Ulja e nivelit të ujit të liqenit, shfaqë minaren e Xhamisë

Ulja e nivelit të ujit të digës Deriner në qytetin Artvin në skajin më verilindorë të Turqisë ka krijuar një pamje jo të zakonshme të një minareje e cila ka dalë nga liqeni, fjala është për xhaminë e cila bashkë me fshatin Narlik, është vërshuar në vitin 2012 kur penda ishte mbushur me ujë, raporton Anadolu Agency.

Ndërtimi i një dige në kanionin e lumit Deriner Corum filloi në vitin 1988., dhe mbushja me ujë u hap në ceremoninë e organizuar më 12. 12. 2012.

Kjo është diga më e madhe në Turqi dhe e gjashta në botë, e cila është 249 metra e lartë. Diga ka përmbytur disa fshatra të vogla, duke përfshirë edhe fshatin përmendur Narlik .

Thellësia maksimale operative e digës është 392 metra, ndërsa thellësia minimale është 348 metra. Niveli i ujit në ditët e fundit ka rënë në 361 metra, e cila mbi sipërfaqen e ujit disa metra është shfaqur minarja e xhamisë së përmbytur ku me këtë rast ka ngjallë nostalgji për fshatin e dikurshëm Narli.

Ish fshatari i fshatit Narli, Muhlis Comert (68), i cili tani jeton në qytetin e afërt Yusufeli, në një intervistë me gazetarin AA, i emocionuar tej mase, tha se minarja na kujton të gjitha gjërat e mira që kishim në fshatin e përmbytur.

"Shtëpitë tona, xhamia dhe varrezat e mbetura nën ujë. Ky është një moment shumë emocional për ne". tha Muhlis Comert .

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1395042711.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1395042727.jpg[/img]

Përgatiti: Ismet Azizi