Promovohen vëllimet më të reja të librave të Dr. Shefqet Krasniqit

Fakulteti i Studimeve Islame, në kuadër të Universitetit të Prishtinës, i ka promovuar, vëllimet më të reja të librave të hoxhë Dr. Shefqet Krasniqit, në të cilët përfshihen shkrime e ligjërata.

Recensentët e librave të tij u shprehën se ai me të drejtë po shqetësohet për gjërat negative e që, sipas tyre, po vijnë si rezultat i mos udhëzimit të njerëzve në fe.

Ndërsa, Myftiu i Kosovës, Naim Ternava tha se Islami nuk është fe e terrorizimit, siç të përshkruhet.

Për librat e Dr. Krasniqin kanë folur edhe ish kryetari i Parlamentit të Kosovës, akademik Nexhat Daci dhe sociologu Fadil Maloku, sipas të cilit Krasniqi është hoxha që polemizon me realitetin nëpërmjet konditave fetare duke i analizuar problemet sociale. “Krasniqi është shkurorëzuar nga mënyra tradicionale e komunikimit me publikun fetar”, tha Maloku.

Ndërkohë autori i librit “Bombë në Beograd”, Albatros Rexhaj edhe pse tha se ishte ftuar nga Krasniqi për ta kritikuar, ai nuk kurseu lëvdatat, duke ia adresuar vetëm një kritikë, ku sipas tij, shkrimet në libra nuk janë radhitur mirë.

“Krasniqi i bën transparente qëndrimet e tij. Transparenca është diçka që i duhet kësaj shoqërie. Ai është udhëheqës i xhamisë më të madhe, por për disa të tjerë është edhe figurë kontroverse”, tha Rexhaj.
Sipas tij, me këto dy libra, Krasniqi tregon se është edhe intelektual që nuk frikohet t’i bëj publike mendimet e veta.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1399630149.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1399630293.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1399630313.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1399630330.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1399630414.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1399630430.jpg[/img]