Mbulesa shenjë presioni apo lirie!

Për të qenë një besimtar i vërtetë, në bazë të Kuranit një ndër kërkesat themelore është që mendimet, ndjenjat dhe prirjet e njeriut duhet të anojnë në atë çfarë Allahu dhe i Dërguari i tij kanë vendosur.

Kur Allahu ose i Dërguari i tij kanë vendosur për një çështje, nuk i takon asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (sura Al-Azhab 36).

Prandaj, vendosja e mendimeve, ndjenjave apo prirjeve personale mbi apo në nivel të njëjtë sikur se urdhrat e Allahut (xh.sh.) është fundi i kotësisë dhe i krenarisë njerëzore. Kjo në fakt do të thotë, se njeriu i përgjigjet udhëzimit të Allahut duke thënë: “O Krijuesi im. Ligji i juaj është mendimi juaj. Unë kam mendimin tim, dhe unë e di se çfarë është më e mira për mua”. Ky qëndrim është i përshtatshëm për jobesimtarët dhe hipokritët, por jo për një besimtar pa marr parasysh se sa të papërkryer (të gjithë jemi) në zbatimin e Islamit në jetën tonë.

Zoti në aspektin e adhurimit ka përcaktuar obligime të njëjta për të dy gjinitë si për femrën ashtu edhe për mashkullin. Por Islami na urdhëron që veshja e femrës të jetë e ndryshme nga ajo e mashkullit, dhe ajo e mashkullit të jetë e ndryshme nga ajo e femrës. Dhe ka ndaluar imitimin e njëra tjetrës. Rrëfehet se Muhamedi (s.a.v.s) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka mallkuar mashkullin që vesh veshjen e gruas, dhe gruan që vesh rrobat e burrave”. [Raportuar nga al-Hakim që e shpalli atë autentik (sahi)].

Islami rregullon jetën publike në atë mënyrë që ti shmangemi asaj çfarë i ndodhin shoqërisë së perëndimit, siç janë dhunat e përdhunimet e femrës, duke bërë segragimin (ndarjen) e jetës publike mes femrave dhe meshkujve. Dhe mu për këtë qëllim Islami përcaktoi veshjen e veçantë për femra në vende publike, sepse natyra e saj kërkon këtë. Se aura e mashkullit është prej kërthizës deri tek gjuri kurse e femrës, tërë trupi pos fytyrës dhe duarve. Me përjashtim në jetën private mes njerëzve të afërm, dhe aty kufizohet në zbulimin e supeve deri tek këmbët, sigurisht me përjashtim të burrit e gruas në martesë, dhe raste të tjera specifike.

Një gjë duhet të kemi krejtësisht të qartë, se natyra e kodit të veshjes së gruas në islam nuk mund të përcaktohet as të bazohet në opinionin e perëndimit apo opinionin tonë, se çfarë është e pranueshme dhe e përshtatshme për veshmbathje të femrës muslimane. Kjo nuk vjen nga mendja e njeriut por nga teksti i Sheriatit. Ku Zoti (xh.sh.) na urdhëron: “….le te lëshojnë mbulesën e kokës mbi qafë dhe gjoksin e tyre.” (An-Nur 31)

“O Profet, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave besimtare le të vejnë mbulesat e veta mbi trupin e tyre”(Al-Zhab59).

“Kur një vajzë e re fillon periodën, nuk është e drejtë nga ajo të zbuloj më tepër se duart dhe fytyrën”. (hadith Abu Daudi).

Islami erdhi me rregulla, disa janë të veçanta për meshkuj e disa të veçanta për femra. Ato dallohen mes vete në disa aspekte të ndryshme bazuar në ndryshime fizike, biologjike, psikologjike, etj, dhe Allahu urdhëroi që ti pranojmë ato që ai i përcaktoj njërës palë e jo tjetrës dhe ndaloi xhelozin ndaj njeri tjetrit.

“Dhe mos lakmoni në atë që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa te tjerë…” (sura An-Nisa 32)

Përndryshe femrat dhe meshkujt janë të barabartë para Allahut (xh.sh.) por në aspektin e devotshmërisë, bindjes dhe fitimit të shpërblimeve tek Allahu janë të ndryshëm.

Shtrohet pyetja, mbulesa e gruas a e bën atë të shtypur, të prapambetur, më inferiore se burri, dhe a e bën të padukshme në shoqëri? Vlera liberale siç është liria, a është kjo mënyrë e emancipimit dhe çlirimit të femrës nga ‘presioni’?

Këto vlera liberale duke na e zhveshur mbulesën na thotë që po na çliron nga opresioni dhe prapambeturia, por ne a kemi nevojë për këso lloj vlerash nga politikanët dhe gazetarët e vendeve kapitaliste, kur ata e vejnë sigurimin e dollarit e të euros mbi sigurimin dhe respektin e gruas, që lejojnë shfrytëzimin e trupit të saj për argëtim, revista, reklama dhe për shitje te gjërave që nga makinat e deri tek shampot, për benifite financiare, dhe gjithë kjo mbështetur në parimin e lirisë së të shprehurit.

Ideja, që bukuria e femrës, trupi i saj, respekti i saj është në shitje për ofertën më të lartë, tregon prapambeturin dhe skllavërimin e femrës moderne të ditës së sotme, mu kjo ja humb vlerën e femrës e jo një shami që mbulon kokën e saj. Një çlirim të këtillë dhe liri të vlerave liberale ne nuk duhet të pranojmë .

Liria liberale nuk sjell gjë tjetër pos humbjes së dinjitetit të gruas. Ku 1 në 20 femra dhunohen në perëndim, 1 në 4 janë viktima të dhunës në familje, dy femra në javë vdesin në duart e burrave apo partnerëve nga rrahjet, e mos te flasim për Amerikë, vendlindja e lirisë, 28 milion femra rrihen nga burrat, d.m.th çdo 9 sekonda…..

Kur thuhet se femra në Islam nuk është e lirë të vishet si t’i pëlqen, i themi – po, ashtu është, ne nuk kemi atë liri, ne vishemi sipas urdhrit të Krijuesit tanë - me hixhab dhe xhilbab – i cili na krijoj dhe tek i cili do të kthehemi, dhe të cilit gjithmonë do t’i jemi mirënjohës.

Pra, nuk jemi të lirë të vishemi si të dom, por e kemi fe Islamin që thotë se njeriu nuk është i lirë të shikoj gruan si t’i pëlqej, se nderi dhe respekti i gruas në islam nuk është për shitje. Profeti (s.a.v.s) ka thënë: “Bota dhe të gjitha gjërat në të janë të çmuara, por gjeja më e çmuar është gruaja e virtytshme”.

Në Qershor të viti 2009 dy shkolla prestigjioze në Antwep njoftuan se do ta ndalojnë mbajtjen e shamisë në shkollë. Dhe shumë vende dhe shkolla tjera vazhdojnë po në këto hapa. E këtë u përpoqën ta justifikojnë me këtë deklaratë: “Muslimanët e ri radikal i bëjnë presion vajzave të reja të mbajnë shami, dhe ne kemi vënë re se barazia dhe liria e studenteve tona është nën sulm, dhe është e mundur që në përgjigje të presionit shoqëror ndihen të detyruara të mbajnë simbole politike dhe fetare, prandaj ne nuk do të lejojmë këtë më tutje.”

Dhe kjo është një ndër akuzat tjera që i hidhet femrës së mbuluar, jo barazia dhe nënshtrimi i saj ndaj mashkullit që ul statusin e saj në shoqëri duke e bërë atë të nënshtruar dhe inferiore. Tani, a duhet të besojmë që minifundet e bëjnë femrën superiore ndaj mashkullit! Pse liria e femrës duhet të varet nga ajo se sa është e zhveshur në publik! Nuk ka degradim më të madh se sa kur njeriu lejon që femrën ta përdori si objekt të dëshirave të veta.

E sa për nënshtrim, të mos flasim për presionin që shumica e femrave kanë në shtete perëndimore t’i nënshtrohen pritjeve ‘ideale’ si në pamje, në veshmbathje, në peshë e ne konstrukte – ku u thonë se janë shumë të trasha, shumë të dobëta, të gjata të shkurta, të bardha, të zeza apo shume të vjetra! Thjesht nuk janë mjaftë të mira!!

Dhe kjo u jep ndjenjën e inferioritetit dhe i bën të kompleksohen se nuk janë në nivel me ‘barbi dollin’. Kjo i shtyn femrat të marrin masa drastike e ndonjëherë vdekjeprurëse për të ndërruar pamjen e tyre. Shoqata e Britanisë për operacione estetike dhe plastike raporton 36% rritje në operacione estetike të fytyrës. Në Amerikë bëhen 11.7 milion operacione plastike, me 91% prej tyre janë femra. Në Britaninë e Madhe një milion njerëz kanë çrregullime ushqimi. Në Amerikë mijëra femra vdesin në vjet nga anoreksia!

A është ky çlirim që bota laike, liberale e demokratike do na e sjell neve dhe miliona femrave te tjera në Afganistan, Irak e në vende të tjera muslimane!?

Derisa filozofët evropian të shek 18, Rusoi dhe Volteri argumentonin rreth intelektit të femrës që nuk ishte i barabartë me atë të mashkullit – islami në shekullin e 7-të i vlerësoi të jenë të njëjta pasi që ishin të krijuar nga një trup.

Derisa femrat në shtetet laike janë lidhur me zinxhirë për të siguruar të drejtat e tyre themelore, si atë të votave dhe të drejtave për të shprehur mendimet e tyre politike, islami 1 400 vite më parë obligoi femrat të jenë politikisht aktive dhe të votojnë.

Derisa femrat në SHBA dhe Evropë janë ballafaquar për arsimim të lartë, historia Halifatit Islamik është përplot me shembuj të mijëra femrave dijetare, me nivel të lart të diturisë, që kanë ligjëruar në xhamitë kryesore, kolegje apo universitete të asaj kohe.

Derisa shprehja “Drejta e Grave” deri në shek e 19 ishte një fjalë e ndytë në fjalorin e shteteve perëndimore, Islami 1 400 vite më parë e ngriti statusin e gruas në shoqëri nga të qenurit pronë e parëndësishme njerëzore, në një qenie njerëzore me të drejta të njëjta edukimi, ekonomie dhe politike si të mashkullit. Dhe për të drejtat dhe lirinë e femrës, le t’i drejtohet perëndimi islamit për mësim.

Kjo veshje, mbulesa jonë nuk na bënë inferiore, por përkundrazi na çliron nga paragjykimet sipërfaqësore, nga pritjet jorealistike të njeriut të dukemi të përsosura e të ndihemi të ultë nëse nuk jemi. Na liron nga paranoja që kurrë nuk do të jemi mjaft të bukura. Mbulesë që thotë se bukuria e femrës nuk është për diskutime publike dhe nëse donë të gjykojnë atëherë le të gjykojnë mendjen, shkathtësitë dhe aftësitë e femrës, e jo pamjen e jashtme.

Dhe sa për nënshtrim, femra muslimane nuk i nënshtrohet asnjë njeriu – vetëm Krijuesit të saj dhe asaj se çfarë Ai kërkon prej saj. Dhe kur Ai (xh.sh.) kërkon prej saj t’i bindet burrit, babait, apo vëllait të saj, ajo i bindet me krenari, mburrje dhe nder, sepse ajo me këtë e din që fiton bekime dhe shpërblime të shumta nga Krijuesi i saj (xh.sh.). Por, asnjë muslimane nuk do ti nënshtrohet burrit, babait apo vëllait nëse ai kërkon prej saj të heq mbulesën – nënshtrimi i saj është vetëm Atij që i dha jetë.

Femra muslimane ku do që është, duhet t’i tregoj shoqërisë së gjerë në botë se atë e shtypin ligjet që i shpik vet njeriu, e jo Islami. Nëse është ndonjë shami (mbulesë) që duhet të hiqet, atëherë është vela e gënjeshtrave që e rrethojnë veshjen tone dhe trajtimin e gruas në islam që duhet hequr.

“Dhe kush është më i mirë në fjalë se ai që thërret tek Allahu dhe bënë punë të mira dhe thotë: unë jam prej muslimanëve”. (sura Fasilet 33).



Blerina B.Harwood
radioislame


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)