Emiratet e Bashkuara Arabe do ta ndërtojnë qytetin e parë ku do të kontrollohet temperatura

Emiratet e Bashkuara Arabe do ta ndërtojnë qytetin e parë në të cilin do të kontrollohet temperatura, ndërsa qyteti do të shtrihet në 743 mijë metra katrorë.

Qyteti i quajtur “Qendra tregtare e botës”, do të vendoset përgjatë rrugës Sheikh Zayed në Dubai.
Qyteti do të jetë i hapur dimrit, ndërsa i mbyllur verës që të shmangen temperaturat e larta të cilat në Emirate arrijnë deri në 50 gradë celsiusë - prej korrikut deri në shtator.
Kompleksi do të ketë një park zbavitës, kuart kulturor, qindra hotele, qendër mjekësore turistike, qendër tregtare, ndërsa pritet që në vit të ketë 180 milionë vizitorë, transmeton Telegrafi.
Publiku ende e di se kur ky projekt - që e udhëheq Dubai Holding në pronësi të sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum - do të fillojë të ndërtohet dhe se cili do të jetë çmimi i realizimit. /Telegrafi/

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1404727588.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1404727604.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1404727619.jpg[/img]

[youtube][/youtube]