Biznismeni saudian lë vakëf kullat me vlerë prej 1.2 miliard rijal
Javen e kaluar, biznismeni saudian, shejh Hamad el Gamas, njoftoi se kullat e larta të tij që i posedon në qytetin e shenjtë të Mekës do t’i lë vakëf.
Ai tha se të ardhurat që vijnë nga ndërtesat që i posedon do t’i ndaj për qëllime humanitare dhe për përhapjen e mesazhit islam.
Shejh Abdulvehab el-Treiri në profilin e tij në Twiter njofton lajmin: “Vëllau im Hamad El-Gamas ka bërë nijet që ndërtesat e tij që kapin vlerën e 1.2 miliard rijalëve t’i ndaj për qëllime humanitare dhe për përhapjen e mesazhit islam.
Ai më tej shton se: “Njoftimi i këtyre veprave të hajrit dhe përkrahja e opininionit për këtë është një mënyrë që mes nesh të ringjallet kjo traditë e mrekullueshme e vakufit.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës