Hudhra dhe mjalti, kombinim kundër kollitjes

Efektet pozitive të mjaltit janë të pamohueshme në çdo lëmi të mjekësisë, në anën tjetër, hudhra është e njohur për efektin “antimikrobik”.

Kombinimi i të dyjave është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit.
Përveç që jep efektin e tij në forcimin e imunitetit dhe rolet tjera, mjalti po ashtu ndihmon të transferojmë shijen e hudhrës, duke reduktuar djegësinë e saj.

Metoda e përgatitjes:
Duhet qëruar 3 deri në 4 thelb të hudhrës, pastaj ato të grimcohen në copa të vogla. Masën e hudhrës së grimcuar duhet përzier në një filxhan me mjaltë dhe të lëmë të qëndroj e tillë gjatë natës.

Këtë përzierje mund ta konsumojmë dy herë në ditë nga një lugë të mesme.