Lokja Feride 86 vjeçe ia mësyn vendeve të shenjta

Sigurisht se këto dite ishim ne shumë vizita tek disa prej atyre që kishin vendos të shkojnë në haxh, dhe në njërën prej këtyre vizitave dëgjova një rrëfim të shkurtër për një plakë të shtyrë në moshë Feriden, pra që ishte edhe ajo udhëtare për në vendet e shenjta.

Rrëfimi ka të bëjë se kjo plakë nga Llapashtica e Podujevës e kishte parë në ëndërr profetin a.s. dhe tjetra ndodhi ka të bëjë se në këtë moshë të shtyrë dhe me një sy, loke Feridja ia kishte lexuar një hatme mulla Jakup Hasipit nga Maqedonia, vetëm se ajo i kishte dëgjuar disa nga ligjëratat islame të efendiut.
Kur dëgjova për këtë rast morra rrugën për ta takuar këtë plakë 86 vjeçe që jeton në Bajçinë. Vërtet ishte një besimtare shumë e devotshme, e kujdesshme maksimalisht për çdo detaj të adhurimeve, ishte tejet e lumtur që iu ka mundësua vizita e vendeve të shenjta.

Ëndrra me Pejgamberin a.s.

Lokja Feride tregon se çdo herë i ka falë pesë kohë namaz bashkë me të gjitha synnetet para dhe pas farzit, dhe një natë ishte e lodhur dhe e sëmurë paksa dhe lokja fillon farzin e namazit të jacisë pa i falur katër rekate sunnet para farzit, dhe pasi e përfundon namazin dhe rehatohet të flejë në gjumë e sheh në ëndërr Muhamedin a.s. i cili e qorton loken se qysh të flejë pa ma fal synnetin tim, dhe zgjohet nga gjumi lokja 86 vjeçe, merr abdes dhe e falë synnetin që e kishte lënë pa e falur më herët.

Hatmeja për shpirt të mulla Jakup Hasipit

Lokja Feride tregon se hatme kishte lexuar edhe për të dy prindërit e saj dhe për disa të afërm të tjerë, mirëpo hatmen qe ia kam kushtuar shpirtit të mulla Jakupit rrëfen lokja e ka kryer më së lehti dhe pa kurrfarë lodhje e vështirësie.

Lutja e mëngjesit

Lokja Feride tregon se pas çdo namazi të sabahut që e ka falur është lutur duke thënë: “ah t’isha ba mizë e me shku ne Qabe”, dhe ja pra në moshën 86 vjeçare iu mundësua me shku ne Qabe nga djemtë e djalit të mixhës së lokes, pra djemtë e haxhi Selatin Havollit ia kanë paguar biletën lokes Feride për haxh që e lusim Allahun t’i shpërblej me të mirat e të dy botrave...

Elhamdulilah qe ende kemi ne mesin tone nena dhe gjyshe si lokja Feride, kaq mirënjohëse me qen për derset e një hoxhe që as nuk e njeh as kurrë nuk e kishte takuar, por vetëm pse i kishte dëgjuar disa ligjërata të efendi Jakupit, kaq të përpikta në kryerjen e adhurimeve dhe kaq të sinqerta me Zotin dhe me robin që në moshë të tillë pa pasur mundësi materiale nga familja e ngushtë të ketë musliman si djemtë e haxhi Selatinit që ia paguajnë tërë atë udhëtim vetëm për hatër të Allahut dhe për ta gëzuar një besimtare të moshuar që ta kryen edhe kushtin e pestë të islamit, pra haxhin.

E krejt për çka iu luta lokes në fund të kësaj vizite ishte kërkesa ime që bile njëherë të lutet për mua kjo nënëloke në Qaben e Bekuar, ngase vërtet ishte një besimtare tejet e devotshme dhe me një iman të çeliktë. E lutja e saj për mua duke u përshëndet ishte: ’’të paqa vëlla edhe në Xhennet’’amin.
Lokes Feride dhe gjithë atyre që ia kanë mësy vendeve të shenjta iu uroj haxh të pranuar .

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/10624874_305076_1411552039.jpg[/img]

Imri Llugaliu