Shkolla më e vogël në botë, me vetëm një nxënëse

Shkolla më e vogël në botë ndodhet në një provincë të Torinos në Itali.

Ky Emërtimi nuk ka të bëjë vetëm me përmasat e strukturës, por edhe për numrin e nxënësve dhe mësuesve.
Një mësuese e vetme, për vetëm një nxënëse, janë shifrat e shkollës fillore të Alpette, ku gjatë vitit të ardhshëm shkollor 8 vjeçarja Sofia, do të frekuentojë sërish e vetme shkollën.
“Marr xhaketën dhe e vendos në një karrige pranë times, pastaj hap një libër në bankë dhe shtirem sikur është dikush”, thotë nxënësja e vetme në klasë. Vitin e kaluar në këtë shkollë ishin katër nxënës më të mëdhenj.
“Ajo që po përjetoj është një eksperiencë, gjithçka është njëlloj si në çdo shkollë tjetër, përveçse ka shumë më shumë qetësi”, thotë mësuesja e Sofisë, Isabella Carvelli.