Xhamia u dogj, por jo edhe kopjet e Kur’anit

Kopjet e Kur’anit shpëtuan pa u djegur në një xhami në veriperëndim të Arabisë Saudite, në Tabuk, të cilën e kishte kapluar zjarri në natën e së premtes.

Asnjë nga kopjet e Kur'anit që gjendeshin brenda në xhami nuk u dëmtuan nga zjarri, thuhet në raport.

Fajtor për djegien e xhamisë, ku u shkaktua dëm i madh material, ishin kabllot elektrike, por për fat nuk pati viktima.

Pas fikjes së zjarrit, njerëzit të cilët hynë në xhami u habitën kur vërejtën se kopjet e Kur’anit ishin të vetmet që kishin mbetur pa u djegur dhe pa u dëmtuar.

Këtë ata e përshkruan si një mrekulli meqë asnjë Kur’an nuk ishte dëmtuar fare nga zjarri.

Tabuku është kryeqyteti i Rajonit Tabuk në veriperëndim të Arabisë Saudite. Ka një popullsi prej rreth 600,000 banorësh dhe është afër kufirit Jordani-Arabi Saudite.