdorë lëngje e pije deri në drekë. Ky proces përsëritet çdo ditë deri sa të dalë shiriti.
Për të larguar dy parazitët në stomak e zorrë. Përdoret zierja e 25 thelpinjve hudhër në ujë ose qumësht, ose përzihet hudhra e qëruar me dy pjesë sheqer. Ndërsa për sa i përket fëmijëve të vegjël, mjafton të pinë një gotë qumësht të zier me disa thelpinj hudhër në të (në raportet tre thelpinj hudhër dhe tre të katërtat ujë ose qumësht) duke kujtuar që përdorimi i tij bëhet i ngrohtë.
Përdorimi i jashtëm

Për shërimin e ftohjes përdorim hudhrën e grirë me masazh në zonën e shpinës e në dy krahët e shtyllës kurrizore.
Gingivat e ulcerat e gojës dhe dhimbjet e dhëmbëve përdoret hudhra e grirë me masazh ose vendoset në vendin e dhimbjes.
Për shmangien e zbokthit të kokës përdorim 4 thelpinj hudhër të grirë të përzier me një sasi të përshtatshme alkooli të pastër ku përzierja vendoset në një shishe qelqi të mbyllur e lihet në një vend të thatë për 10 ditë e më pas kullohet e mesazhohet koka me të dy herë në ditë në mëngjes e në darkë.
Për pastrimin e zhdukjen e ulcerës e plagëve të qelbëzuara, përdoret 10 gr. lëng hudhre + 90 gr. ujë + 2 gr. alkool duke i lyer ose vendosur me një garzë në vendet e lënduara.
Për rastet e zgjebes, përdoret mesazhi me përzierjen e përbërë nga hudhra e grirë me vaj një herë në ditë duke e shoqëruar me banjë me ujë të nxehtë..
Për rastet e inflamacioneve të lëkurës e pickimit të insekteve, përdoret lëngu i hudhrës dhe presh në vendin e duhur duke e vendosur me napë.
Për zhdukjen e kallove përdoret një thelb hudhër i grirë në vendin e dëmtuar duke e lidhur me një napë gjatë gjithë natës e duke e hequr në mëngjes, një gjë e tillë përsëritet derisa të zhduket kalloja. /DI/