Iftar me kompanitë që implementuan hallall standardin

Në Maqedoni implementimi i Hallall Standardit është duke u realizuar me hapa të shpejt dhe të mëdhenj, andaj edhe kompanitë vendore përmes organizimeve të iftareve po shprehin kënaqësinë e tyre të sukseseve të arritura në këtë drejtim.

“Mak Progres” nga Vinica ishte kompania e cila shtroi iftar në Prishtinë në bashkëpunim me distributorin e mallrave të tyre nga Kosova, Kompaninë “Arjeta” nga Skenderaj. Në këtë iftar morri pjesë Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, sekretari i BFI-së Afrim Tahiri, drejtori i Agjencionit për Hallall Standard, Abaz Islami, përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, Ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal, biznesmen, etj.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/112211_1405936338.jpg[/img]

Në fjalën e tij të rastit drejtori i Kompanisë Arjeta, Afrim Durmishi shprehi kënaqësinë e tij që si kompani në bashkëpunim me “Mak Progress” ofrojnë një alternativë në sferën e të ushqyerit të qytetarit. Drejtori i Kompanisë Mak Progres, Gligor Cvetanov përshëndeti të pranishmit, të njëjtëve u shprehi mirënjohje për pjesëmarrje dhe shprehi kënaqësinë e tij të veçantë në drejtim të bashkëpunimit me kompaninë Arjeta nga Kosova, në veçanti përkujtoi Agjencionin për Hallall Standardin për bashkëpunimin që kanë në sferën e implementimit të këtij standardi botëror. Reis ul Ulema i BFI-, H. Sulejman ef. Rexhepi në emër të institucionit që drejton dhe në emër të Agjencionit për Hallall Standardin shprehi falënderime në adresë të organizatorëve të iftarit. Ai mes tjerash shtoi se: “ Hallall Standardi është nevojë e domosdoshme kohore që të implementohet ngase shoqëria moderne është e lodhur nga të konsumuarit të të gjithë asaj që ka përbërje të papastër dhe njëherit janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Në Maqedoni aktualisht kemi 15 kompani të licencuara, 15 të tjera janë në proces të implemntimit që do të thotë se për një kohë shumë të shpejt do të kemi 30 kompani me këtë standard. Po gjithashtu kohëve të fundit ashtu siç na njoftojnë nga drejtoria e këtij Agjencioni se kontakte kanë edhe me shumë kompani të reja të cilat kanë shprehur dëshirë për implementimin e këtij standardi.” /bfi.mk/