Sipas një studimi të fundit zogjtë dremitën për pak kohë që të jenë në gatishmëri, ashtu si njeri i cili punon një kohë të gjatë dhe dremitët vetëm pak që të vazhdojë punën.
Hulumtuesit në Institutin Max Blank për ornitologji (Instituti për studimin e zogjve) thonë se zogjtë janë si njerëzit në këtë segment.
Ata, gjithashtu thonë se truri i zogjve emiton valë elektromagnetike ashtu si truri i njeriut. Këtu ne duhet të ndalemi dhe të kujtojmë atë çfarë na thotë Allahu i Lartmadhëruar për zogjtë:
" Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen. " (El-En'am, 38)
“E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve .... (Neml, 16)