Ibrahim Ahmed, një burrë që jeton në provincën Al Sharkia, në Egjipt, ka pesë djem dhe pesë vajza, të gjithë janë hafizë të Kur’anit të Shenjtë.
Në një intervistë për revistën “Akidati Magazine”, ai tha se kjo është për shkak të dashurisë së tij për librin e Allahut që ai vendosi të stimulojë fëmijët e tij që ta mësojnë Kur'anin përmendësh.
Ibrahim Ahmed, i njohur në Egjipt si Abu al-Mashajikh (babai i veprimtarëve të shquar të Kur'anit), e përshkroi këtë si një bekim hyjnor kur i sheh të gjithë fëmijët e tij në mënyrë të angazhuar përreth Librit të Shenjtë, Kur’anit.
Ai shpreson se bijtë e tij Ahmedi, Muhammedi, Ibrahim, Nuriu dhe Jusufi do të bëhen dijetarë të Kur'anit.
Një nga djemtë e tij, Ahmedi, fitoi çmimin e parë në Garat Ndërkombëtare kur’anore të zhvilluara në Arabinë Saudite disa vite më parë.
Në Egjipt, familja e tij është quajtur si "Mrekulli e Shekullit XXI" dhe disa thonë se arritja e tyre duhet të përfshihet, të shënohet në Librin e Rekordeve Botërore të Guinness-it.
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë